LIVE UPDATES
Politike

Porti i Durrësit, Ilir Meta: Po pastrohen para, kam prova. Rama do dalë para drejtësisë

Ilir Meta u ndal tek kontrata që siguron me ‘pasaporta të arta’ ata që blejnë një apartament në Durrës

15 Nëntor 2022, 11:54 Nga k.m.

Porti i Durrësit, Ilir Meta: Po pastrohen para, kam prova. Rama do

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta pretendon se disponon dokumente që vërteton se projekti i portit të Durrësit është mega aferë korruptive e Edi Ramës dhe se për këtë gjë ai do të përballet me drejtësinë. Teksa paralajmëron pasoja, Meta u ndal tek kontrata që siguron me ‘pasaporta të arta’ ata që blejnë një apartament në Durrës, duke shtuar se në fakt Rama do të bëjë pastrim parash dhe se një nga qytetet më të rëndësishme po ia jep një kompanie guaskë.

"Projekti nuk është një projekt strategjik por është thjesht një projekt ndërtimi pallatesh dhe apartamentesh, pasi në fund të të gjithë këtij projekti, rezultojnë të ndërtuara vetëm dy hotele me 800 shtretër dhe një marinë e vogël me 280 vende parkimi.  Do të falen qindra milionë euro taksa, falen 820 mijë metra katrorë me një vlerë edhe kjo qindra milionë euro, është parashikuar edhe fond për shpronësime të tjera dhe e gjithë kjo, do të bëhet për të ndërtuar apartamente. Përjashtimi nga taksat është një shkelje flagrante e Kushtetutës, pasi trajton në mënyrë të diferencuar bizneset e një kategore, pra në Durrës, kompanitë e ndërtimit të zakonshme do të paguajnë 7% taksë (4% për Taksën e Ndikimit në Infrastrukturë dhe 3% Taksa e Strehimit Social), ndërsa apartamentet e Edi Ramës do të përjashtohen nga kjo taksë… Ashtu siç del e qartë nga Plani i Financimit të Projektit, është e qartë se kemi të bëjmë me një skemë të pastrimit të parave, sepse vetëm 6.8% e investimit prej 2 miliardë Euro, do të financohen përkatësisht: 3.4% nga aksionerët dhe 3.4% nga Bankat. Pra, rreth 130 milionë euro. Ndërsa pjesa tjetër, 93.2% do të jetë me vetë-financim, pra, prit të shiten apartamentet që investimi të vazhdojë… Megjithëse Bashkimi Europian ka qenë i qartë dhe i prerë lidhur me pasaportat e Arta, për të cilat rrezikohet seriozisht lëvizja e qytetarëve shqiptarë në BE, marrëveshja e Edi Ramës parashikon që kush blen një apartament mund të marrë një pasaportë shqiptare, pra të lëvizë në të gjithë zonën Schengen. Përse, Edi Rama është i gatshëm të sakrifikojë lëvizjen e lirë të Shqiptarëve? Përgjigja është e qartë, për të pastruar para…. Bashkimi Europian ka qenë i qartë dhe i prerë që ky projekt është në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së. A mungojnë në Europë investitorët shumë të fuqishëm dhe seriozë që mund të investonin seriozisht dhe me transparencë në Portin e Durrësit? Cili është fati, kur do ndërtohet dhe a ka burim financimi për portin e ri të mallrave që do duhet të ndërtohet e që kushton mbi 1 miliardë e gjysëm Euro? Është shumë e qartë se projekti nuk është aspak strategjik, nuk është aspak turistik, dhe nuk është aspak transformues për potencialin turisitik të qytetit, sepse është qartazi një biznes ndërtimi apartamentesh duke grabitur pronen me strategjike te Shqiperisë,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij Ilir Meta. 

FJALA E PLOTË E METËS:

Jemi së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, zotin Tedi Blushi dhe me Sekretaren për Marrëdhenien me Publikun, zonja Silva Caka. Sot kur Parlamenti me nxitim dhe përmes sulmeve të paprincipta nga përfaqësues të mazhorancës bërë deputetëve të opozitës thellon përgjegjësinë e tij për megaaferën më të madhe deri tani që është pikërisht grabitja e Portit të Durrësit, asetit më strategjik të Shqipërisë. Kryeministri aktual i kapur në flagrancë si organizatori, miratuesi dhe përfituesi kryesor i grabitjes së Portit të Durrësit, sot është nën akuzë përpara të gjithë shqiptarëve sepse faktet flasin vetë, faktet janë shumë të rënda dhe të pamohueshme. Së pari, prona më e rëndësishme në pikëpamjen strategjike dhe ekonomike e Shqipërisë do t’i jepet kompanive guackë me pronarë të fshehur. Pra, me pronarë të panjohur, me fonde të panjohura dhe që nuk u dihet origjina e tyre. Thënë thjesht, asnjë shqiptar nuk di se në duart e kujt po përfundon një pronë e tillë kolosale. Së dyti, projekti nuk është një projekt strategjik por është thjesht një projekt ndërtimi pallatesh dhe apartamentesh, pasi në fund të gjithë këtij projekti, rezultojnë të ndërtuara vetëm dy hotele me 800 shtretër dhe një marinë e vogël me 280 vende parkimi.

Pra gjithçka është e orientuar tek biznesi i apartamenteve dhe prona strategjike e portit të Durrësit më e rëndësishmja që ka Shqipëria falet për apartamentet. Së treti, do të falen qindra milionë euro taksa, falen 820 mijë metra katrorë me një vlerë dhe kjo qindra miliona euro ndërkohë që është parashikuar edhe fond për shpronësime të tjera, dhe e gjithë kjo do të bëhet për të ndërtuar apartamente. Së katërti, përjashtimi nga taksat është një shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pasi trajton në mënyrë të diferencuar dhe diskriminuese bizneset e të njëjtës kategori, pra në Durrës, kompanitë e ndërtimit të zakonshme do të paguajnë 7% taksë (4% për Taksën e Ndikimit në Infrastrukturë dhe 3% Taksën e Strehimit Social), ndërsa apartamentet e Edi Ramës do të përjashtohen nga kjo taksë. Ashtu siç del e qartë nga Plani i Financimit të Projektit, kemi të bëjmë me një skemë të pastër dhe të mirëfilltë të pastrimit të parave, sepse vetëm 6.8% e investimit prej 2 miliardë Euro, do të financohen përkatësisht: 3.4% nga aksionerët dhe 3.4% nga Bankat. Pra, rreth 130 milionë euro. Ndërsa pjesa tjetër, 93.2% do të jetë me vetë-financim, pra, prit të shiten apartamentet që të vazhdojë investimi me apartamentet e tjera. Megjithëse Bashkimi Europian ka qenë i qartë dhe i prerë lidhur me pasaportat e Arta, për të cilat rrezikohet seriozisht ndalimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në BE, marrëveshja e Edi Ramës parashikon që kushdo blen një apartament mund të favorizohet me një pasaportë shqiptare, pra të lëvizë në të gjithë zonën Schengen.

Përse, Edi Rama është i gatshëm të sakrifikojë edhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve? Përgjigja është e qartë, për të pastruar paratë. Bashkimi Europian ka qenë i qartë dhe i prerë që ky projekt është në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Përse Edi Rama, është egërsisht kundër transparencës dhe kundër zbatimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit duke insistuar në avancimin e nxituar të këtij projekti mafioz dhe jo transparent? A mungojnë në Europë investitorët shumë të fuqishëm dhe seriozë që mund të investonin seriozisht dhe me transparencë në Portin e Durrësit? Cili është fati, kur do ndërtohet dhe a ka burim financimi për portin e ri të mallrave që do duhet të ndërtohet e që kushton të paktën mbi 1 miliardë e gjysëm Euro? Errërisa e plotë, e qëllimshme për këtë çështje madhore, është për t’i humbur Shqipërisë këtë aset ekonomik të paçmuar, siç është Porti i Mallrave për të ndihmuar tërë ata që kanë interesa edhe në defaktorizimin e Shqipërisë dhe humbjen e rolit të saj si nga pikëpamja ekonomike, ashtu dhe nga pikëpamja politike dhe gjeostrategjike. Është shumë e qartë se projekti nuk është aspak strategjik, nuk është aspak turistik, dhe nuk është aspak transformues për potencialin turisitik të qytetit, sepse është qartazi një biznes ndërtimi apartamentesh duke grabitur pronën më strategjike të Shqipërisë. Është koha që drejtësia të veprojë sa më parë, në thellësi për këtë mega aferë e cila tashmë është në dritën e diellit dhe që ne do t’i shkojmë deri në fund edhe me faktet e reja që do të bëjmë publike.

ilir meta porti i durresit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet