LIVE UPDATES
Politike

"Mësuesit mbeten të diskriminuar për pagat dhe statusin"/ Baçi: Projektligji nuk i zgjidh problemet reale

Në fjalën e tij në seancë plenare, u shpreh se mazhoranca po korrigjon një gabim të bërë me vendimin e Këshillit të Ministrave në korrik 2024, ku u penalizuan pagat e mijëra mësuesve, ndërsa sot po përpiqet ta paraqesë rikthimin e tyre si dhuratë.

5 Mars 2026, 14:22 Nga D.S
"Mësuesit mbeten të diskriminuar për pagat dhe
Luan Baçi

TIRANË-  Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, kritikoi ndryshimet e propozuara për pagat e mësuesve, duke i cilësuar ato si të pamjaftueshme dhe të vonuara. Në fjalën e tij në seancë plenare, u shpreh se mazhoranca po korrigjon një gabim të bërë me vendimin e Këshillit të Ministrave në korrik 2024, ku u penalizuan pagat e mijëra mësuesve, ndërsa sot po përpiqet ta paraqesë rikthimin e tyre si dhuratë.

Sipas tij, projektligji aktual nuk përfshin disa kategori mësuesish dhe nuk garanton trajtim të barabartë për të gjithë. Deputeti kërkoi mbështetjen e amendamentit të opozitës për kthimin e të gjitha diferencave të pagave të mbajtura që nga viti 2024.

Baçi: "Ndryshimet që keni sjellë në këtë ligj, po i bëni nën presionin e sindikatave të arsimit, me propozimin e tyre, por jo të pasqyruara të plota sipas atyre që ata kanë sjellë. Ju po i bëni të detyruara nga iniciativa e deputetëve të opozitës, që i sollën më parë në parlament këto ndryshime, të kompletuara dhe të plota, duke u dhënë zgjidhje definitive dhe pa boshllëqe problemit. Ju po sillni vetëm një ndryshim, ose më saktë, ju po sillni një korrigjim të një faji të ndërgjegjshëm që ju e keni bërë në korrik të vitit 2024, ku me një vendim të Këshillit të Ministrave, keni penalizuar dhe grabitur pagën e mijëra mësuesve në mënyrë të padrejtë dhe sot kërkoni t'ua ktheni në formën e dhuratës. Këto ndryshime që i sillni, po konsiderohen edhe nga mësuesit, thjesht fasadë për të hedhur hir syve, siç e thamë pak më lart, sepse ato nuk realizojnë siç duhet të gjitha kërkesat e tyre. Opozita e solli në parlament një nismë shumë të plotë dhe të argumentuar me anë të deputetes së Partisë Demokratike, zonjës Ina Zhupa.

Dhe megjithëse ju nuk kishit asnjë argument për ta rrëzuar, e rrëzuat me arrogancën e votave. Madje, duke e pranuar me një kurajo që vetëm ju mund ta keni, se ju nuk mund të imagjinoni të votoni një nismë të opozitës, edhe kur është e pakundërshtueshme. Por e keni marrë, e vodhët dhe doni ta shisni si të tuajën. Por edhe pse e vodhët, e sillni të gjysmuar dhe sa për të hedhur hi syve, për sy e faqe. Hi syve, opinionit, edhe neve këtu në sallë. Ju qofshi se nuk di ç'të them tjetër në këtë drejtim. Ndërkohë, i lini të gjitha problemet e tjera të mësuesve të pazgjidhura. Ju kërkoni ta shisni si rritje page për mësuesit.

Në fakt jo. Jeni duke mashtruar. Ju thjesht tashmë nuk u ndaloni shumën që ju keni ndaluar që nga korriku i vitit 2024 dhe deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Mësuesit kërkojnë me të drejtë të gjitha paratë që ju ju keni mbajtur padrejtësisht, që nga grabitja që ju bëtë me vendimin e Këshillit të Ministrave dhe deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Dhe keni dhe një amendim nga opozita për këtë, që do ta bëjë zonja Xhixho në emër të opozitës. Kam një pyetje për ju të mazhorancës. A do ta votoni këtë amendament të opozitës për marrjen e diferencës së pagës që ua keni marrë në mënyrë të padrejtë prej afro dy vjetësh? Këtu do të duket serioziteti juaj dhe dhurata që doni t'u bëni mësuesve për arsimin parauniversitar. A siguron ky korrigjim i gabimit tuaj, i bërë me dashje në pagën e mësuesve, normalizimin e statusit të tyre si arsimtarë me diplomë baçelori? Absolutisht që jo.

Pra, ju nuk tregoheni të sinqertë dhe mundoheni të kurseni qindarka për mësuesit kur vidhni miliona nga eurot dhe nga tenderat dhe koncesionet. Pra, ky projektligj, ju e thoni qartë, është vetëm për efekt pagër, të diferencës së pagës të krijuar me VKM-në e korrikut 2024 nga ju. Projektligji garanton vetëm të punësuarit në marrëdhënie pune me kontratë me afat të pacaktuar, pra ata definitivët, me afat, me kohë të plotë. Kjo do të thotë që projektligji nuk përfshin kategorinë e mësuesve të punësuar me kontratë me afat provizor. Janë të përjashtuar. Mësuesit që janë të punësuar me kontratë, qoftë edhe me afat të pacaktuar dhe me kohë të plotë, pas datës 1.3.2017. Këtu ju sillni një argument absurd do ta quaja, se thoni që deri këtu se nuk ka më pas kësaj date mësues të tillë. Po atëherë, derisa nuk ka pas kësaj date mësues të tillë, përse po vini një kufi aty dhe e ndaloni që pas asaj date mos të ketë përfitues? Pra këtu duket hipokrizia juaj dhe është shumë e qartë dhe e lexueshme. Afati i punësimit vetëm me ata të para datës 1.3.2017, nuk përmbush kriterin e barazisë juridike. Pra ju bëni diferencime. Po mësuesit që u humbasin vendin e punës për shkak të mbylljes së vendit të punës, ose dhe nga shkaqe të tjera? Pasi nga largimi masiv i shqiptarëve dhe këtë ju e dini mirë, numri i nxënësve bie vazhdimisht dhe mësuesit humbasin vendin e punës. Pra ndryshon statusi i tyre nga me afat të pacaktuar në me afat të caktuar. Për pasojë, rrezikojnë të humbasin trajtimin e barabartë me pagë në momentin që marrëdhënia ndryshon. Pra këtë trajtim të barabartë me pagë që ju thoni se e rregulloni sot. Dhe për rrjedhojë më pas, humbasin edhe vendin e punës. Keni përgjigje për këtë? As që doni t’ia dini dhe vazhdoni të gënjeni, duke e shitur si dhuratë. Këta mësues në të ardhmen e afërt mund t'i konsideroni prapë si pa arsim përkatës dhe të jenë të parët që mund të largohen nga vendi i punës. Dhe këtë mekanizëm ju e vini në lëvizje sa herë që ka zgjedhje dhe përsëri do ta bëni me këtë projektligj që do ta ktheni në ligj."/Dosja.al

luan baçi pd arsimi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!