LIVE UPDATES
Politike

"Presidenti" në hetim! Begaj, i paditur në SPAK për pronat e ushtrisë në Sarandë dhe Shëngjin

Dosja.al sjell sqarimin e plotë mbi këtë çështje që "prish shijen e një presidenti të ri, që për mbi të gjitha duhet të jetë mbi palët dhe garantues i unitetit kombëtar. 

3 Qershor 2022, 23:18 Nga Fjola Graçi
"Presidenti" në hetim! Begaj, i paditur në SPAK për
Bardhyl Kollcaku, Olta Xhacka dhe Bajram Begaj

TIRANE- Një skandal i përmasave të mëdha u pohua disa ditë më parë nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Parlament, ku një nga protagonistët kryesorë sipas akuzës që ngrihet nga ish-zv.komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari është edhe kandidati i propozuar nga Partia Socialiste për postin e Presidentit, Bajram Begaj. Dosja.al sjell sqarimin e plotë mbi këtë çështje që "prish shijen e një presidenti të ri, që për mbi të gjitha duhet të jetë mbi palët dhe garantues i unitetit kombëtar. 

Cështja për të cilën akuzohet Begaj lidhet me disa ndërtime në dy baza ushtarake, në Sarandë dhe në Shëngjin. Në interpelancën e fundit në Kuvend, ministri Niko Peleshi pohoi se ka patur një kontratë për dhënie të pronës tek një kompani private në bazën e Kuçovës por është anuluar.

"Presidenti" në hetim! Begaj, i paditur në SPAK për
Padia e Mecollarit

Ndërkohë, Peleshi gjithashtu pohoi se në Sarandë, baza detare nuk i është dhënë palës kontraktore në dorëzim duke i vendosur si kusht privatit që të ketë ndërtuar një Bazë të re detare. Ministri pohoi se Baza e Sarandës është në planin e përhapjes për në territoret aktive të Ushtrisë. Kjo do të thotë se një pronë me këtë status, duhet fillimisht të dalë nga aktivet e Ushtrisë dhe më pas të kalojë te Privati për tu dhënë me koncesion. Dhënia me koncesion sipas Meçollari është bërë pa i nxjerrë këto prona nga Plani i Përhapjes, pra nga klasifikimi si pronë ushtarake, duke normuar kështu një shkelje që ndër të tjera injoron edhe tagrin e Presidentit të Republikës që ka zë në këtë vendimmarrje.

Në rastin e Shëngjinit, akuza e Meçollarit përfshin Begajn dhe ministren Olta Xhaçka, që sipas tij në bazën Detare të Shëngjinit është ndërtuar një godinë nga privatët.

“Kam një pronë në Shëngjin, tek Marina, e cila është me origjine me Kthim dhe Kompensim Prone dhe e regjistruar në Hipotekën e Lezhës që në vitin 1995. Ministria Mbrojtjes e mban të rrethuar këtë pronë time në mënyrë abuzive dhe më cenuar mua të drejtën e pronësisë. Lutem angazhimin tuaj që e drejta të shkoj në vend. Kam besim tek juve dhe nuk dua të merrem as me emisione as me media” – thuhej në SMS.

Meçollari thoshte se me urdhër verbal, firma u lejua të nisë ndërtimin dhe e kaloi atë nëpër vijën bregdetare.  

"Presidenti" në hetim! Begaj, i paditur në SPAK për
Marina

"Në datën 3 dhjetor kam bërë një postim në Facebook ku denoncoja ndërtimin e jashtëligjshëm në Bazën Detare të Shëngjinit. Në datën 11 dhjetor 2020, nëpërmjet Fax-Mesazhit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Bajram Begaj, ka urdhëruar Policinë Ushtarake për tu dislokuar në Bazën Detare të Shëngjinit për të mbështetur Forcën Detare me qëllim sigurimin dhe ruajtjen e bazës. Në këtë kohë godina e z. Rrok Doda brenda pronës së Forcës Detare i kishte përfunduar kattlavani dhe kishin filluar të hidheshin kolonat.

Në fund të shkurtit të vitit 2021, godina e z. Rrok Doda, në pronën e tij brenda pronës së Forcës Detare nr. 1311 kishte arritur në katin e katërt, pavarësisht urdhrit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për forcimin ruajtjes dhe sigurisë së Bazës Detare Shëngjin edhe me mbështetjen e Policisë Ushtarake.
Në datën 5 mars 2020 i kam dërguar një letër të hapur Ministrit të Mbrojtjes, Peleshi, ku e informoja mbi shkeljet ligjore të ndodhura në Bazën Detare të Shëngjinit, duke nisur nga muaji nëntor 2020. Në letër është përmendur edhe lejimi i ndërtimit në kushtet ekzistencës së urdhrit të Shefit të Shtabit të përgjithshëm Gjeneral Major Bajram Begaj.

Në datën 6 mars 2021 Ministri i Mbrojtjes Z. Niko Peleshi urdhëroi Policinë Ushtarake të bllokoi punimet dhe siguroi Bazën Detare të Shëngjinit. Po në këtë ditë u pezulluan punimet, e rivendos gardhi rrethues me shënimin “NDAL. ZONË USHTARAKE”.

Kur ka kaluar më shumë se 1 vit, dosja është në SPAK dhe hetimi nuk dihet se ku ka vijuar, ndërkohë që kryeministri do të duhet ta ketë në dijeni faktin se kandidati i nxjerrë prej tij për President është një njeri që është paditur penalisht dhe ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe lejimit të prekjes së bazave ushtarake shqiptare për tja falur privatit përmes trukeve shtetërore.


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet