LIVE UPDATES
Politike

“Politika e BE-së ndaj Kosovës në ‘autopilot'!" Analiza e REL: Masat ndëshkuese të BE po dëmtojnë procesin e integrimit evropian

Ndryshe nga koha kur janë vendosur, komuniteti serb ka marrë pjesë në zgjedhjet e sivjetme parlamentare dhe lokale në Kosovë, duke ndryshuar ndjeshëm kushtet që dikur i kanë justifikuar.

27 Tetor 2025, 08:38 Nga M.L
“Politika e BE-së ndaj Kosovës në
Selia e BE

KOSOVA- Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian kundër Kosovës janë bërë sinonim i një dënimi të zgjatur – sipas disave pa arsye. Ndryshe nga koha kur janë vendosur, komuniteti serb ka marrë pjesë në zgjedhjet e sivjetme parlamentare dhe lokale në Kosovë, duke ndryshuar ndjeshëm kushtet që dikur i kanë justifikuar.

“Besojmë se tani nuk ka asnjë kusht që i arsyeton masat kundër Kosovës. Me mbajtjen e zgjedhjeve, serbët kanë përfaqësuesit e tyre politikë në nivel lokal dhe qendror. Kjo, në njëfarë forme, shënon rikthimin e jetës politike normale të komunitetit serb në Kosovë”, thotë Besar Gërgi, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Ky grup është një nga 12 organizatat e shoqërisë civile që i kërkuan javën e kaluar BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës, duke argumentuar se rrethanat fillestare nuk vlejnë më dhe se masat po dëmtojnë procesin e integrimit evropian. Radio Evropa e Lirë pyeti në BE nëse është duke u diskutuar heqja e tyre, por nuk mori përgjigje. Mediat cituan vetëm konfirmimin e një zëdhënëseje se BE-ja ka pranuar letrën nga shoqëria civile në Kosovë.

Këto masa, që përfshijnë ngrirjen e një pjese të fondeve të BE-së dhe pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me zyrtarët kosovarë, u vendosën në mesin e vitit 2023, pas përshkallëzimit të tensioneve në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe dhe disa veprimeve të Qeverisë, të cilat BE-ja i përshkroi si të pakoordinuara dhe në dëm të komunitetit serb.

Disa shenja të zbutjes, megjithatë, nisën të shihen së voni, përfshirë edhe nga takimet e ndara që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi më 15 tetor në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në komunikatën që lëshoi në X, von der Leyen tha vetëm se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ndërtojë institucione të forta, t’i ulë tensionet dhe t’i finalizojë hapat e nevojshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së.

Në shkurt të këtij viti, Radio Evropa e Lirë raportoi se një projekt i Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës, “Termokos”, për dyfishimin e kapaciteteve të ngrohjes në kryeqytet, ishte pezulluar, për shkak të ngrirjes së një granti prej mbi 17 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian.

Lagjet që do të përfitonin nga ky projekt, përfshijnë: Prishtinën e Re, Kalabrinë, Matin 1 dhe Rrugën C.

Tetë muaj pas atij raportimi, “Termokos”-i konfirmon se gjendja mbetet e njëjtë.

“Projekti nuk ka filluar me fazën e zbatimit, për shkak se granti nga Bashkimi Evropian është pezulluar përkohësisht, si rezultat i masave të BE-së ndaj Kosovës. Për rrjedhojë, procesi i përparimit të projektit mbetet në pritje derisa këto masa të hiqen”, thuhet në përgjigjen e ndërmarrjes dërguar Radios Evropa e Lirë.

Si ky rast, ka edhe të tjerë. Një raport i publikuar në maj nga Instituti për Studime të Avancuara GAP në Prishtinë nxori në pah se masat ndëshkuese të BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro për projekte të pezulluara ose të shtyra për një afat të pacaktuar. Nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht, ndërsa sektorët më të prekur janë: mjedisi, energjia, digjitalizimi dhe kultura.

Toby Vogel, analist nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit, me seli në Bruksel, thotë se Bashkimi Evropian ka muaj që është i zënë me kriza madhore në botë – nga Ukraina në Lindjen e Mesme – dhe politikën ndaj Kosovës e ka lënë në “autopilot”.

“Mendoj se ky është një nga ata shembujt e politikave të BE-së që funksionojnë thjesht në mënyrë automatike. Aktualisht, BE-ja nuk ka udhëheqje të qartë sa i përket çështjes së Kosovës ose të Serbisë, të cilat lidhen me njëra-tjetrën përmes dialogut. Askush – as lider kombëtar, as zyrtar, as komisionar – nuk dëshiron të investojë kapital politik në një çështje që shihet si relativisht e parëndësishme”, thotë Vogel për Exposenë.

Për të, këto masa kanë qenë të padrejta ndaj Kosovës që nga fillimi, sidomos duke pasur parasysh se Serbia nuk është përballur me diçka të ngjashme, pavarësisht dyshimeve për përfshirjen e saj në sulmin e armatosur në Banjskë në vitin 2023.

Vogel nuk e përjashton mundësinë që BE-ja të vazhdojë t’i përdorë masat si mjet presioni edhe për çështje të tjera politike në Kosovë.

Por, pavarësisht kësaj, ato nuk duket se kanë ndikuar në orientimin properëndimor të qytetarëve të Kosovës. Një anketë e zhvilluar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në periudhën maj-korrik të këtij viti nxori në pah se 85 për qind e qytetarëve të anketuar në Kosovë mbështesin një politikë të jashtme pro-BE dhe properëndimore, krahasuar me vetëm 9 për qind në Serbi.

Gërgi thotë se një pjesë të përgjegjësisë për vazhdimin e masave të BE-së e mbajnë edhe institucionet vendore, të cilat prej muajsh kanë qenë jofunksionale ose në detyrë.

“Ne, si shoqëri civile, mund ta hedhim hapin e parë, mund ta bëjmë atë që është në kuadër të veprimtarisë sonë, porse, padyshim, pesha kryesore në këtë aspekt u ngarkohet institucioneve shtetërore. E, nëse ato janë me mandat të kufizuar, kjo domosdo ka efekt në politikën e jashtme”, thotë Gërgi.

Pas takimit me von der Leyenin në Prishtinë, presidentja Osmani shkroi në Facebook se kishte diskutuar edhe për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës, por nuk zbuloi detaje të tjera.

Vogel thotë se një moment i përshtatshëm për heqjen e masave të BE-së mund të vijë nëse Kosova formon një qeveri të qëndrueshme dhe legjitime, dhe shmang veprimet që BE-ja dhe partnerët e saj i konsiderojnë provokuese ose të njëanshme.

“Kosova, sigurisht, po kalon një periudhë të vështirë në aspektin e brendshëm, për shkak të pamundësisë për të formuar qeverinë dhe gjithë situatës që lidhet me të. Mendoj se, aktualisht, qëndrimi në Bruksel është ‘të presë dhe të shohë’. Ekziston një ndjenjë e përgjithshme se ‘na duhet një lloj zgjidhjeje për ngërçin politik në Prishtinë përpara se të merret ndonjë vendim i rëndësishëm”, thotë Vogel.

Por ai, gjithashtu, paralajmëron se mungesa e vëmendjes nga BE-ja është e rrezikshme, pasi rrit mundësinë e paqëndrueshmërisë dhe dhunës në Ballkanin Perëndimor. Pa një përqendrim politik të BE-së, rajoni mund të përballet me sfida serioze të sigurisë, sipas tij.

“Mendoj se BE-ja ka pasur fat që nuk ka pasur më shumë dhunë, apo dhunë më serioze në Kosovë. Po ashtu, ka qenë me fat që, deri më tani, nuk ka pasur incidente të dhunshme në Bosnje dhe Hercegovinë. Ajo ka misione të vendosura në të dyja vendet. Në letër i ka mjetet për t’u përgjigjur ndaj çdo sfide të sigurisë, por politikisht i mungon vëmendja dhe gatishmëria. Kjo është një situatë e rrezikshme, sepse ajo që po ndodh në lindje të BE-së, në Ukrainë, ka ndikim zinxhiror edhe në Ballkanin Perëndimor”, thotë Vogel.

Më herët këtë vit, Parlamenti Evropian kërkoi heqjen e masave ndëshkuese kundër Kosovës. Ministrat e Jashtëm të BE-së i sugjeruan gjithashtu Komisionit Evropian heqjen graduale të masave.

Por, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në prill, komsionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, tha se jo të gjitha shtetet e BE-së janë dakord për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Për një vendim të tillë kërkohet konsensusi i të 27 shteteve anëtare, e mes tyre janë edhe pesë vende që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës – Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

Megjithatë, edhe përpara vendosjes së masave, nuk është vërejtur ndonjë gatishmëri reale për ta avancuar Kosovën në procesin e integrimit evropian.

Ajo mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa status kandidati për anëtarësim në BE. Aplikimin për t’u bërë pjesë e bllokut e ka dorëzuar në fund të vitit 2022, por, pothuajse tre vjet më vonë, kërkesa ende nuk është marrë në shqyrtim.

Për shkak të vonesës në formimin e institucioneve qendrore, Kosova mbetet edhe jashtë Planit të Rritjes së BE-së dhe nuk mund të përfitojë nga fondet e parapara. Kjo, sepse marrëveshja ndërkombëtare që mundëson qasjen në ato mjete duhet të miratohet paraprakisht nga Kuvendi.

Gërgi thekson rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ato të nisin një fushatë të koordinuar lobimi në qendrat evropiane.

Por topi, edhe atëherë, do të mbetet në anën e tyre, për të vendosur nëse do ta shpërblejnë Kosovën për përpjekjet e saj, apo thjesht do ta mbajnë në pritje./REL

bashkimi europian kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet