Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Politike
Policia barrikadon rrugën tek Drejtoria e Policisë, Bardhi: Urdhri nga Suel Çela e Ergys Agasi
Gjatë tubimit të protestuesve të cilët u zhvendosën drejt godinës së Policisë së Shtetit, Bardhi iu drejtua efektivëve të hapin rrugën për qytetarët.
Sipas tij, kjo rezistencë nga ana e uniformave blu, është e paprecendentë dhe në shkelje të ligjit.
28 Shkurt 2026, 19:35Nga D.S
pamje nga perleshja e protestuesve me kordonin e policisë
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka theksuar se bllokada e kordonit të policisë është bërë me urdhër nga Suel Çela dhe Ergys Agasi.
Gjatë tubimit të protestuesve të cilët u zhvendosën drejt godinës së Policisë së Shtetit, Bardhi iu drejtua efektivëve të hapin rrugën për qytetarët. Sipas tij, kjo rezistencë nga ana e uniformave blu, është e paprecendentë dhe në shkelje të ligjit.
Bardhi: Jeni në shkelje flagrante të ligjit. Nuk mund të pengoni lëvizjen e lirë të qytetarëve. Hap rrugën se jeni në protestë. Urdhra punonjësve të policisë për të bllokuar rrugën ua jep Suel Çela e Ergys Agasi. Policia ka dalë në rrugë e nuk lejon protestuesit dhe deputetët të vijojnë marshim protestën. Kjo është e paprecedentë dhe urdhri nuk është ligjor./Dosja.al