LIVE UPDATES
Politike

Protestat për Martin Canin dhe Egli Progën/ Berisha: Nuk kanë motive politike! Familjarët i shohin padrejtësitë që u bëhen

Ai shtoi se familjarët e viktimave kanë dalë në protestë pasi kanë parë që institucionet nuk kanë vendosur drejtësi dhe kanë fshehur të vërtetën.

20 Janar 2025, 13:25 Nga B.Z
Protestat për Martin Canin dhe Egli Progën/ Berisha: Nuk kanë
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot protestat e mbajtura më herët për vrasjet e Egli Progës dhe Martin Canit. Gjatë fjalës së tij në konferenën për shtyp me gazetarët Berisha u shpreh se protestat nuk kanë motive politike. Ai shtoi se familjarët e viktimave kanë dalë në protestë pasi kanë parë që institucionet nuk kanë vendosur drejtësi dhe kanë fshehur të vërtetën.

Pjesë nga fjala e Beirshës:

Së pari, lidhur me rastin. Protesta nuk ka në asnjë cep të saj se thirret për këtë apo për atë motiv.
Unë u kam bërë thirrje qytetarëve të shkojnë.
Pse? Ka një vrasje për së dyti nga Edi Rama dhe ministri i tij kukull me tre mbiemra të dy personave, të Egli Progës në Pogradec dhe të Martin Canit, 14-vjeçar.
U ngrit Edi Rama para një jave dhe filloi, për t’ia zgjuar plagët familjeve dhe të gjithë atyre që e ndjenë këtë dramë, t’i zvogëlojë, të mashtrojë, të thotë se pothuajse nuk kishte vrasës për Progën, se nuk ishin gjobëvënës, bëri avokatin e vrasësve dhe Martin Canit, për të cilin zyrtarisht ka të dhënat më të turpshme ku ministrja thotë në komunikatë se kemi bërë maksimumin, drejtoresha e shkollës e shkëlqyer, oficerja e policisë së shkolëls ka bërë detyrën në mënyrë të përsosur dhe doli vetëm rrugaçi TikTok për Edi Ramën.
Pasi e bëri këtë, se nuk ishte kurrë kështu, sepse Martini i ndjerë u vra në derë të shkollës pas një sherri të zgjatur njëjavor. Luizi që ishte me të, hëngri disa thika nga një tjetër dhe tani këta shuajnë çdo gjë dhe nxjerrin se ishte TikToku, ndërkohë që as Martini, as ai djali tjetër që kreu aktin kriminal, nuk kishin llogari në TikTok.
Tani, pse unë protestën. Protestën sepse të njëjtën gjë si papagall bën ministri pardje deklaratën. Merr dhe u referohet pikërisht prapë këtyre dy rasteve, riprodhon si papagall atë që tha Edi Rama tre ditë më parë.
Dhe unë besoj se kjo meriton një protestë të fuqishme.
Tani vijmë tek pjesa e dytë, ndodhi ngjarja, mediat në vend që të thoshin po e fsheh policia, po e fsheh Berisha. Unë po e ndiqja, unë e kisha shumë të thjeshtë të thoja të zbatohet ligji. Prit unë komunikatën e policisë, se kur flet, ti duhet të kesh një bazë ku do e mbështesësh fjalën tënde, asnjë komunikatë policia. Po heton shërbimi inteligjent i tyre. Dhe ishin dëmtuar dy makina, dhe dëmtime makinash ndodhin çdo orë.
U hodh polici, shyqyr që shpëtoi, nga kati i 11-të. Është polici që e arrestoi. I bënë presion, askush nuk thoshte, por vetëm hamendje. Dhe ja që doli familja, dhe bëra shumë mirë që nuk fola, dhe familja tha mos bini në qafë se të gjithë ato që thoni janë absolutisht të pavërteta se ne kemi hallin tonë.
Tani, a duhet që ne për mendime të ndryshme që mund të kemi apo për tendenca, të lëndojmë një familje dhe një njeri? Jo, nuk duhet.
Dhe unë kam bërë shumë mirë që nuk kam folur. Dhe protesta nuk mund të ketë asnjë lidhje me një ngjarje, që sipas familjarëve, është gjithçka trillim. Çka lë të kuptohet se njeriu i tyre mund të ketë një brishtësi mendore apo pakujdesi. Ama ata luten, mos na rëndoni situatën tonë se nuk ka lidhje me asnjë presioni.
A mund të jenë këto debati kryesor kur nuk ka lidhja ngjarja, kur familja thotë nuk ka lidhje. Familja, po të kishte lidhje, do ta thoshte.
E kam quajtur, sepse e thashë edhe sot, edhe ajo që u bë me atë zonjën, ishte një gjë shumë e rëndë. Urdhëro ku përfundoi ajo, shkoi prapë në spital dhe uroj të dalë. Por nuk duhet të krijojmë zhurma aty ku nuk kemi qartësi.
Ja pra që ky paska probleme të vetat.
Edhe njëherë pse e kam mbështetur protestën. E kam mbështetur për ato dy raste. Se mua më janë dukur qëndrime shumë cinike qoftë i Edi Ramës, qoftë i ministrit të tij, për Martin Canin dhe Egli Progën.

sali berisha martin cani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet