LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë/ Rama: 6000 shoqëri tregtare përfituan nga heqja e barrierave! BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor

•Në kuadër të procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Shqipëri, Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizon sot në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE”. •Fjalën hapëse e kishte Kryeministri Edi Rama. •Kreu i Qeverisë u shpreh se ndihet krenar për faktin se Shqipëria do të organizojë samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. •Rama theksoi gjithashtu se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa vendet e rajonit kanë nevojë për unionin. •Sipas kryeministrit, ka ardhur koha që ta kalohet nga fjalët premtuese tek veprat. •Më pas, një mesazh e dhanë edhe Presidentja e Unionit të Dhomave të Tregtisë në Shqipëri, Ines Muçostepa dhe Olivier Becht, Ministër i tregtisë me jashtë dhe ekonomisë në Francë. •Punimet, sipas axhendës së publikuar janë të ndara në disa panele, dhe fundi i forumit pritet të jetë në orën 18:30. •Forumi do të mbledhë së bashku ministrat e Ekonomisë të Procesit të Berlinit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe partnerë të tjerë të Procesit të Berlinit, me fokus avancimin e tregut të përbashkët rajonal, për të nxitur zhvillimin e rritjes ekonomike të rajonit dhe për ta sjellë atë më afër BE-së.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mete në Minestralin e Ministrave të Ekonomisë: Shqipëria ka mundësinë të hyjë në tregun me 450 milion konsumatorë

Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë/ Rama: 6000 shoqëri
Ervin Mete

TIRANË-Ervin Mete, Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka marrë fjalën në tryezën e minestralit të Ministrave të Ekonomisë në kuadër të procesit të Berlinit. Mete në fjalën e tij ka vendosur theksin për bashkëpunimin rajonal dhe ka bërë thirrje për të dal nga tregu i brendshëm. 

Mete në fjalën e tij tha se Shqipëria është ende larg për tu përfshirë në tregun e 450 milionë konsumatorëve, por nga ana tjetër ai tha se Shqipëria dhe rajoni ka burime të pa shfrytëzueshme.

"Të nderuar pjesëmarrës dëshiroj tju uroj pjesëmarrës në Tiranë. Unë sa kam nisur detyrën si ministër dhe është një privilegj që ta nis detyrën time në këtë tryezë të rëndësishme. Kjo është një tryezë e cila ndihmon procesin e qendrueshmërisë ekonomike në Ballkanin Perëndimor që ndihmon punësimin. Në ministralin e pasdites do të diskutojmë nevoja e përmirësimit dhe integrimin financiar. Tronditjete e jashtme kanë ngadalësuar bizneset dhe potencialin e tyre. Kur u miratua ky plan në vitin 2020, rritja e integrimit do të sillte një përqindje të lartë në rajon. Ky proces nuk u bë në përputhje me parashikimit, ta përdorim këtë tryezë si një nisje të mbarë. Përshpejtimi në politikat e BE që lindin nga traktattet e ndryshme do të rrisë investimet. Pasdite bashkë më ministrat do të diskutojmë mundësitë. Aktualisht me përputhja me tregun e tregtisë bëhen me anë të marrëveshjeve. Ne kemi më shumë pritëshmëri dhe për bizneset tona, ne kemi mundësi të hyjmë në një treg me 450 milionë konsumatorë.Shqipëria nuk është ende aty dhe jemi ende të përqëndruar në tregjet e brendshme. Inkurajimi do të na ndihmojë për të hyrë në këto tregje. Avantazhet janë më të mëdha se sa pengesat dhe kemi mundësi edhe më shumë për të rritur idetë tona. Kemi një ide me Bankën Botërore që të ulëm barrierat për mallrat në rajon. Dëshiroj të kërkoj nga vendet e rajonit që të na bashkohen. Ka disa iniciati si ajo e korsive blu dhe objektivat e gjelbër. Cilat janë shoqërit që përfitojnë nga këto diskutime? Jam i gatshëm të punojë në rajon për këtë çështje."- përfundoi Mete në fjalën e tij. 

2 VITE ME PARE

Lufta në Ukrainë, Rama: Nuk duhet ta shohim si lojë, por si katastrofë që duhet ta shmangim

Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë/ Rama: 6000 shoqëri
Edi Rama

TIRANË- Gjatë takimit të ministrave të Ekonomisë së BE-së dhe Ballkanit në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama u shpreh se lufta është në dyert tona.

Ai tha se lufta në Ukrainë nuk duhe të shikohet si një lojë por si katastrofë.

‘Dua të citoj pa leje mikun e dashur francez që kemi këtu, që dje më kujtoi diçka thelbësore që nuk duhet të harrohet por mbështetet në shembuj, si ai franko-gjerman. Më tha se gjyshërit e tij e kanë parë me sytë e tyre dhe pikërisht nga pamjet e tmerrshme, nga kujtesat e tmerrshme nga ajo që lufta nënkuptoi për Francën e Gjermaninë, Franca vendosi ti shtrijë dorën e bashkëpunimit Gjermanisë, ishte gjest i guximshëm në atë kohë, kjo i hapi rrugës Evropës që kemi. Sot që lufta është në dyert tona, në Ukrainë, është e rëndësishme mos ta shohim luftën si video-lojë, por si katastrofë që duhet ta shmangim me çdo mjet, kudo, në çdo lloj forme, edhe përmes konflikteve më të vogla që nga historia e rajonit mjafton për të ndezur një luftë Ballkanike, por edhe një luftë evropiane e botërore. ‘- tha Rama.

2 VITE ME PARE

'Na duhet të veprojmë me shpejtësi'/ Ministri francez: Të përshpejtojë ndërlidhjet mes Ballkanit Perëndimor dhe vendet e BE

Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë/ Rama: 6000 shoqëri
Ministri

TIRANË- Gjatë mbledhjes së ministerialit euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, ishte i pranishëm edhe ministri i tregtisë me jashtë dhe ekonomisë në Francë, Olivier Becht. Në fjalën e tij, Becht pranoi se Franca ka munguar në Ballkanin Perëndimor, mirëpo shtoi se po angazhohen sërish.

Më tej, ai tha se duhet që plani për rritjen e Europës të bëhet me hapa të shpejtë, pasi sipas tij, do të ndihmojë në jetën e njerëzve. 

'E ardhmja jonë është në duart tona'- shtoi ai në fund. 

PJESË NGA FJALA E TIJ:

Kjo periudhë kaq e gjatë paqeje është se ne vendosëm që të jemi bashkë në paqe, në vend që ta shkatërrojmë njëri tjetrin. Kam kënaqësi që jam sot në Shqipëri, jam besimplotë se do të jemi së bashku duke shkruar një kapitull të ri. Franca ka munguar në Ballkanin Perëndimor, por po angazhohemi sërish.

Kemi nevojë të përshpejtojmë këtë proces. Kërkon më shumë ekonomi dhe integrim për të gjithë rajonin, ndalin dy gjëra që janë të lidhura me njëra tjetrën, kompanitë e mëdha jo gjithmonë kanë burimet për të studiuar tregun. Ne kemi një objektiv, është që të përshpejtojë ndërlidhjet mes Ballkanit P. dhe vendet e BE. Do lehtësojë sektorin privat dhe do përshpejtojë procesin e anëtarësisë në BE.

Na duhet të jemi ambicioz, ato që shpresojmë të arrijmë janë hapa premtues, na duhet të bëjmë më shumë dhe me shpejtësi. Cështja është si, pika kryesore. Nuk kemi më kohë për të humbur, plani për rritjen e Europës do të na krijojë mundësi për të na treguar se po marrim vendime të rëndësishme, që do të ndihmojnë në jetën e njerëzve, do të na tregojë se ku duhet të jemi. E ardhmja jonë është në duart tona, faleminderit që jemi ne aktorë të kësaj të ardhme. 

2 VITE ME PARE

"Disa vende janë lë jashtë tregut" Presidentja e Dhomës së Tregtisë Gjermane: Duhet programi i përbashkët i zhvillimit

Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë/ Rama: 6000 shoqëri
Ines Mucostefa

TIRANË-Ines Mucostefa, Presidente e Unionit të Industrisë në Shqipëri e ftuar në Tiranë në Minestralin e Ministrave të Ekonomisë në kuadër të Procesit të Berlinit për BE ka vendosur theksin në zhvillimin ekonmik të Ballkanit Perëndimor. Mucostefa në fjalën e saj ka përmendur se 6 mijë kompani në Ballkanin Perëndimor janë gati dhe kanë plotësuar kushtet për të investuar në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër ajo ka theksuar se BE duhet të ndihmojë Ballkanin Perëndimor pas pasojave që ka lënë pandemia, kriza energjitike dhe lufta në Ukrainë.

Faleminderit dhe shprehim mirënjohjen tonë për këtë ministral të biznesit. Faktori i biznesit ka një rritje në Ballkani Perëndimor. Falenderime të veçanta dhomës tregtare që ka organizuar këtë forum dhe bizneseve gjermane. Do të firmosim memorandumin e përbashkët të biznesit dhe kjo është një lajm i mirë. Pandemia, kriza energjitike, lufta në Ukrainë ka ndikuar në ekonominë rajonale dhe na ka bërë të shikojmë që disa vende i ka lënë jashtë tregut. Ndaj Ballkani Perëndimor duhet ndihmuar, se është i pasur dhe burime natyrore që mundësojnë projkete të reja. Europianët duhet të kuptojë potencialin e Ballkanit Perëndimor dhe duhet të krijohet gjithë programi i zhvillimit. Në këtë program sic e përmendi dhe Kryeministi më shumë se 6 mijë kompani të Ballkanit Perëndimor kanë plotësuar kushtet dhe janë gati për aksese në tregun europian. Një mekanizëm i rëndësishëm që ballkani perëndimor ka plotësuar është fondi për bashkëpunim rajonal dhe kjo përmirëson cilësinë e arsimit e profesional dhe kjo përgatit rininë për mundësi punësi. Falenderoj Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë Federale dhe Bankën Evropiane. Sic e ka përmendur dhe Presidenti i BE e ardhmja e Ballkanin perëndimor është në BE.”-tha Mucostefa në fjalën e saj.

2 VITE ME PARE

"6 mijë shoqëri tregtare përfituan nga heqja e barrierave'/ Rama: Unioni i dhomave të tregtisë ka ndihmuar biznesin dhe Shqipërinë

Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë/ Rama: 6000 shoqëri
Edi Rama

TIRANË- Në kuadër të procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka organizuar sot në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE”. Kryeministri Edi Rama i cili mori fjalën i pari në këtë mbledhje, deklaroi se ka ardhur koha që të mendojmë jashtë kornizave. 

Ai u shpreh se 6000 shoqëri tregtare kanë përfituar nga heqja e barrierave mes vendeve.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Sa më e mirë të jetë atmosfera e bashkëpunimit, aq më e mirë është hapësira për të trajtuar cështje të vështira. Të biesh dakord për të mos rënë dakord, nuk na ka ndikuar që të mos gjejmë gjuhën e përbashkët. Po kaloja disa të dhëna, dua të falenderoj me zemër dhomat e përfshira në këtë proces. Konkretisht, unionin e dhomave të tregtisë që ka ndihmuar shumë biznesin dhe vendin tonë për të kuptuar realitetin tonë.

Një nga të dhënat më të rëndësishme, është që 6 mijë shoqëri tregtare kanë përfituar nga aktivitetet e tregtisë, nga heqjet e barrierave. Gjithcka bëjmë së bashku, është të përfitojmë në terren dhe të kemi më shumë përfitime për njerëzit që kanë nevojë të lëvizin lirisht për kompanitë që duan të lëvizin mallrat e tyre. 

2 VITE ME PARE

Ministeriali euro-ballkanik/ Rama: Duhet të mendojmë jashtë kornizave! BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ne për të

Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë/ Rama: 6000 shoqëri
Edi Rama

TIRANË- Në kuadër të Procesit të Berlinit, zhvillohet në Tiranë, ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, me pjesëmarrjen e mbi 20 delegacioneve të nivelit të lartë. Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se Samiti do të diskutojë diçka që 5 vite më parë nuk mund të imagjinohej, të diskutojë për planin e ardhshëm të BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Në një moment përcaktues ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave, është kjo ajo që po përpiqemi të bëjmë me këtë samit, ajo që po ndjejmë nga të gjitha komunikimet me miqtë tanë. Dje pata kënaqësinë të zhvilloja një bisedë mjaft shteruese me mikun tonë nga qeveria e Francës, ishte një bisedë që 5 vjet më parë do ishte e pamundur të zhvillohej. Gjërat kanë ndryshuar, shohim me interes se në BE ka një bindje më të fortë dhe janë më syhapur ndaj rëndësisë që Ballkani Perëndimor ka ndaj BE. 

Sot BE ka nevojë për BP po aq sa kjo ka nevojë për BE. Ne jemi këtu për të diskutuar rreth temave më thelbësore të këtij procesi, që përfshin forcimin e ekonomive tona, duke përfshirë sferën e aktiviteteve të BE. 

 

ministeriali i ministrave te ekonomise procesi i berlinit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet