"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Partia Socialiste propozon si kandidat për President të Shqipërisë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj.
TIRANË- Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e vlerësoi gjeneralin Bajram Begaj si "shëmbëlltyra e atij normaliteti, qytetarie dhe sensi të shërbimit ndaj vendit dhe njerëzve të këtij vendi për të cilin Presidenca ka nevojë urgjente”. Kandidatura e tij plotëson paralajmërimin e kryeministrit Rama se ”PS-ja nuk do të propozote asnjë emër nga deputetët e grupit parlamentar të PS, ose të atyre që në një farë mënyre kanë lidhje me PS-në”
PD: Votim ilegjitim vetëm nga deputetët socialistë
Partia Socialiste dhe opozita e kryesuar nga Partia Demokratike nuk u arritën dot një marrveshje për një kandidat konsensual në tri raundet paraardhëse. PS nuk pranoi të përfshijë në procesin e arritjes së marrëveshjes për një emër konsensual Grupin e Rithemelimit, me argumentin që ky grupim ka zgjedhur si kryetar ish-kryeministrin Berisha që është shpallur "persona non grata” nga qeveria amerikane "për korrupsion domethënës dhe minim të demokracisë në Shqipëri”. Por PD zyrtare dhe Grupi i Rithemelimit nuk arritën të bien dakord për të paraqitur një kandidaturë.
Burime nga Parlamenti thanë për DW se votimi do të kryhet gjatë pasdites së të shtunës (04.06). Maxhoranca socialiste ka 74 vota, ndërkohë që presidenti zgijdhet me shumicën e thjeshtë prej 71 votash. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka paralajmëruar se deputetët demokratë nuk do të marrin pjesë në seancën plenare të votimit” për të mos legjitimuar kapjen nga ana e shumicës dhe të institucionit të presidentit”. Kurse ish-kryeministri Berisha njoftoi se deputetët demokratë, që mbështesin Grupi e Rithemelimit, do të marrin pjesë në seancë dhe do të votojnë kundër.
Profili i kandidatit për President
Bajram Begaj shërben prej dy vitesh si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai erdhi në këtë detyrë pas kryesoi Komandën e Trajnimit dhe të Doktrinës, Njësinë Mjekësore Ushtarake, Inspektoratin Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ai ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka qënë zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza,” drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.
Gjenerali Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit: kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall në Gjermani si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake. Ai mban titullin "Profesor i Asociuar” në Mjekësi.
Marrë nga DW
Edi Rama dhe Bajram Begaj TIRANË- Bajram Begaj, kandidati që pritet të zgjidhet nesër si Presidenti i ri i Republikës e nisi "det...
Presidenca dhe Bajram Begaj TIRANË- Kandidati për President, Bajram Begaj për të marrë postin e Kreut të Shtetit pritet t&eu...
pamje nga numerimi TIRANË- Flamur Noka është drejt zgjedhjes si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Sipas grafikut të m&eum...
Pamje nga vizita TURQI- Presidenti Ilir Meta ka bërë një vizitë në Turqi ditën e sotme ku është takuar me kreu...
Bajram Begaj TIRANË- Zgjedhja e Bajram Begajt President është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. ‘Reuters’; ...
Bajram Begaj dhe Besnik Mustafaj TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj është shprehur se kandidatura e Shefit të Shtabit...
TIRANË- Gazetarët siç duket nuk e prisnin fare që Bajram Begaj do të ishte kandidati i socialistëve për postin e Presiden...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se mungesa në sallën e Kuvendit të Shqipërisë,...
Bajram Begajt TIRANË- Emri i Bajram Begajt që u propozua nga selia rozë për President ka sjellë debate brenda kryesisë s&eum...
Presidenca TIRANË- Bajram Begaj ka qenë në garë me tre kandidatë të tjerë në ‘garën’ për tu b...