LIVE UPDATES
Politike

Protesta e PL para Prokurorisë së Posaçme, Blushi: SPAK është bunkieri për Ramën dhe Veliajn dhe aferat e tyre të provuara me fakte

 Ai tha më tej se arrestimi i kreut të PL-së, Ilir Metës provoi se shkelja e Kushtetutës është një nga shtyllat ku mbështetet SPAK.

6 Dhjetor 2024, 12:16 Nga r.ll

Protesta e PL para Prokurorisë së Posaçme, Blushi: SPAK

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi po mban fjalën e tij në protestën e thirrur nga Partia e Lirisë para SPAK. Blushi akuzoi SPAK se është mbrojtës i kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe aferave të tyre, që sipas tij janë të faktuara.

Sekretari i Përgjithshëm i PL ka akuzuar edhe kryeprokurorin Altin Dumani si "mercenar të rilindjes", të cilat sipas tij kanë si mision persekutimin e opozitës në vend. Ai tha më tej se arrestimi i kreut të PL-së, Ilir Metës provoi se shkelja e Kushtetutës është një nga shtyllat ku mbështetet SPAK.

"Jemi këtu jo për të kërkuar drejtësi, por për të denoncuar tradhtinë e lartë që ky institucion me vullnet dhe këmbëngulje duke ecur në rrugët e Esat Toptanit, të Edi Ramës, të Soros dhe të McGonigal ka bërë kundër interesit qytetar, kundër interesit kombëtar dhe kundër Shqipërisë. Jemi sot këtu për një mision historik, patriotik dhe kombëtar për të nisur procesin e pandalshëm dhe të domosdoshëm të dezsorfikimit të drejtësisë. Ky institucion me veprimtari antikushtetuese e ka vrarë besimin e qytetarëve të thjeshtë tek drejtësia dhe funksionimi i shtetit ligjor duke iu bërë njësh me mafien në pushtet, duke i shërbyer verbërisht këtij narko regjimi për t’i garantuar dhunshëm edhe një mandat tjetër katër vjeçar në kurriz të shqiptarëve.

Ne jemi sot këtu sepse SPAK është shkatërruesi përfundimtar i reformës në drejtësi dhe i çdo shprese të shqiptarëve të lirë dhe të ndershëm patriotë për barazi para ligjit. Para këtij institucioni që prodhon vetëm padrejtësi, antiligjor dhe përndjekje politike të opozitës. Është bunkeri i fundit i narkoqeverisë që po mbron korrupsionin skizofrenik të Ramës dhe Rilindjes për të mos u dënuar dhe ndëshkuar. SPAK është mbrojtësi ligjor i krimit elektoral, duke qenë shërbëtori më i zellshëm i Ramës për asgjësimin e votës së lirë të shqiptarëve, duke mbyllur dosjet e Dibrës, Shijakut dhe Elbasanit. SPAK është mbrojtësi i vetëm i krimit ekonomik shtetëror. SPAK është bunkeri i fundit për Ramën dhe Veliajn, aferat e të cilëve si në rastin e grabitjes me inceneratorin, janë të dokumentuara me mijëra dokumente, por Dumani as guxon t’u përmend emrin për këto që ai i cilëson si krime intelektuale por që në fakt janë grabitje e qindra milionë eurove. SPAK është i provuar se është institucion mashtrues, montues procese të rreme, me zero fakte penale, dokumente dhe zero prova ndaj liderëve kryesorë të opozitës vetëm për llogari të narkomafies kombëtare.

Dumani është armiku i shtetit të së drejtës, i lirive dhe dinjitetit njerëzor. Është mercenari më i verbër i rilindjes, misioni i të cilit është persekutimi politik i opozitës përmes proceseve hetimore të montuara,. Rrëmbimi i paligjshëm dhe kriminal i bërë nga SPAK dhe narkopolicia i Metës, provoi se vetëm dhuna, arbitrariteti dhe antiligji, shkelja e kushtetutës, janë shtyllat ku mbështetet sot aktiviteti i kësaj organizate kriminale që quhet SPAK. Është kthyer në pistoletë në duart e Ramës për të vrarë opozitarizmin dhe demokracinë në vend. Izolimi me masë ekstreme ndaj Metës. Altin Dumani, ky mercenar i Ramës, mori përsipër të rihapë për herë të tretë çështjen Cez-dia që ishte gjykuar disa herë", tha Blushi. 

tedi blushi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet