LIVE UPDATES
Politike

"Projekti Elbasan-Lesaj, pjesë e Korridorit VIII"/ Partia Demokratike: ARRSH shpall 6 procedura, tendera me fitues të paracaktuar

Zëdhënësja Antikurrupsion e PD, Vangjeli tha se vlera limit e gjashtë procedurave në total llogaritet në rreth 150 mln euro.

3 Nëntor 2024, 12:22 Nga ZH.LL
"Projekti Elbasan-Lesaj, pjesë e Korridorit VIII"/ Partia
Zëdhënësja Antikorrupsion e PD, Genta Vangjeli

TIRANË- Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat, thotë se ARRSH ka shpallur 6 procedura për projektin Elbasan-Lesaj, pjesë e Korridorit VIII, që sipas saj janë tendera me kushte për të paracaktuar fituesin.

Zëdhënësja Antikurrupsion e PD, Vangjeli tha se vlera limit e gjashtë procedurave në total llogaritet në rreth 150 mln euro. Vangjeli thotë se zyrtarët e AK janë duke konsumuar veprat penale, të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, prandaj kërkon hetimin nga SPAK.

Deklarata nga zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur në sistemin e prokurimeve gjashtë procedura që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII.

Vlera limit e gjashtë procedurave në total llogaritet në rreth 150 mln euro, të ndara në segmente rrugore si më poshtë:

“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza I” (3.5km)

“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza II” (3 km)

“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza III” (2.4 km)

“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza I” (3.5km)

“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza II” (3 km)

“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza III” (3.25km)


Gjatësia e aksit të rrugës së publikuar në këto 6 procedura është më pak se 19 km, pra km është përllogaritur me vlerë 9.4 milion euro me tvsh.

Dokumentet përkatëse për këto procedura prokurimi janë hartuar në shkelje të hapur të ligjit 162/2020 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar dhe VKM-së nr. 285, datë 19.05.2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik” (i ndryshuar), duke krijuar kushte për të paracaktuar fituesit.

"Projekti Elbasan-Lesaj, pjesë e Korridorit VIII"/ Partia

1.Autoriteti Kontraktor ka shpikur ndarjen e procedurave në faza edhe pse ky koncept nuk përdoret në procedurën e hapur kur bëhet fjalë për të njëjtin objekt.

"Projekti Elbasan-Lesaj, pjesë e Korridorit VIII"/ Partia

2. Pёrllogaritja e vlerёs sё kontratёs për aksin rrugor “Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII”, është kryer në kundërshtim me nenin 12 pika 8 të VKM-së nr. 285, datë 19.05.2021 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik” (i ndryshuar). …..pasi pёr qёllim tё pёrllogaritjes sё vlerёs sё kontratёs, duhet të merret parasysh vlera e përgjithshme …..

ARRSH-ja në këtë rast, duhet të zhvillonte një procedurë të vetme prokurimi duke rritur konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatoreve të huaj apo vendas me qëllim përfundimin e veprës në tërësi.

"Projekti Elbasan-Lesaj, pjesë e Korridorit VIII"/ Partia

3. Ky segment rrugor i ndarë në 6 lote, të ashtuquajtuara faza, ku secila është personalizuar mbi bazën e kritereve që plotësojnë operatorë ekonomikë të caktuar, dhe jo mbi kriteret reale që duhet të plotësohen për përmbushjen e kontratës, janë në kundërshtim me LPP nenin 2 pika “c” dhe “d”, nenin 3 pika 2, neni 21 pika 1, të cilat ngarkojnë me përgjegjësi AK si garantues në respektimin e parimeve të trajtimit të barabartë, transparencës, konkurrencës dhe mosdiskriminimit, të parashikuara në këtë ligj.

Në pikën 2.3, të “kritereve të veçanta të kualifikimit” në DT, është kërkuar që shoqëritë e huaja duhet të bëjnë ekuivalentimin e licencave profesionale….. Së pari, ky kriter rezulton të jetë vendosur në kundërshtim me ligjin, pasi afati i fundit për paraqitjen e ofertave është 33 ditë ndërsa afati për procedurën e ekuivalentimit është 38 ditë dhe në një afat të tillë, kompanitë e huaja e kanë absolutisht të pamundur të paraqesin dokumentacionin për njehsim të liçencës.

"Projekti Elbasan-Lesaj, pjesë e Korridorit VIII"/ Partia

Së dyti, ky detyrim bie ndesh me ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” të ndryshuar, Neni 8, pasi kushti ligjor është që zbatimi i punimeve të ndërtimit kryhet vetëm nga persona juridikë, privatë ose publikë, vendas ose të huaj, të pajisur me licencën përkatëse, dhe jo pjesëmarrja në një procedurë prokurimi. Janë dy momente të ndryshme, pasi subjekti që shpallet fitues në një procedurë prokurimi në një vend të caktuar (në këtë rast Shqipëria) u nënshtrohet rregullave te vendit duke bërë njehsimin e liçencës, përpara lidhjes së kontratës dhe fillimit të zbatimit te punimeve.

Së treti, ky kriter, konstatohet që është kufizues dhe është në kundërshtim me nxitjen e konkurrencës, trajtimin e barabartë dhe jo diskriminues të OE si dhe ngushtimin e konkurrencës e cila vlerësohet e tillë nga ligji kur AK hartojnë DT me qëllimin për të favorizuar ose dëmtuar në mënyrë të padrejtë operatorë ekonomikë të caktuar. Është pikërisht ky kusht, që në të gjitha procedurat e prokurimit që realizon ARRSH-ja, nuk merr pjesë asnjë operator ekonomik i huaj në shkelje të nenit 77 të LPP dhe jo vetëm, që lidhet me kërkesat për kualifikim.

"Projekti Elbasan-Lesaj, pjesë e Korridorit VIII"/ Partia

5. Në pikën 2.3.3 DT AK ka kërkuar që OE pjesëmarrës për realizimin e punimeve objekt kontrate, duhet të disponojë fuqi punëtore minimalisht 200 (dyqind) persona për secilën procedurë. Ky kriter është diskriminues dhe jo porpocional me objektin e kontratës pasi është përcaktuar me kast një numër shumë i lartë fuqie punëtore e panevojme, për më tepër që zbatimi i punimeve siç është kërkuar edhe nga AK kryhet gjerësisht me mjete të motorrizuara. ARRSH është në kundërshtim me LPP neni 77.

"Projekti Elbasan-Lesaj, pjesë e Korridorit VIII"/ Partia

6. Në pikën 4.4, të DST-ve, Autoriteti kontraktor ka përzgjedhur si kriter për përzgjedhjen e fituesit jo ofertën me çmimin më të ulët por Ofertën ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kosto, e ndarë me pikë… Konstatohet lehtësisht se është një kriter, që lidhet tërësisht me paracaktimin e fituesit, duke skualifikuar pikërisht ata operatorë ekonomikë që mund të paraqesin ofertë me çmim më të ulët, dhe që nëpëmjet kritereve për kualifikim do të ishte i pamundur skualifikimi, e në këtë rast ARRSH zbaton planin “B”, nëpërmjet vlerësimeve subjektive me pikë, në kundërshtim me nenin 45, të VKM-se, 285, datë 19.5.2021, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, “Kriteret për shpalljen e ofertёs fituese” ku përcaktohet se:

3. Për punët/mallrat/shërbimet që kanë specifikime të thjeshta, standarde teknike të mirënjohura dhe janё lehtёsisht tё gjendura nё treg, oferta ekonomikisht më e favorshme, bazohet në çmimin si i vetmi element i ndryshueshёm ndёrmjet ofertave. Në rastin konkret, për këto punime ndërtimi, nga ana e projektuesit të veprës, nuk është dhënë asnjë përkufizim që t`i cilësojë ato me standarde teknike të panjohura dhe që nuk gjenden në treg. Sjellim në vëmendje të ARRSH dhe SPAK se me veprimet e mësipërme, zyrtarët e AK janë duke konsumuar të paktën veprat penale, të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, dhe “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

 

 

 

 

 

 

 

partia demokrati genta vangjeli deklarate per media arrsh


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet