21 Gusht 2025, 07:13
Nga N.F
Foto
TIRANË- Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të financohen përmes Kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Nga faza e parë e financimit Shqipëria përfiton 32 milionë euro për tre projekte.
Projekti i parë është “Digjitalizimi i sistemit të transmetimit të energjisë”, i cili përfshin 40 nënstacione të tensionit të lartë në gjithë vendin, duke rritur kështu kapacitetin e rrjetit dhe duke ulur humbjet. Vlera e projektit arrin në 95.3 milionë euro, ku BE kontribuon me 10.5 milionë euro. Afati i përfundimit është viti 2030.
Projekti i dytë është rikonstruksioni i Hidrocentralit të Fierzës. investimi synon të zgjasë jetën e hidrocentralit edhe 30 vite, duke rritur efikasitetin me 4% dhe prodhimin me 10%. Faza e dytë e projektit mbështetet nga fondet e Planit të Rritjes me 13.6 milionë euro, në një investim total prej 64.2 milionë euro. Afati i përfundimit të punimeve edhe për këtë projekt është viti 2030.
Projekti i dytë është Linja e re Rrashbull – Tiranë dhe Unaza e Tiranës. Ndërtimi i linjës së transmetimit 400/220 kV synon zgjerimin e rrjetit për të përballuar kërkesën në rritje në Kryeqytet. Investimi kap vlerën 61.1 milionë euro, ndërsa BE kontribuon me 8 milionë euro. Projekti pritet të përfundojë këtë vit.
Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor i ka projektet e para në fushën e energjisë së pastër pothuajse në të gjitha vendet e rajonit. Shqipëria është ndër përfitueset më të mëdha.
Shqipëria në këtë fazë ka tre projekte madhore, që arrijnë vlerën mbi 220 milionë euro, ku BE kontribuon me 33 mln euro. Vlera e projekteve në Mal të zi në fazën e parë të planit të Rritjes është rreth 54 milionë euro, ku BE kontribuon me më pak se 10 milionë.
Serbia është vendi me projektet më të orientuara drejt diversifikimit të energjisë (hidro + diellore). Të dy projektet kanë vlerë 186 milionë euro dhe BE kontribuon me rreth 41 mln euro./ Monitor
plani i rritjes se be shqiperia ballkani
Politike
20 Gusht 2025, 22:50
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ministrat pritet të lehtësohen nga barra e përgjegjësisë dhe firmat shkresore, pasi drejtuesit e dre...
Politike
20 Gusht 2025, 18:34
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur sërish me vendimin e gjykatësit Hasbi Balliu. Me anë të...
Politike
20 Gusht 2025, 18:31
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike në Kosovë ta respektojnë ak...
Politike
20 Gusht 2025, 16:49
E. D
selia e partise demokratike
TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Sekretari i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi ...
Politike
20 Gusht 2025, 14:55
N.F
Foto
KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur për mediat pas dështimit për të disatën he...
Politike
20 Gusht 2025, 14:00
N.F
Punimet
SARANDË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se punimet në Shtëpin&...
Politike
20 Gusht 2025, 12:18
N.F
Balliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu gjatë një deklarate për mediat është shprehur se kryem...
Politike
20 Gusht 2025, 12:10
N.F
Krasniqi
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur para mediave në lidhje me dështimin e radhës për konstituimin e K...
Politike
20 Gusht 2025, 11:58
N.F
Foto
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për mediat pas dështimit të seancë s&...
Politike
20 Gusht 2025, 11:33
N.F
Foto
KOSOVË- Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ka dështuar sërish pas votimit të dy kandidatëve të Lëvizjes...