13 Maj 2026, 14:36
Nga D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha ka denoncuar skandalin e inskenimeve nga policia me turistët e ndaluar gjatë protestës së fundit të PD-së.
Gjatë takimit me grupin parlamentar, Berisha e cilësoi sjelljen e efektivëve të policisë si sjellje gangsterësh dhe kriminelësh.
Deklarata e Berishës:
"E patë sjelljet prej gangsteri, prej krimineli, me urdhër të Edi Ramës, të Skënder Ballukut dhe disa eksponentëve të tjerë të narkokrimit në polici. Por këto i kemi denoncuar dhe këto vetëm sa rrisin më tej vullnetin e të gjithë demokratëve për një, për të mbrojtur kauzën tonë të pamposhtur gjerë në fitoren tonë. Po këtu tani, për ju dhe për qytetarët shqiptarë, unë do lexoj një dokument në të cilin faktohet se çfarë shpifarak dhe mashtruesish, me çfarë shpifarak dhe mashtruesish kemi të bëjmë me Edi Ramën dhe Skënder Ballukun.
Më dëgjuat ju media, Sokol Balluku, Carlo Bolino mafiozi, dhe Adriatik Doçi, zëdhënësi i Linda Surrelit, Linda Ramës, u vërsulën me tërbim se paskemi kontraktuar qytetarë të huaj dhe kanë dëshmuar qytetarët e huaj se i kemi kontraktuar ata për të hedhur mjete piroteknike. Dhe bëjnë zbulimin e madh se tre qytetarë të huaj kanë dëshmuar në polici këto dhe këto. Sigurisht, të gjitha këto nga zyra e Ramës të dala, debate të mëdha në studiot e tyre të kontrolluara dhe në krye të kësaj stuhie mashtrimi qëndronin Sokol Balluku i cili ka vjedhur dhjetëra milionë nëpërmjet ish-bashkëshortes së tij, që kanë ndarë shtratin por jo paratë.
Imagjinoni ju tani çfarë divorci është ai. Ata janë, domethënë ata janë edhe ajo është një pseudo se këta janë të pakonceptueshëm, se transaksionet janë gjetur të gjitha tek ai, pavarësisht se gjoja janë të ndarë. Carloja që ka marrë 4500 m² tokë me 1 euro e cila është disa milionë euro, ai tjetri që merr porosi, shkon në Surrel dhe merr porosi çfarë të shpif, çfarë të shpif ky Adriatik Doçi. Por, tani cila është e vërteta, që ta dëgjoni ju të dashur deputete dhe deputetë dhe të gjithë shqiptarët. E vërteta është kjo. Në rajonin e policisë numër dy, shoqërohet në komisariat pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, gurë dhe tulla, në drejtim të forcave.
*Pyetje:* Ditën e sotme jeni shoqëruar në komisariatin e policisë numër 2 Tiranë, pyetja që i bëhet qytetarit të huaj, pasi dyshoheni se keni goditur me sende të forta gurë, tulla, në drejtim të forcave të policisë dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, çfarë keni për të thënë në lidhje me këtë ngjarje? Dhe keni thirrur Rama ik. *Përgjigja:* Dua të deklaroj se unë me shokun tim, shtetasin Busli, kam ardhur ditën e sotme në Shqipëri rreth orës 15:15, dhe kemi marrë një apartament me qira në zonën e qendrës. Kemi qenë duke shëtitur nëpër Tiranë dhe në një zonë kemi parë që ishin grumbulluar shumë persona dhe po protestonin.
Në këtë protestë kemi njohur një grua nga Italia dhe kjo grua na ka shpjeguar se çfarë po ndodhte dhe pastaj ngelem aty, drejt në protestë. Pas disa kohësh i kam dhënë telefonin tim disa personave që të na bënin foto dhe këta persona na shoqëruan me forcë në furgonin e policisë. Shikoni kanë futur agjentë të policisë private. Dhe tani duhet të jemi shumë vigjilentë, ku t'i gjejmë, ku t'i shohim midis nesh, t'ju tregojmë vendin. Shi, shikoni ç'kanë bërë. I ka dhënë, edhe i kanë marrë me, futur në furgonin e policisë. Në këtë protestë thjesht po qëndronim për qejf dhe nuk kemi bërë asnjë veprim kundrejt asnjë personi.
*Pyetje:* A keni goditur në drejtim të punonjësve të policisë me sende të forta? *Përgjigje:* Nuk kemi hedhur asnjë send në drejtim të policisë. Kam marrë sende në tokë, por nuk i kam hedhur në drejtim të asnjë personi dhe kam parë që shumë persona merrnin sende nga toka dhe i hidhnin në drejtime të ndryshme. Po unë jo. *Pyetje:* A keni gjë tjetër për të shtuar? *Përgjigje:* Gjë tjetër nuk kam për të shtuar dhe procesverbalin, pasi e lexova dhe rezultuan, dhe rezultuan thëniet e mia, e firmos pa vërejtje.
Tani, ky është procesverbali që ta dini ju, ta dinë shqiptarët. Këta janë ata të kontraktuarit. Domethënë çfarë tregon kjo? Ky është një skenar i Skënder Ballukut, në mënyrë që ta paraqes protestën si një protestë në të cilën Partia Demokratike ka marrë dhe mercenarë për këto dhe për ato. Këta janë të aftë të inskenojnë çdo gjë, por fundin e kanë në turpin e historisë. Edi Rama është gangrena e keqe e këtij vendi që duhet të shkulet sa më parë dhe ne do ta shkulim atë. Faleminderit.", u shpreh Berisha./Dosja.al
sali berisha pd
Politike
13 Maj 2026, 14:29
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Ish-Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj prokurorëve të SPAK dhe qeverisë, duke i cilësuar hetimet ndaj tij...
Politike
13 Maj 2026, 14:26
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me prokurimet pub...
Politike
13 Maj 2026, 14:16
D.S
Gruppi parlamentar i PD
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kreut të qeverisë duke u...
Politike
13 Maj 2026, 10:00
I.A
BRUKSEL- Gazetari i portalit të njohur të Brukselit, ‘Euractiv’, reagoi pasi Edi Rama u tërbua me intervistën që kishte d...
Politike
13 Maj 2026, 13:58
E.d
Mitrovicë e Veriut
Ndërsa skena politike në Kosovë po riorganizohet sërish para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nj&eu...
Politike
13 Maj 2026, 13:44
I.A
PD
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht sot në Kuvendin e Shqipërisë një paketë me a...
Politike
13 Maj 2026, 13:39
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, integrimit në BE është peng i Ram&...
Politike
13 Maj 2026, 13:10
E.d
Enea Karakaçi
TIRANË- Qeveria ka miratuar një vendim për subvencionimin e shoqërive të transportit publik, e cila &eu...
Politike
13 Maj 2026, 12:33
D.S
pdk
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar listën me 110 kandidatë për zgjedhjet e 7 qershorit, ku më shum&e...
Politike
13 Maj 2026, 12:29
I.A
Mereme Sela
TIRANË- Padia e paraqitur nga mjekja Mereme Sela lidhur me mosmiratimin e kandidaturës së saj për drejtimin e Partisë ...