LIVE UPDATES
Politike

Protesta e 11 korrikut/ PD: Rilindja rrënoi arsimin, shpalli hapur braktisjen që u ka bërë fëmijëve

Sipas saj, kjo është një arsye më shumë për të protestuar më 11 korrik.

10 Korrik 2024, 10:31 Nga I.A
Protesta e 11 korrikut/ PD: Rilindja rrënoi arsimin, shpalli hapur
Lili Sula

TIRANË- Partia Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 11 korrikut. Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, tha se Rilindja ka shkatërruar arsimin. Sipas saj, kjo është një arsye më shumë për të protestuar më 11 korrik. Po ashtu Sula gjatë deklaratës për media tha se qeveria shpenzon vetëm 1000 euro në vit, për nxënës/student, 15 herë më pak se në vendet e OECD.

Deklarata e Plotë:

Të dashur pedagogë, mësues, nxënës dhe studentë: Në 11 vjet Edi Rama, me keq-qeverisje dhe keqdashje, i ktheu shkollat nga vatra të dijes në fole të ilegalitetit.  – Ai mashtroi mësues e nxënës, studentë e pedagogë, për financimin e arsimit publik me 5% të PBB. Sot niveli i arsimit është vetëm xxx shumë më pas se financimi në qeverisjen e PD. Shqipëria investon nën 0.08% të GDP për kërkim, 4-10 herë më pak se disa vende të Rajonit të ËB.

-Nxënësit 15-vjeçarë u renditen të fundit në botë për të menduarin krijues, pas Palestinës dhe Uzbekistanit nga testimi ndërkombëtar PISA. -Janë përkeqësuar treguesit e analfabetizmit funksional, dhe aftësitë e nxënësve në lexim kanë shkuar prapa ne kohe, në vitet 2000. PISA vërtetoi që prapambetja në formim e nxënësve 15-vjeçar të zonave rurale me ato urbane është thelluar përtej 2 vite shkollore.

-Vijon skandali i testimeve të Maturës shtetërore- nga dalja e të gjitha tezave në minutat e para të provimit, tek problemet e rënda të formulimit të testeve që penalizojnë në vlerësim nxënësit. Degradimin e plotë të Maturës e tregon heqja e njërës lëndë me zgjedhje e cila ka përgjysmuar nivelin e formimit të thelluar akademik të maturantëve. -Qeveria shpenzon për nxënës/student vetëm 1000 euro në vit, 10-15 herë më pak se në vendet e OECD. -Politizimi: kontrolli total përmes patronazhistëve i arsimit. Denigrimi i figurës së mësuesit, mungesa e mbështetjes, dhe e rritjes së pagave. Shkollat kthyer në pika shpëndarje droge edhe nga drejtorët patronazhistë.

-Ligji për Arsimin e Lartë, zhduku autonominë universitare dhe lirinë akademike -Arsimi po braktiset me shifra të frikshme prej shpopullimit: 60 mijë studentë më pak në universitete se 10 vite më pare; – 110 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar, – Ikja dramatike e trurit dhe e intelektualëve, ngjashëm me vendet e Afrikës na rendit ndër 10 vendet në botë me emigrim më të lartë. -Universitet shqiptarë të rankuara më shumë se 1000 vende poshtë atyre të rajonit (si Kroacia, Sllovenia apo Serbia)- sipas rankimeve ndërkombëtare

Këto janë vetëm disa nga shkaqet që e kanë rrënuar sistemin arsimor, që shpallin hapur braktisjen që partia-shtet i ka bërë arsimit dhe fëmijëve. Për të ndalur këtë sistem de-arsimues që sot gjendet në pikën fundore, për të ndalur shpopullimin masiv të shqiptarëve që largohen për motive mbijetese, rritjen e analfabetizmit, dhe gjithë sëmundjet e rënda që e kanë ngërthyer arsimin – ju ftoj, veçanërisht mësuesit, pedagogët, nxënësit e studentët, si kolegia juaj dhe mësuesja juaj, që më 11 korrik, ora 20:00 t’i bashkoheni protestës së opozitës. Për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e kombit!

lili sula

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet