LIVE UPDATES
Politike

Protesta e opozitës, Rama: PD s'është e vetmja që ka marrë para ruse, fjalët e mia dalin...Prisni!

Kryeministri Edi Rama tha se para votimit të raportit të Dick Marty-t në Kryeministri në kohën kur drejtohej nga Sali Berisha kishte ardhur një zyrtar i lartë rus që mund të kishte lidhje me ndikimin në votimin e Shqipërisë.

15 Nëntor 2022, 10:14 Nga k.m.
Protesta e opozitës, Rama: PD s'është e vetmja që ka
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pretendom se financimi rus i Partisë Demokratike është fakt, ndërsa shton se nuk janë të vetmit e se shumë shpejt do të nxjerrë detaje të tjera. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se para votimit të raportit të Dick Marty-t në Kryeministri në kohën kur drejtohej nga Sali Berisha kishte ardhur një zyrtar i lartë rus që mund të kishte lidhje me ndikimin në votimin e Shqipërisë.

"Është fakt që PD është financuar nga rusët me gjysmë milioni dollarë. është konfirmuar në më shumë se 2 burime madje. Është habi e madhe sesi një fakt tjetër tragjik është pritur përfaqësuesi i Vladimit Putin. Një muaj para sesa PD të jepte votën për raportin e Dick Marty-t. është pritur këtu një rus real, është bërë edhe një deklaratë nga këtu. Një muaj mbrapa është ngulur thika mu në palcën e UÇK nga Partia Demokratike. Që rusët të paguajnë duhet që të kesh thënë një provë. Nuk të paguajnë dot kot. Nuk derdhin kot gjysmë milioni dollarë për të financuar një parti. Pse PD dhe jo një partie tjetër? Megjithatë PD nuk është e vetmja që ka lidhje ruse, fjalët e mia gjithmonë dalin sepse unë nuk hedh fall. Kur flas e di shumë mirë se çfarë them,"-thotë Rama. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Është lajm i mirë për ata që kanë mundësi të investojnë, por rritja e interesit ndikon tek kreditë. A ka një politikë për të lehtësuar kreditë? Zoti kryeministër kemi pasur akuza për lidhje me rusë dhe serbë, sa ndikon kjo tek investitorët e huaj? E nëse do të kishit mundësi një përgjigje për protestën e të shtunës. Desha të di, a ka një lloj reagimi nga ana juaj?

Rama: Së pari nuk kam qenë asnjëherë dakord me shenjën e barazisë. është fakt që PD është financuar nga Rusia, kjo nuk ka asnjë dyshim. është publikuar nga mediat në SHBA. Të dhënat janë konfirmuar nga CIA. Akuzat me serb e me nuk spiunë për një investim në rajon që do të jetë krenari komëbtarë se do transformojë turizmin në Shqipëri, do të transformojë Durrësin dhe pasuritë e familjeve në të gjithë zonën e Durrësit. Do të rrisë punësimin, jo vetëm për Durrësin por edhe Tiranën. Do të krijojë zinxhirë ekonomik tregu për fermerët, etj. E të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi. Ne jemi në anën e krenarisë kombëtare. E ndaj unë nuk lë rast pa lartësuar emrin e Shqipërisë kurdoherë që flas me emrin e Shqipërisë. Non gratat e turpërojnë qoftë më edhe me emrin e tyre, jo më kur hapin gojën. Nuk ka asgjë më për të ardhur keq sesa kur pasqyrat mediatike e pasqyrojnë pa asnjë lloj kontributi për të ndarë shapin nga sheqeri. Se mund t'ju akuzoj të gjithëve për bashkëpunëtorë me djallin, por kjo mbetet akuzë në hava. Është detyra ime ta provoj ose duhet që ta qep gojën. Ky është civilizimi të cilit ne i përkasim që në kohën e Romës. Ai non grata ka qenë në ditën e parë që është futur në lëvizjen studentore si një spiun komunist i presidentit komunist. Nuk po bëhet ndarja e shapit me sheqerit. është barra e tij që akuzon që të provojë akuzat. Cilët rus e serb e arab? Është fakt që PD është financuar nga rusët me gjysmë milioni dollarë. është konfirmuar në më shumë se 2 burime madje. Është habi e madhe sesi një fakt tjetër tragjik është pritur përfaqësuesi i Vladimit Putin. Një muaj para sesa PD të jepte votën për raportin e Dick Marty-t. është pritur këtu një rus real, është bërë edhe një deklaratë nga këtu. Një muaj mbrapa është ngulur thika mu në palcën e UÇK nga Partia Demokratike. Që rusët të paguajnë duhet që të kesh thënë një provë. Nuk të paguajnë dot kot. Nuk derdhin kot gjysmë milioni dollarë për të financuar një parti. Pse PD dhe jo një partie tjetër? Megjithatë PD nuk është e vetmja që ka lidhje ruse, fjalët e mia gjithmonë dalin sepse unë nuk hedh fall. Kur flas e di shumë mirë se çfarë them. Ça e share është t'i thuash dikujt në sy që je pa atdhe, për mua kështu është. Nuk ka shkelje më të madhe sesa të votosh një parti të lidhur me Putinin. Po qe i zoti rrëzojë vetë qeverinë, mos merr paratë. Atëherë je pa atdhe. Ç'sharje është kjo? Patjetër që je pa fe. Ç'lidhje ka kjo me sharjet? Pse iu duket kot hajdut e mafioz? Kjo është linja ndarëse, me ose pa atdheun? Sa i përket protestës, për ç'protestë me flisni? Për një protestë partish. Një nongratë dhe një spiun që mbledhin militantët. Kjo është protestë partish për pushtet për të prishur dhe për të marrë. Me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu. Kështu u nda kjo punë, ata bëjnë pis ne e pastrojnë. As nuk e kam parë fare se është një çorbë që e gatuan i njëjti kuzhiner, i njëjti "non grata". 

edi rama rama 15 nentor 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet