LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: S'kemi hallin e opozitës, por shqetësohemi për ndonjë keqbërës. SKEMA e call centra-ve? Josifi në kërkim, Olsi përdoret nga politika

• Kryeministri Edi Rama ka dalë sot për t'u përgjigjur pyetjeve të qytetarëve dhe të gazetarëve. •Fillimisht, në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë spekulimet se qeveria ishte mburojë për Amant Josifin, pjesë e grupit që mashtruan 2.4 mld euro me Call Centerat. Ndërsa për të vëllanë, Olsi Ramën tha se po përdoret nga politika. • Për 6 dhjetorin, premtoi se pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, por do mungojë për aryse të tijat, kryeministri spanjoll, Petro Sanchez. • Pavarësisht protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha, kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ketë incidente. "Hallin" e ka tek ndonjë keqbërës që mund të përfitojë nga rasti. • Tregoi edhe bisedën që ka pasur me kryeministrin britanik Rishi Sunak për çështjen e emigrantëve. Rama tha se ka qenë vetë Sunak që e ka telefonuar, ku tha se është shprehur i keqardhur për deklarata e bëra nga ministrja Suela Braverman për emigrantët, ndërsa shtoi se ndoshta shumë shpejt do të ketë takime bilaterale. • Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani nuk ka vendim për vendosjen e fashës 800 këh në muajin dhjetor, ndërsa reagimet për fitoren e Zvicrës përballë Serbisë, i cilësoi si patriotizëm qesharak. • Në fund, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përveç objektit 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës, “Prestige Resort”, do të ketë edhe shembje të tjera ndërsa nuk do të tolerohet askush. • E për zgjedhjet e ardhshme lokale, "topin" ua la sërish patronazhistëve.

11 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Pse SPAK s'po merr të pandehur Berishën dhe Ilir Metën? Rama zbut tonet: S'kanë faj, këto gjëra nuk bëhen me sustë

Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: S'kemi hallin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbutur tonet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Duke i kthyer përgjigje një pyetjeje nga Facebook, Rama tha se nuk e kanë fajin hetuesit e SPAK se nuk po marrin të pandehur Sali Berishën dhe Ilir Metën, pasi procese të tilla duan kohë. 

A do gjykohet kreu i SPAK për shpërdorim detyre që nuk merr të pandehur Berishën dhe Ilir Metën? Rama: Jam si ju i frustruar por nuk shkohet tek mohimi i punës së SPAK dhe as tek hedhja e baltës apo insinuatave të kësaj natyre se nuk janë gjëra që bëhen me sustë. Do isha shumë mirënjohës nëse çështje e lidhura me këto 2 personazhe të mos më vihen mua përpara si çështje që kanë të bëjnë më mua. E keni bërë këtë zgjedhje në 1990. Nuk dënon, arreston, gjykon më kryeministri, qeveria dhe shumica. Nuk e bën. Dhe fatmirësisht që nuk e bën. Nëse do ndodhtë kështu, unë do isha i pushkatuar me kohë dhe nuk do të kisha mundësi të pushkatoja. Njerëzit i kuptoj shumë mirë që nuk ka avancim për t'i dhënë formë dhe përmbajtje, por kjo nuk do të thotë që t'i hidhemi në fyt SPAK.

Ndërkohë që shpeshherë në të shkuarën numri një i qeverisë, Edi Rama nuk e ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj SPAK duke e akuzuar se në fakt po godiste vetëm qeverinë dhe se deri më tani nuk kishte marrë asnjë masë ndaj opozitës. Por duket se qëndrimi i tij ka ndryshuar, për arsye që ende nuk dihen. 

2 VITE ME PARE

I ka PS gati emrat zyrtarë për zgjedhjet lokale? Provokon Rama: Falë patronazhistëve ne jemi të pathyeshëm, jemi MAKINERI

Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: S'kemi hallin e
Edi Rama

TIRANË- Rama provokon sërish me patronazhistët. Në një konferencë me gazetarët, numri një i qeverisë Edi Rama u pyet nëse i kishte zgjedhur garuesit për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në këtë moment, Rama u përgjigj se kishtë në krahun e tij patronazhistët që sipas tij ishin kthyer në një makineri të pathyeshme. 

I ka PS gati emrat zyrtarë për zgjedhjet lokale? Rama: Është herët për të marrë vesh se kush është kush, nga ana tjetër është që përgatitjet tona për zgjedhje kanë nisur të nesërmen e zgjedhjeve të shkuara. Falë patronazhistëve ne jemi të pathyeshëm. Ne i kemi thënë shumë rëndësi. E kemi bërë këtë punë me kohë. Jemi më të organizuarit në poltikën shqiptarë. Jemi një makineri që nuk thyhet. I duartrokasim në të gjitha përpjekjet për t'u përmirësuar por janë shumë larg nesh.

2 VITE ME PARE

Mundën SERBINË/ Pse keni heshtur për Shaqirin dhe Xhakën? Rama: Po të flisja, do i përdorja për politikë...

Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: S'kemi hallin e
Edi Rama

TIRANË- Edi Rama shpjegoi pse heshti gjatë ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë. I pyetur gjatë bashkëbisedimit me gazetarët dhe qytetarët mbi zgjedhjen e tij për të mos reaguar ndaj situatës së ndodhur në ndeshjen e Botërorit Zvicër-Serbi me lojtarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, kryeministri tha se e gjitha ishte nacionalizëm qesharak. 

Pse keni heshtur për Shaqirin dhe Xhakën, Rama: Nuk jam kryeministri i Zvicrës, jam i Shqipërisë. Pse duhet të flisja? Nëse do i ndaja, çfarë do bëja? Do i përdorja ato dy figura për politikë. E në mënyrë jo dinjitoze, është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por është edhe i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme. Nuk e shoh të nevojshme. Më duket se kush e bën këtë nuk bën gjënë e duhur. Meqë mu dha mundësia, se e kam dëgjuar si koment dhe është për të ardhur keq. Janë qytetarë të denjë dhe të nderuar të atij shteti për shkak të kombësisë së tyre të përdoren si mish për top për një lojë luftash ballkanike. Sa i përket pjesës së sanksioneve, kanë të bëjnë me politikën e Fifas. është strikte për moscënimin e kuadrit të aktivitetit sportiv nga asnjëlloj nuance. Këtu mund të kemi mendime të ndryshime, por FIFA është qeveria e futbollit. Janë rregulla që kush merret me futboll i ka pranuar dhe duhet ti zbatojë, mua më duket e tepruar.

2 VITE ME PARE

A do vendoset fasha për energjinë elektrike në dhjetor, Rama përgjigjet: Nuk e besoj

Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: S'kemi hallin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se sipas informacioneve që ka deri më tani qeveria nuk do ta vendosë fashën 800 Kë/h edhe për muajin Dhjetor për shkak se ka pasur reshje shiu të mjaftueshme. Megjithatë pyetjes së qytetarit iu përgjigj me faktin se informacionin e plotë do ta merrte ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

S'na thatë për çmimin e energjisë, a do vihet apo jo fasha?

Rama: Për 2-3 ditë sërish ministrja e Energjisë do të informojë publikun për qëllimin tonë. Në kushtet kur kemi pasur reshje, nuk jemi në drejtim të vendosjes së vendosjes së fashës për muajin dhjetor por informacionin e plotë dhe të detajuar do e japë ministrja.

2 VITE ME PARE

'Pse u prish tani hoteli i Irfanit?'/ Rama PARALAJMËRON: Nuk do jetë i vetmi! Do të ketë edhe shembje të tjera...

Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: S'kemi hallin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përveç objektit 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës, “Prestige Resort”, do të ketë edhe shembje të tjera ndërsa nuk do të tolerohet askush. Në fjalën e tij, Rama paralajmëroi shembjet e tjera, por nuk i përmendi, ndërsa më resortin në fjalë u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me sulmin ndaj lirisë në media. 

Pse u prish tani hoteli i Irfanit?

Rama: Është shumë e rëndësishme që kur gjykojmë të shikojmë sesi funksionon në aspektin ligj një proces i tillë. Iu siguroj që ligjërisht janë ndjekur të gjithë hapat ligjorë. Po flasim për përfitime të mëdha, në këtë operacion u paragjykua dhe u përqesh, janë marrë 15 vendime konfiskimesh. Po të shikoni ligjin që është bërë enkas për këtë punë, është shumë i qartë. Mjafton që të lexohet ai ligj. Tjetër është kur dikush ka dalë nga leja e ndërtimit, tjetër është kur dikush ka dalë më shumë sesa kaq. Për rastin në fjalë do të vazhdojë deri në fund. Në dijeninë time do të ketë edhe shembje të tjera. Nuk do të ketë asnjë lloj individi që do të tolerohet. Urdhëroni jeni të gjithë të denonconi nëse ka raste të tjera. Të tjera raste po evidentohen. Do nxjerrim mësim edhe ne, se nuk i kemi ditur të gjitha. Nuk ka lidhje me lirinë e medias. Ligji është i barabartë për të gjithë.  S’po flasim për ata që kanë ndërtuar dhe po ndërtojnë tek tuk pa leje për strehimin e tyre. Tjetër është kur dikush ka dalë nga leja e ndërtimit më shumë se kaq, tjetër kur ka bërë ndërtim pa leje, tjetër kur godina shembet. Të gjitha janë në ligj, s’janë të improvizuara. Po bëhet gati ndryshimi ligjor që kontrolli i lejeve të ndërtimit nga ana e strukturave vendore për ato që japin leje dhe Këshilli Kombëtar i Territorit, do bëhen në mënyrë periodike dhe jo më pak se 60 ditë. Do të firmoset që askush nga grupet e kontrollit të mos thotë se pashë. 

 

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës në 6 dhjetor, Rama e pranon: S'e kam hallin tek opozita, por mund të ketë të infiltruar në turmë me qëllime keqbërëse

Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: S'kemi hallin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka pasur shqetësime nga liderët europianë për protestën e Sali Berishës më 6 dhjetor kur do të mbahet samiti i BE në Tiranë. Por perimetri i sigurisë do të vendoset për shumë faktorë, përfshirë edhe persona të rrezikshëm që të mund të kenë ardhur në Shqipëri me një axhendë të caktuar për personazhet e njohur dhe shumë të rëndësishëm që do të jenë në vendin tonë. Ndaj theksoi se problem në vetëvete nuk është opozita, por ndonjë sulm që mund të ndërmerret në vendin tonë. 

A ka patur shqetësime nga BE për çështjen e sigurisë?

Rama: Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi sepse nuk ka asnjë nevojë. Mund të ketë një shfaqeje alla koncert në vitin 1936, në vend të Albert Verrisë të jetë një tjetër i lënë nga mendja, por përtej kësaj nuk shohim më shumë sesa kaq. Janë marrë të gjitha masat, shpresoj që idividët e tjerë nuk do të shkojnë në atë qorrsokak, për ata që do të kenë pasoja shumë të qarta. Është një çështje sigurie dhe nuk ka asnjë arsye tjetër se ata do të ndjekin të marrin që kanë vënë në krye dhe i shkojnë nga pas. Edhe kjo sallë do të jetë gati për çdo realitet si "backup". Si mund të bëhet këtu samiti nga njerëz rrugëve? Jo nga protestuesit, por nga njerëz të tjerë që mund të kenë qëllime keqbërëse ndaj X dhe Y nga vende të tjera. Fakti që diskutohet e bën me faj shumë të madh personazhin që i ka shkuar në mendje një protestë e tillë.

2 VITE ME PARE

Jo vetëm Vuçiç, kush është kryeministri që nuk do të vijë në Shqipëri më 6 dhjetor

Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: S'kemi hallin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët se në samitin e 6 Dhjetorit nuk do të vijë vetëm kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez dhe se të tjerët deri më tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Në një prononcim me gazetarët, Rama u shpreh se kreu i qeverisë spanjolle i ka dërguar një letër miqësore ku sqaron arsyen se pse do të mungojë.

"Nuk e di çfarë iu ka surprizuar në deklaratën e presidentit serb. Iu këshilloj që të mos surprizoheni nga deklarata për politikën e brendshme. Nuk do të vijë vetëm kryeministri i Spanjës, Petro Sanches me sqarimin se atë ditë Spanja ka ditën e Kushtetutës, është me rëndësi shumë të madhe dhe për këtë arsye nuk do të jetë i pranishëm por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse, më shumë se e mjaftueshme. Të gjithë të tjerët besoj se do të jenë të pranishëm,"-tha ndër të tjera numri një i qeverisë. 

 

2 VITE ME PARE

Telefonata me Rishi Sunak, Rama: Më shprehu keqardhjen, ndoshta vjen të na vizitojë

Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: S'kemi hallin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët edhe për bisedën telefonike që ka zhvilluar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. Mesditën e sotme, në një konferencë me gazetarët, Rama tha se Sunak i ka shprehur keqardhjen për çfarë ka ndodhur pas deklaratave të sekretares së Brendhsme britanike, Suella Braverman. Rama zbuloi se telefonata ka qenë e gjatë dhe e kërkuar nga vetë Sunak. Madje shtoi se ndoshta në të ardhmen do të kishte dhe një vizitë bilaterale. 

Telefonata me Rishi Sunak, për çfarë është folur, ka një marrëveshje të re?

Rama: Sa i përket Sunak, po kam folur me të. Më kë kërkuar vetë. Më ka shprehur keqardhjen për çfarë ka ndodhur, deklaratat e pamenduara dhe të lëshuara qesin, siç i themi ne nga fshartrat e Tiranës për shqiptarët. Kemi diskutuar për shumë çështje, por asgjë e re, por përtë bashkuar forcat më shumë. Kam përsëritur të njëjtën gjë që i kam thënë paraardhësve të tij kundër rrjeteve të trafikut. Kemi folur edhe për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale. Së shpejti do të kemi dhe një këmbim vizitash. Ka ardhur Blair por ishte për të mbështetur mikpritjen e emigrantëve të luftës nga Kosova. Mbase do të ndodhë këtë herë...  Unë nga ana ime kam përsëritur të njëjtën gjë, lidhur me sesi sipas nesh bëhet e mundur një luftë efikase, jo propagandistike kundër rrjeteve të trafikut që shfrytëzojnë nevojën e njerëzve për t’u larguar dhe nga ana tjetër edhe lidhjet, e dimë shumë mirë që emigrimi në Britaninë e Madhe është një emigrim i lidhur edhe me bazat e krijuara, pjesëtarë të familjeve që janë atje më parë, për të zhvilluar këtë veprimtari. 

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës me 6 dhjetor, Rama lëshon mesazhin ndaj PD: Jam i bindur! Askush s'do tentojë ta thyejë perimetrin e sigurisë

]Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: S'kemi hallin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarë përmes rrjeteve sociale, komentoi sot protestën e opozitës të thirrur në 6 dhjetor, në ditën kur në Tiranë do të vijnë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Europës. Në fjalën e tij, protestën e organizuar nga Sali Berisha, Rama e cilëson absurde ndërsa Partinë Demokratike një forcë të shpërbërë të financuar me para ruse, por shtoi se është i sigurtë që askush nuk do të tentojë që ta thyejë perimetrin e sigurisë.  Po ashtu shtoi se samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet më 6 Dhjetor në Tiranë është vlerësim strategjik për Shqipërinë.

Rama: Nuk besoj se do të kemi incidente. Duhen marrë masa ekstreme sigurie që nuk janë të negociueshme për askënd dhe me askënd. Policia ka bërë publik perimetrin e sigurisë dhe nuk ka asnjë aryse për të pasur incident. Është vlerësim strategjik për Shqipërinë, nuk është stacion i zgjedhur rastësisht. Është një stacion i zgjedhur mënyrë shumë të mirëmenduar. Ndërkohë ne po përgatitemi për këtë samit, për të luajtur përsëri rolin tonë, si Shqipëri, por edhe si rajon. Siç jemi përpjekur dhe besoj se e kemi luajtur prej kohësh tani, kur në tryezën e të mëdhenj të Europës jemi ulur gjithnjë si të barabartë mes të barabartëve dhe pavarësisht se jemi shumë të vetëdijshëm për rrugën që ende na duhet të bëjmë për t’u bashkuar në atë tryezë si anëtarë të barabartë mes të barabartësh, nuk jemi penguar asnjëherë në vetëdijen tonë, por as në këtë përpjekje tonën për të qenë të drejtpërdrejtë dhe për ti thënë gjërat ashtu siç janë, pa asnjë kompleks dhe pa asnjë frikë.

Pyetje: Pavarësisht deklarimeve tuaja, PD nuk ka tërheqje se protesta do të mbahet në Bulevard, ka pasur ndonjë tentativë për të negociuar për të mos e bërë protestën në 6 dhjetor?

Rama: PD ka më shumë se një kuptim. Nuk janë një forcë, janë të shpërbërë. Nuk shoh arsye për të negociuar se perimetri i sigurisë nuk negociohet më askënd, askund. Forca të caktuara dhe grupimeve të caktuara të bëjnë protesta, nuk ndodh dhe nuk ka ndodhur që të bëhen protesta pro samiteve, kundër po, por zhvillohen jashtë perimetrit të sigurisë. Kështu që nuk e shoh si një çështje midis PD dhe qeverisë së një pjese të të ashtuquajturës opozitë. E shoh si çështje sigurie të organeve dhe strukturave përkatëse. Këtë Samit nuk e e organizon Shqipëria, organizatori është BE, KE dhe presidenti i KE që ky samit të ketë mbarëvajtje të suksesshme. Për të mos hyrë në vlerësime të tjera për këtë protestë absurde. Jam i sigurtë që asnjë nuk do të provojë që të thyejë kordonin e sigurisë. Është çmenduri se edhe çmendurakëve për të cilët flasim, nuk u shkon në mendje. Nuk do e lënë Shqipërinë që të lulëzojë atë ditë, por duket të ketë papritur të ketë pas edhe një ferrë. Disa njerëz që protestojnë për narkoshtetin, dmth mblidhet gjithë BE në një narkoshtet.

2 VITE ME PARE

Rama flet për herë të parë për skandalin e call centre: Vëllai im pre e shpatave të politikës, s'ka mbrojtje ndaj Amant Josifit, po e kërkon Policia

Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: S'kemi hallin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë skandalin e mashtrimit me "Call Centre". Në një prononcim për mediat, Rama ka komentuar për herë të parë akuzat ndaj të vëllait, Olsi Ramës, duke e marrë në mbojtje se nuk ka lidhje me asnjë dhe se e gjitha është një lojë politikë. Ndërsa Amant Josifin e "dorëzoi" duke u shprehur se edhe pse ka qenë zyrtar i qeverisë, nuk është marrë në mbrojtje ashtu siç pretendohet por është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. 

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Autoritetet spanjolle po hetojnë një skemë mashtrimi, në krye është identifikuar një ish-zyrtar i qeverisë, sipas mediave spanjolle ai ka pasur mbrojtje shtetërore?

Rama: Qeveria jonë nuk i bëhet mburojë askujt. Këto një ish zyrtar janë pa asnjë vlerë. E para ky ish zyrtar është në kërkim nga drejtësia dhe ky është një proces për kujtesë që nuk është bërë nga organet spanjolle, por në bashkëpunim të ngushtë me organet tonë ligjzbatuese. Kam parasysh Policinë e Shtetit që është nën ombrellën e ekzekutivit, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë lloj pengese dhe ndikimi për të mos vepruar. Përsa i përket sjelljes në valle të emrit të tim vëllai, është pjesë e valles së shpatave që zhvillohet në mexhelisin politik. E them me bindje edhe pse vëllai im është adult. Nuk ka asnjë lloj baze. Nëse personazhi do të kishte mburojë shtetërore, nuk do ishte në kërkim.

Policia spanjolle që prej muajsh gjendej në vendin tonë kishte kërkuar arrestimin e dy personave dhe madje edhe ekstradimin e tyre drejt Spanjës, pasi ata kishin lëshuar një mori urdhër-arrestesh, mes tyre edhe emrin e personit që ata e konsiderojnë si kokën e këtij grupi. Por Josifi duket se nuk ndodhet gjëkundi. Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se ai po mbrohet nga Rama dhe Olsi Rama. Prej e kësaj skeme mashtrimi kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center.

2 VITE ME PARE

O Edo a ka ndonjë lekë ky samiti me BE apo vetëm foto? Rama i përgjigjet qytetarëve

Protesta e Berishës në 6 dhjetor/ Rama: S'kemi hallin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar samitin mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor. Në një prononcim për mediat, Rama kur u pyet nëse Shqipëria ka ndonjë përfitim ekonomik, u shpreh se vendi ynë është në një proces kur mbështetja financiare bëhet gjithmonë më e konsiderueshme.

PJESË NGA PRONONCIMI:

Rama: Po përgatitemi për këtë samit për t'u përgatitur si Shqipëri dhe si rajon, ashtu siç jemi përpjekur prej kohësh. Jemi ulur si të barabartë në tryezën me të huajit. Nuk jemi penguar asnjëherë në vetëdijen tonë për të qenë të drejtpërdrejtë dhe për t'i thënë gjërat ashtu siç janë. Iu kujtohet kur ngrita zërin kur BE refuzoi të na shihte si pjesë në procesin e ndarjes së vaksinave. Shumëkush tha se kjo ishte marrëzi, fundi i një marrëdhënie me BE. Ndodhi e kundërta, sepsse ne ishim në të drejtën tonë.

O Edo a ka ndonjë lekë ky samiti me BE apo vetëm foto?

Rama: Kjo pyetje më jep mundësinë që jemi në një fazë të jetës së vendit kur jemi të vetëm ne. Janë vendet e tjera gjithashtu të prekura nga lufta e Vladimir Putinit. Ndërkohë dua të sjellë në vëmendje, një lajm insistues mbi largimet masive të njerëzve, nga Italia. Janë shumë vende që po përballen me këtë proces, sepse gjithmonë bari i komshiut është më i gjelbër. Para se të vija isha me disa miq italianë. Paguanin 67% taksa, pa TVSH brenda është një shifër që ato të ardhurat që ne i lexojmë janë njëra anë e medaljes. Kur vjen puna tek raporti dhe tek mundësitë në raport me një periudhë tjetër mjafton që të pyesim njerëzit tanë që i kemi në Itali për të kuptuar që vështirësitë janë në rritje. Ka një problem shumë të madhe me mënyrën sesi reflektohet ekonomia dhe puna. Në pasqyrat mediatike dhe atë të debatit publik. Lajmi i mirë është që pagat reale janë në rritje. Lajmi i keq është që kjo e dhënë jo vetëm që nuk reflektohet, por iu thuget e kundërta përditë. Po ashtu, problemi i krahut të punës bëhet gjithmonë më i madhe. A ka Samiti ndonjë lekë? Jemi në një proces kur mbështetja financiare bëhet gjithmonë më e konsiderueshme. Për disa pjesë të përfitime të mos pritet që të bëhemi anëtarë të BE.

edi rama rama 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade

Konferenca me Marta Kos/ Rama: Për ne s'ka alternativë tjetër, bashkimi në BE është e vetmja