22 Shtator 2022, 12:12
Nga k.m.
Gazmend Oketa
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa pretendon se nuk ka shkelur ligjin për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Në një intervistë për Euronews Albania, Oketa tha se është marrë në pyetje dje në SPAK është pyetur nën cilësinë e një personi që ka dijeni për çështjen dhe nuk preferoi të tregonte të tjera detaje. Duke shtuar se ishte hera e tij e parë që ishte thirrur, duke shtuar se kishte komunikuar me shkresa dhe dokumente zyrtare.
“Ju siguroj që asnjë në këtë rast as në raste të tjera nuk kam shkelur ligjin. Gjatë kohës që isha ministër këto procedura vazhdonin. Jam pyetur nën cilësinë e një personi që ka djeni për këtë çështje dhe kaq. Çdo lloj komenti tjetër përveç ngjyrimeve politike do të ishte një koment i tepërt. Drejtësia le të bëjë punën e saj. Dje ishte hera e parë që u thirra në SPAK. Do preferoja që mos komentoja, nuk është çështje këndvështrimë është çështje pozicionesh zyrtare, ne kemi folur me dokumente, me shkresa,”- u shpreh Oketa.
Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale'.
gazmend oketa ish-kompleksi partizani privatizimi i kompleksit partizani kompleksi partizani
Politike
22 Shtator 2022, 12:14
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur se do të paraqitet në ambientet e Prokuroris&...
Politike
22 Shtator 2022, 12:03
A.B
Femijet
TIRANË- Me urdhër të Ministrisë së Arsimit, mësuesit do duhet të shoqërojnë nxënësit nga kla...
Politike
22 Shtator 2022, 11:52
k.m;f.g
BE vendos sanksione për të korruptuarit? Për çfarë e kishte fjalën Balla sot në Kuvend (SQARIMI)
22 Shta...
Politike
22 Shtator 2022, 11:41
A.B
Kuvend
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pengua në Kuvend. Teksa qëndroi përballë tavolinës së zëvend&eum...
Politike
22 Shtator 2022, 11:23
d.a.
Pandeli Majko
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka hedhur poshtë deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vu&cce...
Politike
22 Shtator 2022, 11:34
A.B
Grida Duma
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma foli në Kuvend për emigrimin e shqiptarëve jashtë vendit d...
Politike
22 Shtator 2022, 11:13
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pret formalizimin për të shpallur kandidaturën zy...
Politike
22 Shtator 2022, 10:36
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar mbështetjen ndaj nismës 'Ballkani i Hapur'. Pë...
Politike
22 Shtator 2022, 10:36
k.m.
Jorida Tabaku dhe Ulsi Manja
TIRANË- Përplasje në Kuvend për rolin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit d...
Politike
22 Shtator 2022, 09:31
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, u tentuan ...