LIVE UPDATES
Politike

Prokuroria nuk nisi hetimet për autoritetin e Dosjeve, Gjokutaj dhe Vasili: Do e ankimojmë, thirrën vetëm njërën palë

Vasili tha se vendimi i prokurorisë tregon që ky institucion është kapur nga kryeministri Edi Rama pasi nuk ka dëgjuar fare palën akuzuese.

14 Tetor 2022, 10:14 Nga F.M
Prokuroria nuk nisi hetimet për autoritetin e Dosjeve, Gjokutaj dhe Vasili:
Genc Gjokutaj

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe mbrojtësi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, avokati Genc Gjokutaj kanë deklaruar se do të ankimojnë vendimin e Prokurorisë për të mos nisur hetimet ndaj autoritetet të dosjeve, pas kallëzimit të ish-Presidentit. Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se Prokuroria nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit, pasi ka marrë në pyetje vetëm njërën palë dhe nuk e ka thirrur Metën. Vasili tha se vendimi i prokurorisë tregon që ky institucion është kapur nga kryeministri Edi Rama pasi nuk ka dëgjuar fare palën akuzuese. Vasili, duke iu referuar një interviste të dhënë në “Opinion”, thotë se drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula ka pohuar se janë bërë verifikime për Metën, ndërsa në prokurori ka thënë të kundërtën.

Më 6 tetor, Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e procedimit penal ndaj Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit pas kallëzimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në njoftimin thuhej se Prokuroria e Tiranës ka kryer verifikimet përkatëse që parashikon ligji proceduarial penal dhe që lidhen në rastin konkret me marrjen e deklarimeve përkatëse në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit, të antarëve të AIDSSH-së ndaj të cilëve drejtohet ky kallëzim penal, duke dalë në përfundimin se nuk gjendet para rrethanave për regjistrimin e procedimit penal, pasi nuk konstaton vepër penale.

Si nisi përplasja mes Metës e Autoritetit të Dosjeve?

Meta ka bërë kallëzim penal më 1 shtator në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve pasi u pretenduar se ishte bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Kjo lëvizje e Metës erdhi disa javë pasi Autoriteti i Dosjeve informoi Kuvendin se ish-presidenti ishte zbuluar pas një denoncimi se ishte pjesë e strukturave të ish-sigurimit të Shtetit. Autoriteti kërkoi ndryshimin e ligjit aktual për verifikimin e zyrtarëve që marrin poste publike duke i shpëtuar "skanimit" përmes certifikatave të komisioneve Mezini-Bezhani, ndërsa Meta mohoi menjëherë përfshirjen e tij. Qytetari Filip Talo, mohoi që të ishte spiunuar nga Meta, por për socialistët kazuzi "I.M" ka shërbyer si frymëzim për një ligj të posaçëm që i ndalon kandidimin në zgjedhje bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe të shpallurve non-grata. 

Pjesë nga fjala e Vasilit:

Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e çështjes penale për kallzimin e bërë nga Kryetari I Partisë së Lirisë ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve. Vendimi I Prokurorisë të kapur qartazi nga Edi Rama është një vendim që shkel në mënyrë flagrante në çdo nen të tij ligjin, si në procedurë ashtu edhe në permbajtje. Veprimet e prokurorisë kanë qen skandaloze dhe të paimagjinueshme.
1.Prokuroria ka arritur deri aty sa nuk ka dëgjuar fare palën akuzuese, por ka dëgjuar vetëm palën e akuzuar anëtarët e autoritetit të dosjeve dhe vetëm mbështetur në dëshmitë e tyre ka vendosur mosfillimin. 2.Prokuroria duke mos regjistruar procedimin penal as nuk ka marrë dokumentet, të cilat provonin shumë qartë shpërdorimin e detyrës, mashtrimin dhe manipulimin e Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

3.Është fakt publik, që vetë drejtuesja e Autoritetit zonja Genta Sula ka pohuar publikisht me gojën e saj në intervistën në daten 9 shtator 2022 në TV Kombëtar Klan me gazetarin Blendi Fevziu, se "dy anëtarët e Autoritetit kanë bërë verifikime", ndërkohë po vetë drejtuesja e Autoritetit Genta Sula në dëshminë e saj në prokurori ka dëshmuar të kundërtën duke thënë se nuk është kryer ndonjë verifikim dhe hetim për zotin Meta. Pra dëshmi të qarta shumë kontradiktore, që kërkonin detyrimisht hetim të thelluar nga prokuroria, e cila nuk e ka kryer këtë.

4.Është një shkelje shumë e rëndë penale fakti i provuar totalisht që pa bërë hetim dhe verifikim për identitetin e z.Meta, Autoriteti i Dosjeve ka dërguar informacion zyrtar duke përcaktuar emrin e z.Ilir Meta të lidhur me dosjet e sigurimit, pa pasur asnjë lloj dokumenti, që provonte gjeneralitetet e z. Meta.
5.Është fakt i provuar botërisht, që megjithëse ligji nuk e lejonte është bëri verifikim lidhur me z.Ilir Meta dhe konkluzionet i janë përcjellë nga Autoriteti i Dosjeve, me informacion shkresor, Kuvendit të Shqipërisë me shkresën me Nr.1275/1 në datën 26 korrik 2022.

6.Është fakt, që edhe sot e kësaj dite, në shkelje e dhunim flagrant të ligjit, përfaqësuesit ligjor të z.Meta, avokatit Genc Gjokutaj nuk i janë vënë në dispozicion dokumentet nga Autoriteti i Dosjeve megjithëse i është kërkuar me shkresë zyrtare që në datë 14 shtator 2022 dhe me shkresë rikujtesë në 25 shtator 2022 dhe po ashtu nuk i janë dhënë dokumentet as nga Kuvendi I Shqipërisë, tëcilit i është drejtuar me kërkesë zyrtare, që në datë 25 shtator 2022. Është shumë e qartë, që ky vendim i Prokurorisë është nul pasi nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit si në procedurë dhe në përmbajtje. Mos fillimi i çështjes penale nga Prokuroria e Tiranës pa kryer asnjë hetim, mosdhënia e dokumentave nga Autoriteti i Dosjeve avokatit në kundërshtim me ligjin, si edhe mosdhënia e dokumentave edhe nga Kuvendi i Shqipërisë ndaj avokatit, tregon qartë kapjen prej fyti të drejtësisë dhe të gjithë institucioneve nga Edi Rama. Ky vendim do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë dhe ankimi depozitohet sot në atë Gjykate. Kjo çështje do të ndiqet deri në fund dhe në rast se procesi gjyqësor do ta kërkojë ajo do të ankimohet në të gjitha nivelet e Gjykatave të vendit, po redhe në Gjykatat Ndërkombëtare.

autoriteti i dosjeve petrit vasili ilir meta genc gjokutaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet