LIVE UPDATES
Politike

Protesta kombëtare e opozitës/ Tabaku: Jemi përballë një autokrati të rilindur! Diktatorët bien, Shqipëria është e përjetshme

Deputetja theksoi se sistemi i dikurshëm i dhunës zëvendësohet sot me dhunën dhe diktaturën e korrupsionit.

20 Shkurt 2026, 19:04 Nga E.d
Protesta kombëtare e opozitës/ Tabaku: Jemi përballë
Foto ilustruse

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se vendi ndodhet para një autokrati të rilindur. Gjatë fjalës së saj, Tabaku u shpreh se diktatorët bien, por Shqipëria është e përjetshme.

Deputetja theksoi se sistemi i dikurshëm i dhunës zëvendësohet sot me dhunën dhe diktaturën e korrupsionit. Sipas saj, qeveria ka bërë që të ndërtohet një ekonomi që i shërben vetëm klientëve dhe ofron mundësi për krimin.

Tabaku u shpreh se industria dhe bujqësia janë në falimentim dhe se sot të korruptuarit bëjnë ligje që të mbrojnë njëri-tjetrin. Në fund, ajo tha se nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar vendin, veç një bashkimi qytetar. 

Jorida Tabaku: Të dashur qytetarë të Tiranës, demokratë, motra dhe vëllezër! Rrëzimi i monumentit të diktatorit 35 vjet më parë, ishte çasti i kthesës së madhe në historinë tonë. Ishte fundi i një horrori. Fundi i një diktature të pamëshirshme që ishte instaluar në çdo qelizë të shoqërisë sonë. Ky çast ishte edhe triumfi i një të vërtete të madhe të historisë: Të gjithë diktatorët bien! Të gjithë autokratët bien!

Monumentet e autokratëve janë gjithmonë të larta. Por fundi i tyre është gjithmonë nën këmbët e njerëzve të lirë. Drita e gjen gjithmonë rrugën e saj! Liria triumfoi mbi errësirën e një diktature. Ata punuan pa pushim për të mbytur shpirtin e lirë të shqiptarëve. Por nuk mundën ta mposhtin atë përfundimisht.

Njerëzit mund të gënjehen për pak kohë. Mund të binden për pak kohë. Mund të tremben për pak kohë. Por njerëzit, më në fund, e gjejnë kurajën. E gjejnë besimin. E gjejnë forcën për të rrëzuar pushtetin e një njeriu, dhe për të vendosur pushtetin e njerëzve. 35 vjet më parë, ra dhe u thërrmua shtatorja e tiranit më të madh të kombit tonë. Atij njeriu që për 50 vjet ndërtoi një mekanizëm të frikshëm survejimi, propagande dhe përndjekjeje. Ra pikërisht atëherë, kur ata mendonin se ishin më të fortë se kurrë! Atë ditë, shqiptarët gjetën guximin t’i shihnin në sy. T’i sfidonin përballë dhe t’u thoshin: Mjaft!

Më 20 shkurt 1991 u rrëzua monumenti i një njeriu që kishte menduar se do ishte i përjetshëm. Por e përjetshme është vetëm Shqipëria e lirë! 35 vjet më pas, ne jemi përsëri në shesh. Jemi përsëri përballë një autokrati të rilindur. Ne jetojmë përsëri në një shoqëri ku pakica sundon mbi shumicën. Duke grabitur qytetarët dhe duke plaçkitur atdheun! Sistemi i dikurshëm i dhunës së Sigurimit dhe policisë, sot është zëvendësuar. Është zëvendësuar me dhunën e korrupsionit. Me diktaturën e korrupsionit! Korrupsioni është ideologjia e regjimit të sotëm.

Ky regjim ka ndërtuar një ekonomi që i shërben vetëm klientëve. Ka ndërtuar një sistem që ofron mundësi vetëm për krimin. Ka ndërtuar një qeverisje që grabit pasuritë publike në favor të oligarkëve. Pasojat e dhunës së korrupsionit janë dramatike: Industria është në falimentim. Bujqësia është në falimentim. Biznesi i vogël është në falimentim. Çdo qytetar e di që Parlamenti është kthyer në noterin personal të qeverisë. Atyre u falen taksat. Atyre u bëhen amnisti fiskale. Ndërsa 95% e bizneseve të ndershme mbajnë mbi supe një barrë të papërballueshme.

Çdo i varfër dhe çdo pensionist e di të vërtetën. Sot Shqipëria është një Republikë ku të korruptuarit bëjnë ligje për të mbrojtur njëri-tjetrin. Ky është sistemi që ka vrarë konkurrencën! E di mirë këtë çdo kompani që përballet me dyer të mbyllura. Kjo nuk është Shqipëria e shqiptarëve! Kjo nuk është Shqipëria e shtresës së mesme! Kjo është një Shqipëri që po na vret të ardhmen.

Lulëzojnë vetëm klientët e qeverisë dhe krimi. Qeveria e Edi Ramës punon për klientët dhe krimin. Mazhoranca e Edi Ramës bën ligje për klientët dhe krimin. Administrata publike u shërben klientëve dhe krimit. Tenderat dhe koncesionet favorizojnë një grusht njerëzish. Kurse bizneset e ndershme luftojnë për mbijetesë. Kurse familjet e thjeshta numërojnë qindarkat për bukën e përditshme. Në sistemin që ka krijuar regjimi i Edi Ramës: Shtresa e mesme po shtypet. Profesionistët po shkatërrohen nga taksat. Të rinjtë kanë humbur të ardhmen.

Po kush përfiton vallë nga kjo ekonomi? Vetëm ajo pakicë! Pakica që ndan tenderat nëpër zyra të errëta. Pakica që merr lejet e ndërtimit në qendër të qyteteve. Pakica që ka ngritur një sistem mizor. Një sistem ku qeveria takson më shumë punën sesa kapitalin! Ata po shtypin përditë shtresën e mesme. I shtojnë taksat mësuesve, inxhinierëve dhe mjekëve. Ndërsa ata lart ushqehen me privilegje që nuk u kthehen kurrë qytetarëve.

Në aspektin ekonomik, Shqipëria e 2026-ës po i ngjan Shqipërisë së 1991-shit. Sektori prodhues është në zgrip. Mijëra vende pune po mbyllen çdo muaj. Bizneset e ndershme po mbyllin qepenat dhe po largohen nga vendi. Për herë të parë pas 35 vitesh, Shqipëria nuk prodhon dot asgjë për të eksportuar. Dhe ky nuk është një aksident! Ky është një operacion i mirëmenduar për të zhbërë prodhimin vendas. Ajo që ne po jetojmë sot është një ‘ekonomi flluskë’. Mbahet në këmbë nga ndërtimet masive dhe nga burimet e errëta.

Ky sistem ka vrarë meritokracinë. Ka vrarë shpresën e një të riu për të blerë një shtëpi. Ka vrarë mundësinë për të ndërtuar një të ardhme këtu, në shtëpinë tonë. Të dashur qytetarë: Në sistemet autokratike, ekonomia është e para që falimenton. Dhe kur një sistem ekonomik dështon, autokratët kërkojnë të mbijetojnë. Duke kapur drejtësinë dhe duke kontrolluar çdo institucion! Prandaj shumica socialiste po përpiqet të heqë çdo kontroll ndaj pushtetit. Socialistët po ndryshojnë ligjet. Po ndryshojnë rregullat. Duan të ndryshojnë edhe Kushtetutën. Që askush të mos u kërkojë llogari! Që askush të mos i hetojë! Që askush të mos i gjykojë!

Këto përpjekje po shkatërrojnë liritë tona. Po shkatërrojnë edhe të ardhmen tonë evropiane. Sepse Europa do të thotë shtet i së drejtës. Dhe shteti i së drejtës, do të thotë fund i pandëshkueshmërisë! Të dashur qytetarë: Beteja jonë nuk është betejë partiake. Beteja jonë është betejë për thelbin e Republikës. Është betejë për Shqipërinë e qytetarëve, jo të klientëve. Për ekonominë e punës, jo të grabitjes dhe favoreve. Për drejtësinë e barabartë, jo për drejtësinë e të fortëve. Në këtë përvjetor, ne duhet të ndihemi më të fortë se kurrë: Të gjithë autokratët bien kur njerëzit bëhen bashkë dhe mposhtin frikën! Ndaj, le të bëhemi bashkë.

Unë e kam të qartë, dhe ne të gjithë e dimë. Brenda forcave tona opozitare ka pasur gjëra që na kanë ndarë. Kemi pasur debate dhe qasje të ndryshme. Por sot, dua t’ju shoh në sy dhe t’ju them me bindje të plotë: Gjërat që na ndajnë, nuk janë kurrë më të mëdha se ajo që na bashkon! Nuk ka rrugë tjetër nëse duam të shpëtojmë Shqipërinë e lirë! Na duhet bashkim në një front të përbashkët qytetar dhe politik. Nuk ka rrugë tjetër për t’u bërë thirrje atyre që na kanë braktisur. Nuk ka rrugë tjetër për të ndalur ata që bëjnë gati valixhet. Vetëm duke u bërë bashkë në këtë mision historik!

Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur! Asnjë ditë më shumë! Nëse ne sot ia lëmë fatin e kësaj beteje ndasive dhe inateve tona të vogla… Atëherë i kemi bërë dhuratën më të madhe kësaj qeverie. Ne nuk do t’ua bëjmë kurrë këtë dhuratë! Nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar vendin, veç një bashkimi qytetar. Nuk ka rrugë tjetër për të ndalur largimin e shqiptarëve nga shtëpia e tyre. Sot, si 35 vjet më parë, na duhet guxim. Na duhet besim. Na duhet bashkim. Së bashku do të rikthejmë përsëri lirinë. Do të rikthejmë mundësitë dhe ëndrrën evropiane. Autokratët bien. Shqipëria është e përjetshme!/Dosja.al

jorida tabaku pd protesta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet