LIVE UPDATES
Politike

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Berisha: Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtohet mbi banorët, shpërqëndrim vëmendjeje nga farsa elektorale

Ai tha se asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’, dhe se çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez pas brezi.

9 Korrik 2025, 12:45 Nga M.B
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Berisha: Një terror dhe
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi sot gjatë një konference për shtyp se protestat në theth për prishjet e ndërtimeve pa leje. Berisha tha se një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit. Sipas Berishës ajo që po ndodh në Theth bëhet edhe pë të shpërqëndruar vëmendjen nga ajo që e konsideron si farsë elektorale, pra zgjedhejt e 11 majit.

Kryedemokrati tha se kjo nuk është çmenduri sepse është qëllim që bazohet në një urrejtje patologjike të papërmbajtur të një njeriu. Ai tha se asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’, dhe se çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez pas brezi.

Berisha tha se kontejnerët në livadh duhej të kishin bërë deklaratën, por nuk janë ndërtime pa leje duke shtuar se ndërtime pa leje, sipas vendimit të firmosur nga vetë Rama janë ndërtimet me themele.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit. Në një akt, do të thosha kriminal, Edi Rama në mesin e sezonit turistik ka gjetur hakmarrjen ndaj Thethit për t’ia larguar edhe ata turistë që i shkojnë si burimi i vetëm i të ardhurave për atë komunitet. T’i thuash çmenduri, nuk është çmenduri se është qëllim që bazohet në një urrejtje patologjike të papërmbajtur të një njeriu, përroi psikik i të cilit prodhon në 24 orë urrejtje dhe negativitet. Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’, çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez pas brezi. Në rast se ata vërtet në moszbatim të ligjeve, në tokë të tyre kanë vendosur kabina apo kontejnerë, sigurisht ata kanë bërë një shkelje, por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ai ligj ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje. I konsideron ndërtime me vetëdeklarim.

Por cilido të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonit turistik kanë ardhur të tjerët nga Australia, Gjermania, Izraeli, Egjipti, Franca, Italia. Kanë prenotuar pushimet dhe ky del dhe u dërgon aty banda me uniformë për t’ia çmontuar kabinat apo çfarë janë ato, dhe për të zhvilluar një betejë ku banorë dhe turistë janë bërë së bashku. Ky është një shfryrje urrejtje e një njeriu që përfaqëson një trup urrejtjeje njerëzore. Po në qoftë se aty janë bërë shkelje, ta zëmë, atëherë çdo shtet çon njoftimin e konstatimit dhe nuk ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit. Ata kanë kontrata, ata kanë prenotime,ata kanë njoftime. Prit të bjerë sezoni dhe vepro. Po zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje atërore dhe ky është i tëri një shpirtkërmë që riprodhon të atin e tij xhelat dhe dajën e tij xhelat për kundërshtarin. A mundet një njeri të dërgojë hordhi, falanga në Theth dhe t’ia heqë tjetrit kabinën nga oborri i shtëpisë së vet kur e ka plot me turistë dhe ka të tjerë të prenotuar.

Këto i bën vetëm një shpirtkërmë që ka shpirtin e të atit xhelat Kristaq Rama, i cili firmoste varjen e kundërshtarit. Që ka shpirtin e Spiro Kolekës që kërkonte t’u futeshin tanket dhe mitralozët studentëve në dhjetor të vitit 1990. Ai mund të bëjë një akt të tillë ndaj tyre. Ai ka një hall të madh pasi është kapur në çark për vjedhjen e zgjedhjeve, për farsën elektorale, për shkatërrimin e procesit, tani bën çdo gjë që vëmendja e shqiptarëve të shpërqendrohet nga farsa. Por këto janë akte krimi shtetëror, këto që ndodhin... Mos harroni se ai komunitet, ai turizmin ka, nuk ka asnjë të ardhur tjetër. Po të shkoni atje disa parcela toke kaq minimaliste sa nuk ka ku të shkojë. Dhe ju njoftoj se në dallim nga zonat e tjera turistike të vendit, Thethi dhe Valbona, 90 përqind të turistëve i kanë të huaj.

Shikoni tani, kanë dalë të huajt bashkë me fshatarët dhe protestojnë kundër Ramaduros, që nuk njeh asnjë ligj dhe moral dhe sillet si pushtues i egër ndaj banorëve të veriut. Mundet kjo? Kontejnerë në livadhin para derës së shtëpisë. Dakord që duhej të kishin bërë deklaratën, por nuk janë ndërtime pa leje. Ndërtime pa leje, sipas vendimit të firmosur nga vetë Ramaduro janë ndërtimet me themele, etj. Ato janë vendime të vendosura mbi pllaka çimentoje ose mbi trarë druri.

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës