Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Muçllari u shpreh se Bashkia nuk do të jetë më pronë e një grushti të vogël njerëzish, ndaj kërkon votën për të larguar korrupsionin, zhvatjen dhe presionin.
TIRANË- Një tjetër demokrat prezanton kandidaturën e tij për Primaret në PD. Oligert Muçllari shpalli sot kandidaturën për Bashkinë e Pogradecit. Ai u shpreh se Bashkia nuk do të jetë më pronë e një grushti të vogël njerëzish, ndaj kërkon votën për të larguar korrupsionin, zhvatjen dhe presionin.
FJALA E PLOTË E MUÇLLARIT:
Të dashur qytetarë të Pogradecit, të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Dua të ndaj me ju lajmin e kandidimit në PRIMARET e Partisë Demokratike. Është një privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe që këtë vendim ta ndajmë së bashku dhe, sigurisht, po së bashku të ndajme garën dhe emocionet deri në fitoren e zgjedhjeve të 14 Majit. Sakrificat e demokratëve, sakrificat tuaja këto 10 vite janë një motiv shumë i madh që ne, se bashku me qytetarët e Pogradecit të çojmë misionin tonë të fitores deri në fund. Pogradeci nuk mund të mbetet akoma peng i një grupi të vogël klientelist pranë kryetarit të bashkisë. Ai meriton dinjitet dhe duhet të qeveriset me dinjitet.
Bashkia Pogradec nuk mund të jetë pronë vetëm e një grushti të vogël njerëzish, përkundrazi, duhet të kryejë me pergjegjshmëri detyrat dhe t’ju shërbeje qytetarëve në të katër anët e territorit. Bashkia duhet t’i kthehet detyrës për të cilin është votuar, dhe jo të ketë si mision zhvatjen, korrupsionin, presionin dhe papërgjegjshmërine.
Bizneset dhe qytetarët janë bërë më të varfër nga kjo bashki. Vetëm tre vitet e fundit taksat dhe tarifat janë trefishuar, dhe e gjithe kjo është në kurriz të biznesit dhe qytetarëve. Rritja e varfërisë ka si shkak kryesor keqqeverisjen dhe abuzimin me lekët e qytetarëve, sepse të gjitha të ardhurat përqëndrohen vetëm në një grup klientelist pranë kryetarit të bashkisë. Keqqeverisja është në nivele maksimale, aq sa Bashkia Pogradec rrezikon falimentin dhe të merret nën administrim nga Ministria e Financave. E gjithë kjo situatë ka një përgjegjës: Kryetarin e Bashkisë Ilir Xhakolli. Kjo situatë duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë. Kam bindjen se qytetarët e Pogradecit presin modelin e kundërt të drejtuesit aktual. Ne jemi në këtë mision pikërisht për të ofruar modelin e kundërt, jemi këtu për qytetarët e Pogradecit. Të dashur antarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, të gjithë ne sëbashku do të jemi në mision për të çliruar bashkinë e uzurpuar pa zgjedhje në 2019, dhe do t’ja kthejme atë qytetarëve të saj. Ju falenderoj me mirënjohje.
Procesi i primareve do të mbyllet me datë 4 dhjetor. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur një marrëveshje parazgjedhore për të hyrë me kandidatëtë përbashkët në zgjedhje. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kandidatë për kryebashkiakë do të jenë të PD ndërsa PL do të marrë vetëm emrat e anëtarëve të këshillave bashkiakë. Nga 200 kandidatët që kanë dorëzuar aplikimin e tyre bie në sy emri i deputetit Luçiano Boçi i propozuar nga baza për bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë garë e fortë mes kandidatëve pritet të jetë edhe Tiranë.
Edi Rama VLORË- Edi Rama ka shkuar në Vlorë, e kaq mjafton për të ndaluar çdo aktivitet normal. Përshembull, shkollat...
Sali Berisha, Olta Xhacka, Enkelejd Alibeaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar ditën e sotme dy padi të ndryshme, nga Partia Demokratike...
Nazlie Laçi TIRANË- Nazlie Laçi prezantoi kandidaturën e saj në Primare për Bashkinë e Hasit. Në deklaratë...
Bedri Qypi TIRANË- Bedri Qypi ka prezantuar ditën e sotme kandidaturën për parimaret në Partinë Demokratike, për Bashkin...
Ilir Meta TIRANË- Dje, kryeministri Edi Rama, i vënë prej javësh përballë akuzave se po fal portin e Durrësit për t...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën p...
Agron Shehaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ...
Kuvendi TIRANË- Në orët e vona të mesnatës, deputetët e Kuvendit miratuan projektligjet. Pas një seance të gja...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka sjell në Kuvend një fletore pune Abetare për kreun e Agjensisë s&e...
TIRANË- Ediola Braha, ish-deputetja që u fut në Kuvend pasi tradhëtoi Lëvizjen Socialiste për Integrim ka marrë një po...