LIVE UPDATES
Politike

Primaret në PD/ Mustafa Pashja shpall kandidaturën për bashkinë e Peqinit: Bashkia do të rikthehet në shërbim të qytetarëve

Në një deklaratë nga selia blu, Pashja shprehet se e ka marrë vendimin për të marrë pjesë në garë me besimin se PD do të fitojë në këtë bashki dhe sipas tij bashkia do t'u rikthehet qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

10 Nëntor 2022, 12:04 Nga e.k
Primaret në PD/ Mustafa Pashja shpall kandidaturën për
Mustafa Pashja

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, dega Peqin, Mustafa Pashja ka shpallur sot kandidaturën e tij për të marrë pjesë në procesin e primareve nga ku do të dalë dhe kandidati i opozitës për kryebashkiak. Në një deklaratë nga selia blu, Pashja shprehet se e ka marrë vendimin për të marrë pjesë në garë me besimin se PD do të fitojë në këtë bashki dhe sipas tij bashkia do t'u rikthehet qytetarëve dhe në shërbim të tyre. Pashja shprehet se Bashkia e Peqinit është lënë pas dore në të gjithë sektorët pasi sipas tij ajo është në shërbim vetëm të një grupi të vogël njerëzish. Mjeku Mustafa Pashja deri më tani është kandidati i vetëm i opozitës për këtë bashki.

"Një bashki e lënë tërësisht pas dore, me një infrastrukturë rrugore të shkatërruar dhe një buqesi të braktisur dhe një bashki në shërbim të një grupi të vogël njerëzish. Unë jam i qartë për vështirësitë që do të na dalin para, por gjithashtu i sigurt, se me fitoren e Partisë Demokratike në 14 maj, institucioni i popullit, Bashkia, do të rikthehet në shërbim të gjithë banorëve të Peqinit. Unë ftoj banorët e Peqinit që të marrin në dorë fatin e familjeve të tyre, të fëmijëve të tyre që të ndalim këtë plagë, e cila po i ndodh Peqinit dhe gjithë Shqipërisë, shpopullimi kjo është dhimbja më e madhe e këtij populli, dhimbje e të gjithëve, tej bindjeve politike", tha Pashja.

DEKLARATA E PLOTË:

Përshëndetje! Jam Mustafa Pashja i diplomuar ne mjekësi ku ushtroj profesionin e mjekut prej 30 vitesh. Aktualisht jam kryetar i Partisë Demokratike, Dega Peqin. Kam vendosur të marr pjesë në primaret që Partia Demokratike po zhvillon për të përzgjedhur kandidatin me të cilin do të përballemi në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Po futem në garën tonë të brendshme dhe paraprake, sepse e ndjej si përgjegjësi morale përpara bashkëqytetarëve dhe bashkëfshatarëve të mi, duke njohur mirë dhe rrënjësisht problemet e zonës tonë për të ndryshuar sëbashku me ta këtë realitet të hidhur në të cilën ndodhet bashkia e Peqinit sot.

Një bashki e lënë tërësisht pas dore, me një infrastrukturë rrugore të shkatërruar dhe një buqesi të braktisur dhe një bashki në shërbim të një grupi të vogël njerëzish. Unë jam i qartë për vështirësitë që do të na dalin para, por gjithashtu i sigurt, se me fitoren e Partisë Demokratike në 14 maj, institucioni i popullit, Bashkia, do të rikthehet në shërbim të gjithë banorëve të Peqinit. Unë ftoj banorët e Peqinit që të marrin në dorë fatin e familjeve të tyre, të fëmijëve të tyre që të ndalim këtë plagë, e cila po i ndodh Peqinit dhe gjithë Shqipërisë, shpopullimi kjo është dhimbja më e madhe e këtij populli, dhimbje e të gjithëve, tej bindjeve politike.

Ne kemi projekte dinjitoze për Bashkinë e Peqinit e mbi të gjitha ne kemi vullnetin për t'a bërë mirë dhe me dashuri çdo punë për zonën tonë. Me qytetin tonë, me fshatrat tona, ne nuk na lidh karrigia apo pushteti, nuk na lidhin dhe as na ndajnë bindjet, jo vëllezër, neve na lidh rrënja jonë peqinase. Ne, të gjithë bashkë do ta fitojmë Peqinin. Do ta fitojmë që ta zhvillojmë bashkë.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës.

primaret ne pd mustafa pashja partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet