“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Ambasada thotë se vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për rivlerësimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me njoftimin e shpërndarë nga mediat për ndalimin e fondeve nga SHBA për institucionet shqiptare. Ambasada thotë se vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për rivlerësimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Ambasada i referohet deklaratës për shtyp të Zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, të datës 26 janar e cila thotë ndër të tjera se mandati i popullit amerikan ishte i qartë dhe se duhet të ripërqendrohen në interesat kombëtare amerikane. Në reagim shtohet se departamenti dhe USAID-i e marrin shumë seriozisht rolin e tyre si kujdestarë të dollarëve të taksapaguesve.
Reagimi i ambasadës amerikane për ndërprerjen e fondeve:
Ju referojme tek deklarata per shtyp e Zedheneses se Departamentit te Shtetit Tammy Bruce ne dt 26. Me poshte gjeni variantin shqip te deklarates.
Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për Rivlerësimin dhe Riorganizimin e Ndihmës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio ka pezulluar të gjithë ndihmën ndërkombëtare të SHBA të financuar nga ose përmes Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për shqyrtim. Ai po fillon një rishikim të të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare për të siguruar që ato të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA nën agjendën Amerika e Para.
Presidenti Trump deklaroi qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të japin më verbërisht para që nuk sjellin asgjë për popullin amerikan. Rishikimi dhe riorganizimi i ndihmës ndërkombëtare në emër të taksapaguesve që punojnë fort nuk është thjesht gjëja e duhur për t'u bërë, por është një detyrim moral. Sekretari është krenar që mbron investimet e Amerikës me një rishikim të qëllimshëm dhe të kujdesshëm se si ne shpenzojmë dollarët e ndihmës ndërkombëtare jashtë vendit.
Mandati i popullit amerikan ishte i qartë – ne duhet të ripërqendrohemi në interesat kombëtare amerikane. Departamenti dhe USAID-i e marrin shumë seriozisht rolin e tyre si kujdestarë të dollarëve të taksapaguesve. Zbatimi i këtij Urdhri Ekzekutiv dhe drejtimi i Sekretarit e çojnë më tej këtë mision. Siç ka thënë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, “Çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim duhet të justifikohet me përgjigjen për tri pyetje të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?”
Ju faleminderit
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për arsimin d...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për arsimin ...
Foto ilustruese KOSOVA- Edhe pse një krizë në rritje në Kosovë, dhuna në familje është kryesisht e neglizhuar n&eum...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar pasditen e sotme programin e qeverisjes për arsimin dhe sh...
Ervin Salianji dhe Besim Ndregjoni FIER- Kreu i Unionit të të Përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, i shoqë...
Ambasada TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë u ka nisur një notë diplomatike institucioneve më të larta shqiptare, ku n...
foto nga emisioni TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula dhe Kreu i LZHK Dashamir Shehi kanë folur për votë...
Foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar qytetarët se nga sot ka hyrë në ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar se kryeministrin Edi Rama nuk do...
pamje nga mbledhja TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar tha se PD do të ...