LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama i ka hequr çdo kufi vjedhjes me kompaninë ADS! Kapitali shtetëror shkon tek privatët pa tenderim

Lideri i opozitë u shpreh se kjo kompani shtetërore i lejon vetes të përcaktojë pa kufi veprimtaritë e saj.

2 Qershor 2026, 12:31 Nga E.d
Berisha: Rama i ka hequr çdo kufi vjedhjes me kompaninë ADS!
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama i ka hequr çdo kufi vjedhjes me kompaninë ADS. Duke folur në konferencë për mediat, Kryedemokrati tha se kapitali shtetëror shkon tek privatët pa tenderim.

Lideri i opozitës u shpreh se kjo kompani shtetërore i lejon vetes të përcaktojë pa kufi veprimtaritë e saj. Berisha shtoi se kryeministri Rama ngrit një kompani pa asnjë bazë ligjore.

"Ku është bazuar Rama për të ngritur një shoqëri të tillë? Shumë e drejtë kjo pyetje. Si mund të ngrinte Edvin Balluku një kompani pa asnjë bazë ligjore? Këto janë ndryshimet që u bënë në ligjin 4323 për ushtrimin e funksioneve operative të mirëmbajtjes së sistemeve TIK. AKSHI mund të bashkëpunojë me shoqëri aksionere ku shteti zotëron të paktën 51 përqind të aksioneve si dhe t’u kalojë atyre në administrim sisteme, platformë ose infrastrukturë TIK ose t’i ngarkojë për zhvillime dhe operime nga fillimi. Në çdo rast, kompetencat mbeten tek AKSHI. Ndryshimet ligjore janë propozuar me 11 shkurt nga deputeti Erion Xhepi, Erion Malaj. Keni parë ju, një deputet merr përsipër të propozojë, se nuk ka qeveri, nuk ka asgjë, amendime me implikacione me pasoja të thella financiare, transparence dhe të gjithanshme. Dhe meqenëse mbron interesat e klanit të Surrelit, votohet symbyllas. Asnjë konsultë, asgjë. Shikoni çfarë çmendurie, nuk ndalen para asgjëje për të vjedhur. Por me gjithë këtë, krijimi i kompanisë përderisa janë përdorur fondet publike 7 milionë euro, duhej të shoqërohej së paku me një VKM. Por Edi Rama do të vjedhë duke fshehur dorën, vendimin nuk e bën. Kemi vetëm vendimin për kalimin e fondit, i cili nuk thotë asgjë për kushtet e mësipërme. Statuti i shoqërisë. Neni 4. Shoqëria, brenda kufijve që i lejon legjislacioni në fuqi kryen çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj.

Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarive dhe krijimin e shoqërive të reja dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera brenda dhe jashtë vendit. Kjo pra ka autoritet të veprojë në mënyrë të pavarur pa pasur asnjë bazë ligjore. Kjo kompani shtetërore i lejon vetes të përcaktojë pa kufi veprimtaritë e saj. Kjo pikë e nenit të statutit të kësaj shoqërie është thuajse e njëjtë me nenin 3 dhe është marrë nga statuti i shoqërisë KAYO, të cilës i është dhënë e drejta të kanalizojë kapitalin shtetëror tek privatët pa tenderim. E kuptoni ju mënyrat që ka gjetur Edi Rama të vjedhë tani? Merr këto paratë, çoji në bankat offshore. Këto janë monstruozitet të paimagjinueshme. Pare të shtetit, pare të taksapaguesve. Jashtë tenderit. Por ama në rastin KAYO, firmën e hidhte kryeministri për firmat që do ishin partnere, ndërsa në rastin e AKSHI-t, ky vendim i mbetet tërësisht në dorë aksionarit kryesor, famëziut Igli Tafaj, ish-shef mafioz i sigurisë kibernetike, i implikuar gjer në vesh me Ergys Agasin, Ermal Beqirin, Lindat e AKSHI-t dhe Surrelit. Pjesa më e rëndësishme është shprehja: drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj. Pra në të gjitha mënyrat. Pra i hiqet çdo kufi vjedhjes me këtë kompani. Kjo i jep hapësirë shumë të gjerë interpretimi kompanisë për të justifikuar aktivitete të ndryshme si të lidhura me objektin," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd konference

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi