"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Spiropali tha se ajo është hedhur si propozim, por mbështetjen më të madhe e ka marrë Bajram Begaj.
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali ka treguar se Majlinda Bregu ka qenë një prej kandidaturave të propozuara për Presidente nga socialistët. E ftuar në “Zonë e Lirë”, Spiropali tha se ajo është hedhur si propozim, por mbështetjen më të madhe e ka marrë Bajram Begaj.
Në një moment, Arian Çani ka nxjerrë foton e Ramës që shikon Majlinda Bregun teksa ka shtuar se në bazë të kësaj foto, çdokush mund të mendonte se Bregu do të ishte e zgjedhura. Por, Spiropali s’ka preferuar të vijojë komentet.
Pjesë nga biseda:
Elisa Spiropali: Majlinda Bregu ka qenë një propozim i deputetëve të Partisë Socialiste. Rama moderoi debatin sot në kryesinë e Partisë Socialiste dhe nuk ndërhyri. Mua më pëlqeu debati që u bë sot në kryesi.
Arian Çani: Shiko si e shikon. Më thuaj tani Elisa se kush nuk do e shikonte këtë foto, nuk e mendon se mund të ishte kjo favoritja e Ramës, prandaj na zhgënjeu Rama të gjithëve.
Elisa Spiropali: Nuk ka lidhje, njerëzit kapen në momente të posacme kur janë në një tryezë afër, fotografi. Është vetëm efekti i fotografisë dhe po e them që emrat që janë diskutuar sot në kryesinë e PS, përfshirë edhe emri i zonjës Bregu sepse nuk është më sekret, ishte dinjitoz dhe i vlefshëm për president të Republikës.
Arian Çani: Pra ti thua se mënyra si e shikon Rama-Bregun nuk ka ndonjë gjë të veçantë?
Elisa Spiropali: Nuk komentoj mbi shikimet. Është mbledhja e Komitetit të Integrimit dhe kur je me persona pranë, patjetër që edhe i sheh.
Arjan Curi: Rama i jep rëndësi dimensionit estetik të bashkëpunëtorëve të tij. Nuk e ka fshehur se zgjedh njerëz të bukur në pozicione të larta. E shikon me një lloj endjeje, nuk ka asgjë të keqe.
Elisa Spiropali: Nuk është e hijshme që të diskutohet mbi fotografi të njerëzve. Nuk do të ishte kandidate prej kësaj fotoje, por prej cilësive të tjera. Më duket zvogëluese për pozicionin e zonjës dhe diskutimi këtu është i pavend.
Bajram Begaj TIRANË- Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e vlerësoi gjeneralin Bajram Begaj si "shëmbëlltyra...
Edi Rama dhe Bajram Begaj TIRANË- Bajram Begaj, kandidati që pritet të zgjidhet nesër si Presidenti i ri i Republikës e nisi "det...
Presidenca dhe Bajram Begaj TIRANË- Kandidati për President, Bajram Begaj për të marrë postin e Kreut të Shtetit pritet t&eu...
pamje nga numerimi TIRANË- Flamur Noka është drejt zgjedhjes si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Sipas grafikut të m&eum...
Pamje nga vizita TURQI- Presidenti Ilir Meta ka bërë një vizitë në Turqi ditën e sotme ku është takuar me kreu...
Bajram Begaj TIRANË- Zgjedhja e Bajram Begajt President është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. ‘Reuters’; ...
Bajram Begaj dhe Besnik Mustafaj TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj është shprehur se kandidatura e Shefit të Shtabit...
TIRANË- Gazetarët siç duket nuk e prisnin fare që Bajram Begaj do të ishte kandidati i socialistëve për postin e Presiden...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se mungesa në sallën e Kuvendit të Shqipërisë,...
Bajram Begajt TIRANË- Emri i Bajram Begajt që u propozua nga selia rozë për President ka sjellë debate brenda kryesisë s&eum...