LIVE UPDATES
Politike

Procesi i rinumërimit të votave/ Këlliçi: Do zbulohet një sasi e madhe votash të vjedhura nga PS! Do të luftojmë për mandatin e 14-të në Tiranë

Ai bëri me dije se në 14 kuti të rinumëruara deri janë evidentuar 17 për PS, të përfituara sipas tij, në mënyrë të paligjshme.

18 Qershor 2025, 14:02 Nga r.ll
Procesi i rinumërimit të votave/ Këlliçi: Do zbulohet
belind kellici

TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, po ndjek nga afër procesin e rinumërimit të 1282 kutive të votimit të qarkut të Tiranës. Rinumëri po zhvillohet në pallatin e sportit "Fahrije Hoti".

Në një prononcim për Syri Tv, Këliiçi tha se procesi po zhvillohet shumë ngadalë, ndërsa sipas tij pritet të zgjasë edhe për dy javët e ardhshmë.  

Më tej bëri me dije se në 14 kuti të rinumëruara deri janë evidentuar 17 për PS, të përfituara sipas tij, në mënyrë të paligjshme. Këlliçi theksoi se fokusi kryesor është dokumentimi i çdo parregullsie dhe marrja e mandatit të 14-të në kryeqytet. Ai u shpreh se faktet e prezantuara deri më tani nga Partia Demokratike janë dëshmi që më 11 maj nuk pasur zgjedhje por "farsë lektorale". 

PJESË NGA FJALA E KËLLIÇIT: 

Deri tani, procesi po ecën me një ritëm shumë të ulët, shumë të ngadaltë, dhe për të paktën dy javët në vijim parashikohet që të jemi ende në proces rinumërimi. Deri më tani, në 14 kuti është evidentuar se PS ka përfituar 17 vota në mënyrë të paligjshme, pra komisionerët i kanë shtuar PS-së 27 vota. Diku tjetër i janë shtuar vota të pavlefshme ose të një subjekti tjetër. Nëse vazhdohet me këtë trend në 1,282 kutitë në total, është e pashmangshme që të kemi një sasi të madhe votash të vjedhura nga PS në qarkun e Tiranës.

Pa dyshim, PD-së deri tani i janë hequr dhe vjedhur vota. Janë hequr 4 vota si subjekt, dhe ne do të vijojmë ndjekjen kuti pas kutie. Ky është një proces që po ndiqet edhe online nga strukturat e PD-së dhe në faqen e KQZ-së. Fokusi kryesor është dokumentimi i çdo parregullsie dhe marrja e mandatit të 14-të në kryeqytet, brenda farsës zgjedhore që ka ndodhur më 11 maj.

Sot, me provat që PD ka bërë publike votimi i njëjtit qytetar 3-4 herë në Elbasan, kthimi përmbys i kutive të votimit për të nxjerrë fletën dhe për të “verifikuar” vullnetin e qytetarëve sipas pamjeve të publikuara nga z. Berisha, faktet e pakontestueshme të presionit gjatë ditës së votimit, si dhe rasti i trenit bullgar në Peqin ku votohej me një fletë të vetme që nxirrej jashtë tregojnë se ky proces ka ndodhur paralelisht në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Të gjitha këto fakte mjaftojnë për të treguar se më 11 maj nuk ka pasur zgjedhje, por një farsë elektorale. Një shtet elektoral që punon ditën e zgjedhjeve për të organizuar një maskaradë të madhe, vetëm për të mashtruar opinionin publik dhe atë ndërkombëtar se në Shqipëri ka një demokraci funksionale me zgjedhje të rregullta. Kjo vetëm për t’i dhënë kësaj mazhorance edhe katër vite të tjera për të vjedhur vendin, dhe që Rama të vazhdojë të jetë kryeministër i vendit më të varfër në Europë, ndërkohë që udhëton me avion privat, merr pjesë në dasma miliarderësh dhe pi shishe vere që kushton 33 mijë euro në ditë.

Ndërkohë, fokusi ynë, brenda kësaj maskarade, është të mbrojmë çdo votë. Ne do të luftojmë votë për votë për të marrë mandatin e 14-të në Tiranë, i cili i përket Ilir Alimehmetit, dhe padyshim do të luftojmë për të evidentuar çdo parregullsi.

Kemi dëgjuar për një Task Forcë të SPAK për të hetuar krimet zgjedhore. Ka një javë që z. Berisha ka denoncuar me zë dhe figurë vjedhjen e votave dhe personat që kanë organizuar këtë, por asgjë nuk ka ndodhur. SPAK nuk ekziston. Task Forca nuk ekziston. Është thjesht një alibi për të hyrë në raportet burokratike, për të marrë rrogat e tyre ndërkombëtarët dhe për të vazhduar "qejfin" e tyre në raportet formale që bëjnë për Shqipërinë. Ndërkohë, Shqipëria po rrëshqet çdo ditë e më shumë drejt autokracisë, në një diktaturë moderne.

belind këlliçi zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026