Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërkaq, kryeministri serb në largim, Millosh Vuçeviç, tha se ekzekutivi është i gatshëm të ftojë për hetime Byronë Federale amerikane të Hetimit (FBI) dhe Shërbimin Federal rus të Sigurisë (FSB).
SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Ushtria e Serbisë dhe Njësia e Policisë Ushtarake “Kobrat” nuk kanë top zanor, për të cilin disa pretendojnë se është përdorur në protestën e së shtunës në Beograd. Ndërkaq, kryeministri serb në largim, Millosh Vuçeviç, tha se ekzekutivi është i gatshëm të ftojë për hetime Byronë Federale amerikane të Hetimit (FBI) dhe Shërbimin Federal rus të Sigurisë (FSB).
“Jemi të gatshëm që menjëherë të ftojmë amerikanët dhe rusët”, tha Vuçeviç në një konferencë për media në Qeverinë serbe. Presidenti Vuçiç paralajmëroi se brenda 48 orëve do të përfundojë hetimi për ata që, sipas tij, kanë shpërndarë gënjeshtra rreth kësaj çështjeje.
“Hetimi do të përfundojë plotësisht brenda 48 orëve dhe më pas të gjithë përgjegjësit për këto trillime dhe gënjeshtra do të dalin përpara drejtësisë”, tha Vuçiç përmes një video-mesazhi të publikuar në Instagram.
Ai pretendoi se topi zanor nuk ishte në rrugë, sepse, siç tha ai, “nuk mund të mos e shihni, nuk mund të mos e dëgjoni”. Edhe Vuçeviç tha se përdorimi i topave zanor është “histori e trilluar”, duke shtuar se nuk janë përdorur armë të tilla. Vuçiç theksoi se disa persona gabimisht menduan se pjesëtarët e njësisë “Kobrat”, që ishin mbi ndërtesën e Presidencës po mbanin këtë armë, por që në të vërtetë, sipas tij, bëhej fjalë për një pushkë antidron.
Presidenti serb pretendoi gjithashtu se ditën e protestës askush nuk është ankuar për gjendje të keqe shëndetësore apo për përkeqësim të saj, por se “të nesërmen i dërguan aktivistët e tyre". Ai vlerësoi se histori të ngjashme ishin shpërndarë edhe gjatë protestave në Ukrainë, që çuan në rrëzimin e presidentit prorus, Viktor Yanukovich.
“E mbani mend akuzat se Yanukovich kishte futur snajperistë që qëllonin mbi popullin... Ja, ashtu filluan edhe këtu”, tha Vuçiç.
Komisioni Evropian tha se ka parë raportime për përdorimin e supozuar të topave zanorë apo armëve të ngjashme ndaj protestuesve paqësorë në Serbi dhe u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të hetojnë plotësisht këto pretendime, tha zëdhënësi Guillaume Mercier.
“Ne presim një hetim të shpejtë, transparent dhe të besueshëm për këto pretendime dhe kujtojmë që sipas Ligjit për të drejtat e njeriut i Bashkimit Evropian, autoritetet duhet të mbrojnë të gjithë pjesëmarrësit në protestë nga lëndimet dhe dhuna”, Mercier.
Ai shtoi se BE-ja po monitoron nga afër situatën dhe “protestat në Serbi, ku njerëzit po kërkojnë sundim të ligjit dhe institucione të forta demokratike dhe llogaridhënie”. KE-ja po ashtu konfirmoi se pret që javën e ardhshme, Vuçiq të shkojë në Bruksel për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në video-incizimet e publikuara në rrjetet sociale, shihen qytetarë të mbledhur në protestën e së shtunës pranë Sheshit Slavija, që po protestojnë për muaj të tërë për shkak të vdekjes së 15 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin e trenave në Novi Sad, që largohen pasi dërguan një zhurmë. Ngjarja shkaktoi panik mes qytetarëve dhe për momentin nuk ka informacione zyrtare mbi atë që shkaktoi një reagim të tillë të turmës.
Studentët protestues, që e organizuan protestën e 15 marsit duke kërkuar se duhet të përcaktohet përgjegjësia për ngjarjen në Novi Sad, akuzuan autoritetet se kanë përdorur top zanor teksa protestuesit po mbanin 15 minuta heshtje për 15 të vdekurit. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes më herët po ashtu mohuan përdorimin e topit zanor në protestën e 15 marsit.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar Prokurorinë Themelore Publike të hapë çështje dhe të identifikojë personat që kanë shpërndarë në publik informacione se qendra emergjente të shtunën ka pranuar dhjetëra qytetarë me shqetësime që mund të jenë shkaktuar nga ndikimi i të ashtuquajturit top zanor.
Në deklaratën e Prokurorisë së Lartë të Beogradit u tha se ata kanë reaguar pasi qendra emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Serbisë i ka mohuar këto pretendime që qarkulluan në rrjetet sociale. Organizata joqeveritare Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut njoftoi më 16 mars se një numër i madh qytetarësh i ishte drejtuar atyre duke raportuar se kishin ndjerë efektet e topit zanor gjatë protestës të së shtunës.
Gjithashtu, kjo OJQ tha se qytetarët ndjenë një valë të fortë të nxehtësisë, një zhurmë dhe diçka që i ngjante një tingulli avioni ose makine që lëviz me shpejtësi të madhe, dhe më pas “si një erë që i lëvizte dhe i rrëzonte, si të kishte kaluar një raketë”.
Partia opozitare Liria dhe Drejtësia njoftoi më 17 mars se kishte dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë për Krim të Organizuar kundër funksionarëve përgjegjës të emëruar nga Kuvendi i Serbisë, presidenti i Serbisë dhe Qeveria, si dhe ekzekutuesve të tyre, për, siç pretendojnë, përdorimin e paligjshëm të armës zanore kundër qytetarëve të qetë gjatë protestës së së shtunës në Beograd.
Edhe Partia opozitare Demokratike ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë për Krim të Organizuar kundër personave të panjohur, duke dyshuar se në protestën studentore të së shtunës është “aktivizuar topi zanor”, përdorimi i të cilit nuk është i rregulluar me ligjet e Serbisë./ REL
Pamje nga vendngjarja MAQEDONI E VEIRUT- Para pak orësh nisi qetë protesta ne Koçan pas tragjedisë së ndodhur dje në n...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Prej tragjedisë së ditës së djeshme në një disktotekë në Koçan ku mbet&eu...
Hristijan Mickoski MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje BDI-së që të mos e politizojë tragjedinë...
Natalija Gorgieska dhe Andrej Gorgieski MAQEDONIA E VERIUT- Gruaja e këngëtarit Andrej Gorgieski që humbi jetë nga tagjedia ...
Hristijan Mickoski MAQEDONI E VERIUT- Tragjedia në Koçan që i mori jetën 59 të rinjve dhe u lënduaan mbi 155 persona, ë...
Pançe Toshkovski MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, nuk mendon t...
Protesta MAQEDONIA E VERIUT- Qytetarët në Koçan kanë nisur tashmë protestën e paralajmëruar pas vdekjes tragjike ...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Mediat më të njohura ndërkombëtare kanë shkruar për tragjedinë e ditës së d...
Foto ilustruese BULLGARIA- Bullgaria ka shpallur 18 marsin ditë zie për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së...
Blagojço Georgiev MAQEDONIA E VERIUT- Me anë të një videoje Blagojço Georgiev ka treguar se si njerëzit e tij k...