LIVE UPDATES
Politike

Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, BIRN tenton të komunikojë me kryebashkiakun, s'merr përgjigje

Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme tregon se projekti koncesionar i trajtimit të mbetjeve në Tiranë ishte një nismë e kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila u kundërshtua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Pas projektit qëndronin sërish Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

13 Korrik 2023, 20:08 Nga Ola Xama
Projekti i inceneratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj, BIRN
Erion Veliaj

TIRANË- Në janar të vitit 2016, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dërgoi një propozim qeverisë për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane të kryeqytetit, përmes një kontrate të partneritetit publik-privat, PPP. Përmes një shkrese të dërguar në adresë të ministrit të atëhershëm të Financave, Shkëlqim Cani, Veliaj e mbështet idenë në një studim fizibiliteti të hartuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC, për PPP dhe një studim të Korporatës Ndërkombëtare Japoneze, JICA, për zgjerimin e venddepozitmit të mbetjeve në Sharrë.

“…kërkohet miratimi i Ministrisë së Financave për këtë nismë, e cila do të sigurojë një shërbim cilësor dhe sipas standardeve europiane për qytetarët dhe mjedisin në Tiranë,”- thuhet në shkresën e kryebashkiakut Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj ka mohuar publikisht në të shkuarën se ka pasur rol aktiv në procedurat e koncesionit të mbetjeve në Tiranë, por dokumentet hetimore të Prokurorisë së Posaçme, të siguruara nga BIRN, tregojnë se Veliaj ishte nismëtari i këtij projekti dhe se propozimi i tij i hapi dritën jeshile koncesionit të inceneratorit të Tiranës.

Gjithsesi, propozimi i Veliajt u prit fillimisht me rrudhje vetullash në qeveri.

Hetimet e Prokurorisë tregojnë se fllimisht ministri Shkëlqim Cani dhe më pas Arben Ahmetaj u bënë barrikadë ndaj propozimit të bashkisë së Tiranës, duke sjellë si rezultat përfshirjen e Ministrisë së Mjedisit në procedura. Bashkë me Ministrinë e Mjedisit, në projekt u përfshi edhe Klodian Zoto.

Veliaj nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Refuzimi i Ahmetajt

Shkëlqim Cani u largua nga detyra e ministrit të Financave në shkurt të vitit 2016 dhe u zëvendësua nga Arben Ahmetaj. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i dërgon shkresën me propozimin për ndërtimin me PPP të inceneratorit ministrit të ri.

Dosja hetimore zbulon se shkresa ka të njëjtën përmbajtje me atë të janarit, me shtesën e vetme ku thuhet se është dërguar edhe një studim fizibiliteti. Ahmetaj nuk e miraton propozimin pasi sipas tij: “mungon argumentimi nëse projekti i propozuar me PPP ka kosto më të lirë se në rastin se do të bëhej me prokurim publik me fondet e shtetit.”

Negociatat për miratimin e projektit i merr më pas në dorë Ministria e Mjedisit.

Një email i datës 2 mars 2016, i sekuestruar nga prokuroria në komjuterin e Klodian Zotos tregon se një punonjës i Ministrisë së Mjedisit, Vladimir Bezhani, i kishte dërguar atij një dokument me titull “Bashkia Tiranë”.

Dokumenti është një shkresë e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka drejtuar Erion Veliajt ku shpreh dakordësinë me propozimin e bashkisë së Tiranës dhe sugjeron ngritjen e një grupi pune të përbashkët. Bezhani i drejtohet Zotos me fjalët: “Shikoje dhe më thuaj nëse je dakord.”

Ministria e Mjedisit dërgon sërish në Ministrinë e Financave një argument se pse varianti PPP do të ishte më i lirë sesa prokurimi me fondet e shtetit, por refuzohet sërish. Sipas SPAK, argumenti u shkrua nga Klodian Zoto.

Drejtorja e Përgjithsme e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi argumentoi se projekt-vendimi kishte karakter individual dhe si i tillë ishte jashtë fushës së përgjegjësisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit.” Të njëjtin argumentim në refuzim përdori dhe ministri Ahmetaj në përgjigjen që i dërgon Ministrisë së Mjedisit.

Ahmetaj refuzon disa herë të tjera dhënien e miratimit si ministri përgjegjëse për tavanet buxhetore dhe implikimet financiare të projekteve në partneritet publik- privat me argumentin se nuk është e qartë se kush do të bëjë pagesat, me çfarë fondesh do të bëhet shpronësimi i tokës për zgjerimin e landfillit dhe se norma e kthimit të përhershëm të investimit (IRR) është llogaritur gabim 5%, kur në fakt rezulton të jetë 8%.

Këtë shkresë, punonjësja e Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma ia dërgon ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako shoqëruar me tekstin “Ufffffffff”. Shkresën e dërgon më pas në emailin personal të saj dhe ia dërgon Klodian Zotos.

Zoto i dërgon më pas një email Alba Thomës në janar 2017, ku shkruhet “Përgjigje përfundimtare MF nga MM”.

Kjo përgjigje e shkruar nga Zoto do të përdorej për t'u dërguar në Ministrinë e Financave nga Ministria e Mjedisit dhe sqaronte se mbështetjen buxhetore për impiantin ta mbante qeveria qëndrore, duke qënë se bashkitë në qarkun Tiranë nuk kishin mundësi të përballon kostot.

Ministria e Financave refuzon sërish dhënien e miratimit.

Pas kësaj ideje, ministri Koka i dërgon një letër tjetër Arben Ahmetajt, ku sqaron se shpenzimet për shpronësimin e tokës dhe pagesat për mbetjet që përpunohen do të përballohen nga vetë bashkia me fondet e transfertave të pakushtëzuara që bën buxheti.

Ahmetaj kërkon shkresën e miratimit me shkrim nga qarku Tiranë, sipas modelit financiar që kishte dërguar Ministria e Mjedisit. Më 27 mars 2017, Erion Veliaj i dërgon miratimin sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

Ahmetaj refuzon ta miratojë derisa Ministria e Mjedisit ia dërgon me email shkresën e dhënies së miratimit nga Erion Veliaj. Ai më pas i hap rrugë procedurës duke u shprehur “pa komente”. Përgjigjja dërgohet 16 minuta më vonë nga Alba Thoma në adresën e emailit të Klodian Zotos. Sipas hetimit të SPAK, “Ahmetaj nuk e pengon këtë procedurë pavarësisht problemeve që ajo paraqiste”.

Zoto dhe Mërtiri pas inceneratorit të Tiranës

Dokumentat hetimore të Prokurorisë së Posaçme sugjerojnë se e gjithë procedura për marrjen e koncesionit të inceneratorit të Tiranës është drejtuar dhe koordinuar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe se pas premtimit të marrë nga zyrtarët, ata kanë nisur kërkimet për gjetjen e kompanive “prestigjoze” në fushën e menaxhimit të mbetjeve.

Gjatë administrimit të materialeve të gjetura në kompjuterin e Klodian Zotos, hetuesit kanë hasur një dokument të krijuar në datën 15 qershor 2016 me autor Vladimir Bezhanin, punonjës i Ministrisë së Mjedisit. Bëhet fjalë për një letër në gjuhën angleze, që pasi e kishte punuar Bezhani, Zoto e kishte modifikuar.

“Letra iu drejtohej Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ku parashtrohej se shoqëritë Energy Recuperator S.p.a; Demare S.r.l; Arcadis S.r.l; Paul Wurth S.a dhe ITS sh.p.k, të specializuara në ndërtimin e landfilleve, ndërtimin e inceneratorëve etj., paraqesin letër interesi për menaxhimin e integruar të mbetjeve të bashkisë Tiranë,” thuhet në dosje.

Dosja tregon se Zoto nuk hartoi vetëm letrën e interesit në emër të kompanive, por edhe kriteret që do të vendoseshin në garë, edhe pse oferta e pakërkuar kishte marrë pikë bonus. Në një email drejtuar Alba Thomës në prill 2017, Zoto shkruan: “Kam lënë disa komente, sepse duhet të plotësohen nga ju. S'kanë të bëjnë me kriteret.” Më pas Zoto angazhohet në gjetjen e kompanisë që do të mbushë kriteret e tenderit dhe ia dërgon miqve të tij të huaj.

Sipas SPAK, kompania koncesionare “Integrated Energy BV SPV ka ortak të vetëm kompaninë hollandeze “Integrated Energy BV” dhe në vitin 2017, drejtues kryesorë të saj ishin Klodian Zoto dhe Giuseppe Ciaffaglione, ky i fundit i shpallur në kërkim na drejtësia për aferën e inceneratorit të Fierit.

Oferta e kompanisë Integrated Energy BV SPV u klasifikua nga komisioni i Vlerësimit të Ofertave me 100 pikë nga 100 të mundshmet. Dosja tregon rrugën se si Klodian Zoto dërgonte me email nenet e kontratës dhe përditësonte ish-sekretarin e Përgjithshëm, Alqi Bllako me vendime që merrte Këshilli Bashkiak Tiranë për kontratën. Më 21 shtator 2017, në emailin e Zotos mbërrin një email me materiale nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

“Në brendësi ndodhej një shkresë – draft e Këshillit Bashkiak Tiranë, që autorizon kreun e bashkisë së Tiranës të firmosë angazhimet e njësive vendore të qarkut Tiranë konfrom kontratës së koncesionit të firmosur nga ministri i Mjedisit,”- thuhet në dosje./BIRN

inceneratori i tiranes dosja e inceneratoreve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet