LIVE UPDATES
Politike

Projektbuxheti 2026/ Ministrja Sala në Kuvend: Garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët

Ajo nënvizoi se gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka arritur përmirësime të dukshme në treguesit kryesorë të shëndetit.

19 Nëntor 2025, 19:47 Nga E. D
Projektbuxheti 2026/ Ministrja Sala në Kuvend: Garanton shërbime
Evis Sala

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, duke folur në Kuvend deklaroi se projektbuxheti për vitin 2026 është një instrument që forcon reformën, modernizon sistemet tona, garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët. Ajo nënvizoi se gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka arritur përmirësime të dukshme në treguesit kryesorë të shëndetit. Sipas saj, buxheti i vitit 2026 është një fillim i mirë për t’iu përgjigjur këtyre sfidave dhe për të filluar adresimin e disa objektivave që mbeten gjithnjë të rëndësishme për qeverinë. 

Fjala e plotë e ministres Evis Sala: 

Buxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është udhëhequr nga një parim i vetëm: “Forcimi i sistemit të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale, me në qendër pacientin, qytetarin dhe çdo individ në nevojë.” Qëllimi ynë është i thjeshtë dhe i panegociueshëm: shërbime më të mira shëndetësore dhe një sistem më i fortë, mirëqenie sociale për çdo shqiptar.

Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka arritur përmirësime të dukshme në treguesit kryesorë të shëndetit. Ne jemi vendi me jetëgjatësinë më të lartë në Ballkanin Perëndimor (79 vjeç, në krahasim me 75 të mesatares në rajon) dhe shumë afër nivelit të Bashkimit Europian (81 vjeç). Mortaliteti i fëmijëve nën 5 vjeç ka rënë ndjeshëm: nga 20 për 1000 lindje në vitin 2005 në 9 për 1000 lindje në vitin 2023.

Për të njëjtën periudhë, mortaliteti i nënave gjatë lindjes është përgjysmuar, nga 12 në 7 për 100 000 lindje. Gjatë dekadës së fundit, qeveria ka bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin të infrastrukturës shëndetësore, trajnimin e stafit, zgjerimin e skemës së sigurimit shëndetësor, përmirësimin e shërbimeve të specializuara dhe rritjen e pagave. Pavarësisht arritjeve, sfidat janë të shumta:

Mosha mesatare në rritje e popullatës, ndryshimet demografike dhe zhvillimet socio-ekonomike po favorizojnë një rritje të sëmundjeve kardiovaskulare; tumorale, pulmonare apo ato neurologjike (si Alzheimer). Gjithashtu, përparimi i shpejtë në teknologji, dixhitalizimi i sistemeve dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale kërkojnë reformim të sistemit, për t’iu përgjigjur nevojave globale në shëndetësi.

Buxheti i vitit 2026 është një fillim i mirë për t’iu përgjigjur këtyre sfidave dhe për të filluar adresimin e disa objektivave që mbeten gjithnjë të rëndësishme për qeverinë. Gjatë ditëve të fundit kam dëgjuar kolegë deputetë të thonë se ky buxhet nuk mjafton. Në të vërtetë, ky buxhet fillon të adresojë një prioritetesh të rëndësishme: rritja e pagave për mjekët dhe personelin mjekësor; rritja e fondit të dedikuar për barnat antitumorale; zgjerimi i paketave të shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë nisjen e shërbimeve të munguara si: trombektomia, rikonstruksioni i gjirit për gratë e prekura nga tumori; transplantet e kornesë dhe ofrimi i paketës së stomës;

si dhe mbulimin me shërbime sociale të integruara në 61 bashkitë, me një rritje prej 22% të Fondit Social. Duke u ndalur në shifrat konkrete, buxheti prej 108.8 miliardë lekësh për vitin 2026 financohet nga: buxheti i shtetit në masën 75% (ose 82.5 miliardë lekë) kontributet e sigurimeve shëndetësore në masën 25% (ose 26.3 miliardë lekë)

Ky buxhet zë 12.3% të buxhetit të shtetit ose 3.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ka një rritje prej afro 4.2% krahasuar me vitin 2025. Të nderuar deputetë, Lufta kundër kancerit mbetet një nga sfidat tona më të mëdha. Në vitin 2026, për herë të parë, të gjitha barnat antitumorale do të rimbursohen plotësisht. Fondi prej 15 milionë euro shtesë për barnat antitumorale është një investim serioz për përballimin e kësaj sfide.

Kemi një strategji të qartë për modernizimin e kujdesit onkologjik në gjithë ciklin: nga depistimi dhe diagnoza e hershme, te trajtimet më të avancuara. Po ashtu, po dixhitalizojmë tërësisht shërbimet onkologjike, duke i mundësuar çdo pacienti një dosje elektronike, e cila lidh të dhënat diagnostike, recetat online dhe ndjekjen terapeutike, duke garantuar planifikim më të mirë dhe monitorim të vazhdueshëm të cilësisë.

Shqipëria 2030 do të ketë Institutin Kombëtar të Kancerit dhe Rrjetin Kombëtar të Kancerit, sipas modeleve më bashkëkohore. Këto mekanizma janë baza për standardizimin e protokolleve të trajtimit në të gjithë vendin dhe, mbi të gjitha, do të sigurojnë që çdo pacient, pavarësisht vendndodhjes gjeografike apo statusit socio-ekonomik, të ketë akses në kujdes onkologjik me cilësi të lartë.

Përmes buxhetit të vitit të ardhshëm bëhet e mundur kryerja e një sërë shërbimesh të reja spitalore. Për herë të parë: Do të ofrohet shërbimi i trombektomisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Vajzave dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit do t’u ofrohet rikonstrulsioni i gjirit përmes fondit të dedikuar. Një tjetër lajm pozitiv është transplanti i kornesë, duke zgjidhur një problem shumëvjeçar të pacientëve me probleme të shikimit.

Në vitin 2026 nuk do të sjellim vetëm shërbime të reja, por do të zgjerojmë dhe standardizojmë shërbimet ekzistuese në mbarë vendin, duke rritur cilësinë dhe duke konsoliduar strukturat shëndetësore. Në këtë kuadër do të vijojë financimi për: Trajtimin e 322 mijë pacientëve në spitalet terciare, rajonale dhe bashkiake; Kryerjen falas të dializës; Mbështetjen për paketën e kardiologjisë; Mbështetjen për transplantet renale; Trajtimin e pacientëve me katarakt.

Kujdesi parësor është shtylla kurrizore e çdo sistemi modern shëndetësor. Për vitin 2026 parashikohet mbështetja për: 7.6 milionë vizita në kujdesin parësor, të financuara me 2.3 miliardë lekë; check-up mjekësor falas për qytetarët 35–70 vjeç; rimbursim të barnave për 400,000 pacientë, me një buxhet prej 13.5 miliardë lekësh, 7% më shumë se vitin e kaluar; vijimin e stripave falas për diabetikët mbi 65 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët e punës.

Parandalimi mbetet thelbësor. Përmes buxhetit për shëndetësinë do të mbështetet: Vaksinimi HPV për djemtë, për herë të parë, në janar 2026; vaksinimi i plotë për fëmijët; vaksinimi falas i gripit për të gjitha grupet në risk — mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe fëmijët; programet e depistimit për kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës.

Buxheti 2026 dedikon 4.28 miliardë lekë për investime në infrastrukturë dhe teknologji shëndetësore për: rinovimin e pajisjeve të imazherisë dhe laboratorëve; përmirësimin e shërbimeve të urgjencës; modernizimin e sistemeve financiare dhe administrative; zgjerimin e kapaciteteve spitalore.

Gradualisht po shkojmë drejt një sistemi modern sigurimesh shëndetësore. Viti 2026 shënon fillimin e një faze të re të reformës së sigurimeve shëndetësore, duke kaluar nga buxhetet historike te buxhetet faktike. Kjo do të sjellë një skemë transparente, duke ulur abuzimin dhe pagesat nga xhepi.

Synimi ynë është që çdo spital rajonal të ketë autonomi të plotë menaxheriale dhe planifikim të nevojave për barna, pajisje dhe personel, në bazë të indikatorëve të performancës dhe protokolleve të unifikuara klinike.

Së fundmi, si mjeke, më lejoni të ndaj me ju se asnjë nismë apo program qeveritar në shëndetësi nuk mund të jetë i suksesshëm pa ata që janë në vijën e parë të shërbimit me qytetarët: mjekët dhe profesionistët e sektorit shëndetësor. Asgjë nuk mund të bëhet pa një ekip, dhe investimi te burimet njerëzore mbetet sfida ime e radhës.

Në vitin 2026, do të rrisim pagat për rreth 19,000 profesionistë të sektorit shëndetësor dhe do të përmirësojmë kushtet e punës. Më vjen mirë që gjatë këtyre 2 muajve kam marrë shumë komunikime dhe shprehje dëshire për të kontribuar në Shqipëri nga profesionistët shqiptarë në botë. Ndaj, në vitin 2026 do të punojmë për krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm e afatgjatë për angazhimin e tyre, duke vijuar të investojmë në paga, infrastrukturë dhe shërbime në mbështetje të profesionistëve të shëndetësisë.

Të nderuar kolegë, Asnjë qytetar nuk ndjen siguri nëse ka vetëm akses në shëndetësi dhe jo në kujdesin social, ose anasjelltas. Prandaj, krahas shëndetësisë, prioriteti ynë për vitin 2026 është konsolidimi i sistemit të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, i integruar me sistemin shëndetësor.

Ky buxhet pasqyron plotësisht kërkesat e procesit të integrimit në BE, veçanërisht në: – Kapitullin 19 – Politika Sociale dhe Punësimi, – Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore,

duke përfshirë angazhimet për: mbrojtjen e fëmijëve në risk përmes Garancisë Evropiane për Fëmijët; zgjerimin e programeve të riintegrimit dhe përfshirjes për grupet vulnerabël; përmirësimin e kuadrit rregullator për barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave dhe vajzave. Sot, sektori i kujdesit dhe mbrojtjes sociale zë 33.6% të buxhetit total të Ministrisë, ose 3.1% të buxhetit të shtetit dhe rreth 1% të PBB-së.

Mbrojtja sociale garantohet përmes tre programeve kryesore: Skema e Ndihmës Ekonomike, Skema e Aftësisë së Kufizuar, Shërbimet e Kujdesit Social. Këto programe mbështesin familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, të moshuarit dhe viktimat e dhunës dhe trafikimit. Gjatë dekadës së fundit, buxheti i mirëqenies sociale është rritur me 16.4%.

Ky nuk është shpenzim; është një politikë zhvillimi të qëndrueshëm për dinjitet, përfshirje dhe barazi. Programi i Kujdesit Social për vitin 2026 është 27.7 miliardë lekë, duke përfshirë: 7.3 miliardë lekë për rreth 61,000 familje në Ndihmë Ekonomike; 2.3 miliardë lekë për Bonusin e Bebes; 850 milionë lekë për nënat me tre ose më shumë fëmijë — me 8,300 përfitues; 15.3 miliardë lekë për rreth 94,000 persona me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre; 1.4 miliardë lekë për institucionet rezidenciale me 1,200 përfitues; 400 milionë lekë për Fondin Social, një rritje prej 22.2%, duke mbështetur 95 shërbime komunitare në 61 bashkitë e vendit.

Të nderuar deputetë, Buxheti 2026 për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale nuk është thjesht një grup shifrash. Është një prioritet për të investuar te njerëzit, te dinjiteti, te mundësitë e barabarta dhe e ardhmja jonë evropiane. Ai pasqyron vendosmërinë tonë për: fuqizimin e shëndetit publik dhe modernizimin e kujdesit spitalor dhe atij parësor; mbështetjen dhe motivimin e profesionistëve tanë shëndetësorë; konsolidimin e mbrojtjes sociale, në mënyrë që asnjë fëmijë, grua, i moshuar, person me aftësi të kufizuara dhe familje vulnerabël të mos mbetet pas;

përafrimin me standardet e BE-së me masa konkrete, duke treguar se Shqipëria është gati të përqafojë modelin social evropian. E them me bindje të plotë: Kur diskutohet për shëndetin dhe mirëqenien sociale, nuk duhet të ketë ndasi politike, por bashkëpunim. Prandaj, ju ftoj të mbështesni këtë buxhet, si një instrument që forcon reformën, modernizon sistemet tona, garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët tanë. Ju faleminderit!/Dosja.al

evis sala

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet