“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me prokurimet publike, duke iu referuar të dhënave të platformës Open Tender EU.
Gjatë një mbledhje të grupit parlamentar, Berisha deklaroi se, sipas kësaj platforme, Shqipëria ka pësuar rënie të ndjeshme në integritetin e tenderave publikë, nga 80 pikë në vitet 2010-2012 në 66 pikë në vitin 2026, ndërsa transparenca ka zbritur në 50 pikë.
Sipas tij, në krye të listës së përfituesve figuron kompania “Olsi Rama-Gjoka” me rreth 400 milionë euro tendera, duke e akuzuar Ramën për lidhje me afera korruptive.
Deklarata e Berishës:
"Dje, ky zotëri pasi unë bëra publike të dhënat e marra direkt nga Open Tender EU, nga një organizatë e cila shqyrton vendet e BE për prokurimet publike. Kjo fillon nga viti 2010. Çdo qytetar dhe çdo media të klikojë tek opentender.eu/integrity. Çfarë do gjejë? Do gjejë këtë grafik. Nuk është i Sali Berishës, ky është i Open Tender, ky Shqipëria në vitin 2010-2012 pasi është analizuar çdo tender, çdo kontraktim, çdo fitues, çdo i përjashtuar, del me integritet me 80 pikë.
Urdhëroni si zbret në mënyrë të vazhdueshme dhe përfundon në vitin 2026 me 66 pikë. Dhe ky përgjigjet me një gjuhë, por unë nuk i reagoj se ky njeri e ka gënjeshtrën me tapi. Ky gënjeshtrën e ka me tapi. Njeri që në çdo fjali lëshon një gënjeshtër. Nuk mund të them se e gënjen stafi, por stafi... se ky vetë po i thahet truri nga droga, e ka shumë të vështirë të orientohet, absolutisht, se truri rrudhet nga droga. Dhe del e thotë, shan aty. Jo mor zotëri. Nuk është e imja kjo, nuk është e PD, kjo është e Open Tender EU, e Bashkimit Europian.
Kliko dhe të del në fillim. Sa është transparenca? Në 50 pikë ka rënë transparenca. Dhe si asnjë vend tjetër në 38 vende nuk ka asnjë fitues tenderi të rëndësishëm nga vendet e BE. Përjashtohen. Ndalohet për vendet anëtare të BE. Në një kohë kur Shqipëria nuk ishte vend kandidat, por absolutisht të gjithë tenderat e rëndësishëm, pa përjashtim ose me një përjashtim shumë të vogël i ishte me kompani evropiane ose amerikane. Ndaj dhe ato ishin me një kosto shumë më të ulët se tani. Rrugët ndërtoheshin me 2 apo 3 milionë euro kilometri i autostradave, tunelet ndërtoheshin me 8-9 milionë euro kilometri i tunelit.
Plus, del aty tek ky ueb, del Olsi Rama-Gjoka, kompania me 400 milionë euro tendera. Prandaj kjo qëndronte pas turkut tek Llogaraja, tek Lubia, e keni parasysh tani si dalin lidhjet. Dhe ky i them edhe njëherë, se ka përdorur një gjuhë të denjë vetëm për veten e vet, i them se nuk do mund të mashtrosh as Shqipërinë, as Evropën. Ti vërtet ke tapinë e gënjeshtrës, por ç’është e vërteta, koha jote ka marrë fund dhe po merr fund.",shprehet Berisha./Dosja.al
Gruppi parlamentar i PD TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kreut të qeverisë duke u...
BRUKSEL- Gazetari i portalit të njohur të Brukselit, ‘Euractiv’, reagoi pasi Edi Rama u tërbua me intervistën që kishte d...
Mitrovicë e Veriut Ndërsa skena politike në Kosovë po riorganizohet sërish para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nj&eu...
PD TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht sot në Kuvendin e Shqipërisë një paketë me a...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, integrimit në BE është peng i Ram&...
Enea Karakaçi TIRANË- Qeveria ka miratuar një vendim për subvencionimin e shoqërive të transportit publik, e cila &eu...
pdk KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar listën me 110 kandidatë për zgjedhjet e 7 qershorit, ku më shum&e...
Mereme Sela TIRANË- Padia e paraqitur nga mjekja Mereme Sela lidhur me mosmiratimin e kandidaturës së saj për drejtimin e Partisë ...
Ilir Beqaj TIRANË- Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.Mësohet se shk...
Ilir Beqaj TIRANË- Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë pritet të shqyrtojnë sot kërkesën e ish-mini...