LIVE UPDATES
Politike

Primaret në PD/ Mjekja Nada Daullja shpall kandidaturën për bashkinë e Vlorës: Do i rikthejmë dinjitetin 'Sheshit të Flamurit'

Mjekja tha se e respekton vullnetin që do të dalë nga vota e demokratëve teksa shton se Vlora nuk është më ajo që ka qenë që pas transformimit të sheshit të Flamurit, të cilit sipas saj i ka humbur identiteti. 

12 Nëntor 2022, 12:43 Nga e.k
Primaret në PD/ Mjekja Nada Daullja shpall kandidaturën për
Nada Daullja

TIRANË- Mjekja Nada Daullja ka shpallur kandidaturën në procesin e primareve që po zhvillon Partia Demokratike në bashkinë e Vlorës. Në një deklaratë nga selia blu Daullja shprehet se ka vendosur që të futet në garë pasi respekton procesin qe bazohet ne vullnetin e qytetareve. Mjekja tha se e respekton vullnetin që do të dalë nga vota e demokratëve teksa shton se Vlora nuk është më ajo që ka qenë që pas transformimit të sheshit të Flamurit, të cilit sipas saj i ka humbur identiteti. 

"Vendosa te hyj ne garen e Primareve, duke qene se respektoj procesin qe bazohet ne vullnetin e qytetareve. Te jesh pjese e nje gare te tille është një leksion politik. Nuk ka rendesi cilia kandidat fiton, sa kohë fryma qe percjellim dhe serioziteti i garës dhe konkurencës janë të mirëfillta, një gjë e munguar, të paktën te kundërshtari ynë politik, që prej vitesh bën emërime dhe shkarkime sipas tekave. Kjo është një risi qe ofron Partia Demokratike dhe unë jam krenare për këtë", tha ajo.

 DEKLARATA E PLOTË:

Une jam Nada Daullja. Prej 7 vitesh mbaj detyren e nenkryetares së Partisë Demokratike, dega Vlorë. Kam mbaruar Mjekësi dhe e ushtoj prej vitesh profesionin në qytetin tim, në sherbim te komunitetit. Aktualisht po kryej specilizimin ne fushen e Psikiatrisë. Unë sot shpall kandidaturën time në primaret e Partisë Demokratike nga ku do dalë kandidati ynë për kreun e bashkisë Vlorë.

Vendosa te hyj ne garen e Primareve, duke qene se respektoj procesin qe bazohet ne vullnetin e qytetareve. Te jesh pjese e nje gare te tille është një leksion politik. Nuk ka rendesi cilia kandidat fiton, sa kohë fryma qe percjellim dhe serioziteti i garës dhe konkurencës janë të mirëfillta, një gjë e munguar, të paktën te kundërshtari ynë politik, që prej vitesh bën emërime dhe shkarkime sipas tekave. Kjo është një risi qe ofron Partia Demokratike dhe unë jam krenare për këtë.

Kushdo fiton në Primare eshte i barabarte me atë qe merr më pak vota, sepse në finale qëllimi është i njëjtë: bashkimi i të gjithëve për për të mundur kundërshtarin politik, armikun e votës së lirë dhe të dërguarit e tij part-time në Vlorën tonë. Ne këtë kuadër, të gjithë së bashku kemi një vend në historinë e primareve, në historinë e Partisë Demokratike, në historinë e pluralizmit politik shqiptar. Të gjithë së bashku, mund të bëjmë secili të vetën, per ti thene te keqes Ndal! Vendosa të hyj në garën e primareve, jo për partinë time, por për qytetin tim dhe njerëzit e tij. Kam parë gjith këto vite se si kryeministri dhe njerëzit e tij kanë bërë gjithcka për t’i zhbërë identitetin, që nga sheshi i Flamurit e me radhë. Vlora pa kujtimet dhe vendet e kujtimeve nuk mund të jetë Vlora jonë.

Jo pak vlonjatë e kanë parë jetën jashtë qytetit të tyre, në Tiranë apo në emigracion. I respektoj thellësisht zgjedhjet dhe vendimet e tyre, por kam patur brenda vetes një gjë që më bënte pak më vlonjate se të tjerët: nuk e kam menduar kurrë ikjen nga ky qytet, pavarësisht se nuk ka qenë e lehtë. Dashuria për vendin, për familjen, për theksin e pazëvendësueshëm të natyrës dhe të së folurës vlonjate, më më ka mbajtur këtu. Bashkë për Vlorën! Bashkë për Shqipërinë!

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Salvador Kaçaj dhe Ergin Mataj janë dy kandidaturat për primaret e rithemelimit në Bashkinë Lezhë. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës

primaret ne pd nada daullja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet