LIVE UPDATES
Politike

Interpelancë Braçe-Kumbaro: Bëhet mësim me turne, penalizohen edhe prindërit! Ministrja e Arsimit: Shkolla “Edith Durham” ka përfunduar, pritet që nxënësit të kthehen në godinë

Në një interpelancë me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron, Braçe deklaroi se, mësimi bëhet me turne dhe se po penalizohen edhe prindërit.

5 Mars 2026, 12:24 Nga D.S
Interpelancë Braçe-Kumbaro: Bëhet mësim me turne,
Erjon Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka shprehur shqetësimin në lidhje me kohëzgjatjen e ndërtimit të shkollës 11 janari dhe zhvillimin e mësimit me turne.

Në një interpelancë me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron, Braçe deklaroi se, mësimi bëhet me turne dhe se po penalizohen edhe prindërit. Ministria ka sqaruar se ndërtimi i shkollës ka mbaruar dhe po bëhet mobilimi i saj, ndërkohë bën me dije se, po pritet kthimi i nxënësve të saj në banka.

Erjon Braçe: Një muaj, 2 ditë dhe 2 orë për t’u kthyer në normalitet. Për çfarë, për 10 minuta. Pyetjet që kam paraqitur lidhen me shqetësimin qytetar. Kam prioritet ndërtimine shkollës 11 janari, ndërtimi i shkollës është e mirë publike, por shoqërohen edhe me shqetësime për fëmijët dhe prindërit e gjyshërit. Administrimi i kohës së ndërtimit të një shkolle mund të bëhet thjeshtë.
Fëmijët kryejnë shkollën pasdite dhe ndryshojnë agjendën e dhe të prindërve që janë në punë. Procesi i nxënies së fëmijëve ka ndryshuar nga ai i pasdites në të paradites, janë shqetësime normale njerëzore.

Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar. Nuk mjafton të përfundojnë muret, sepse duhet kryer edhe mobilimi, që ka procedurën e vet të prokurimit sipas fazave të buxhetit. Ka nisur procesi imobilimit të ambienteve me orendi dhe mjete didaktike, në mënyrë që shkolla të vihet në funksion të plotë ku Bashkia e Tiranës si autoritet përgjegjës për këtë aspekt është në procedurë për përfundimin e këtij procesi dhe për kompletimin e të gjitha ambienteve, për zhvillimin normal të procesit mësimor.

Sot kemi një ndërtesë moderne me standarde bashkëkohore infrastrukturore, me kapacitete të zgjeruara për nxënësit, me klasa funksionale dhe hapësira të dedikuara për zhvillimin e lëndëve mësimore. Ky është një investim i rëndësishëm, i shumëpritur për komunitetin dhe për sistemin arsimor në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit. Shkolla e re “Edith Durham” ka 33 klasa mësimore, nga të cilat 13 janë të dedikuara për arsimin fillor dhe 20 për ciklin 9-vjeçar, duke siguruar kapacitete të mjaftueshme për nxënësit.
Godina e re është e pajisur me 10 laboratorë të specializuar për lëndë të ndryshme si informatikë, fizikë, kimi, biologji dhe gjuhë të huaj. Krahas tyre, shkolla ka edhe sallë multimediale, bibliotekë si dhe një palestër me sipërfaqe prej 405 m², duke krijuar hapësira funksionale për zhvillimin e aktiviteteve mësimore dhe edukative.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe tranzitore, theksoj se nxënësit e shkollës “Edith Durham” po zhvillojnë mësimin në ambientet e shkollës “Emin Duraku”, e cila ndodhet vetëm 160 metra larg, duke mos u larguar nga zona ku nxënësit janë mësuar të shkojnë, apo duke mos shkaktuar probleme të theksuara në transportin e tyre.

Edhe shkolla “Emin Duraku” është një shkollë e re, e ndërtuar sipas standardeve evropiane përmes programit EU4School, duke garantuar kushte shumë të mira për zhvillimin e mësimit. Në këtë rast, dua të shpreh një falenderim të veçantë për nxënësit, mësuesit, prindërit dhe gjyshërit, të cilët gjatë kësaj kohe kanë treguar mirëkuptim dhe bashkëpunim maksimal. Ky solidaritet ka qenë shumë i rëndësishëm për të garantuar vijimin normal të procesit mësimor, por nga ana tjetër duke mundësuar vijimin e punimeve për rikonstruksionin total të shkollës Edith Durham”, tha ministrja Kumbaro.

Më tej, ministrja Kumbaro theksoi se investimet në objektet arsimore mbeten prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me pushtetin vendor.

“Shumë shpejt nxënësit do të rikthehen në ambientet e reja të shkollës “Edith Durham”, në një mjedis më modern dhe më funksional për zhvillimin e mësimit.Gjithashtu, theksoj se investimet në arsim mbeten një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me pushtetin vendor.
Vetëm në Tiranë, në vitet e fundit janë ndërtuar dhe rikonstruktuar mbi 70 shkolla të vendit, duke krijuar kushte moderne për mijëra nxënës që sot mësojnë në ambiente të pajisura me laboratorë, biblioteka, palestra dhe terrene sportive”, tha ministrja Kumbaro./Dosja.al

erion brace mirela kumbaro ministria e arsimit

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht