27 Janar 2026, 20:28
Nga E. D
Osman Hajdari, Petrit Malaj
KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, një institucion që prej vitesh është shembull i profesionalizmit dhe humanizmit në shërbim të jetës.
Me anë të një postimi në Facebook, Malaj bën me dije se i ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të spitalit, Osman Hajdari, Mirënjohjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, si shenjë respekti dhe falënderimi të thellë për të gjithë stafin spitalor.
Ai thekson se kjo mirënjohje vjen për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e palodhur që mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i këtij spitali tregojnë çdo vit edhe në trajtimin e pacientëve nga Qarku i Kukësit dhe Malësia e Veriut të Shqipërisë. Në fund, ai shpreh mirënjohje e thellë për mjekët, infermierët dhe gjithë stafin spitalor të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”.
Postimi i Plotë:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, një institucion që prej vitesh është shembull i profesionalizmit dhe humanizmit në shërbim të jetës. Në praninë e Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Arben Vitia, të cilin e falenderoj pafund, pata nderin t’i dorëzoj Drejtorit të Përgjithshëm të spitalit, z. Osman Hajdari, Mirënjohjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, si shenjë respekti dhe falënderimi të thellë për të gjithë stafin spitalor.
Kjo mirënjohje vjen për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e palodhur që mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i këtij spitali tregojnë çdo vit edhe në trajtimin e pacientëve nga Qarku i Kukësit dhe Malësia e Veriut të Shqipërisë, të cilët gjejnë atje jo vetëm shërbim shëndetësor cilësor, por edhe ngrohtësi vëllazërore dhe shpresë.
Vizita e sotme ishte një tjetër dëshmi e qartë se vëllazëria nuk njeh kufij, dhe se solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës mbeten vlera të përbashkëta që forcojnë lidhjen tonë organike. Mirënjohje e thellë për mjekët, infermierët dhe gjithë stafin spitalor të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, një shembull i vërtet i humanizmit dhe përkushtimit profesional./Dosja.al
petrit malaj osman hajdari
Politike
27 Janar 2026, 19:37
E.d
Foto ilustruse
LEZHA- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se sot me një mesazh vidhen nga perso...
Politike
27 Janar 2026, 19:35
E. D
Sali Berisha
STRASBURG- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë diskutimeve në Asamblenë e Këshillit të Europ&e...
Politike
27 Janar 2026, 18:59
E. D
Ardit Bido, Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi pati një përplasje me deputetin socialist,&nbs...
Politike
27 Janar 2026, 18:09
Edmond Hoxhaj
Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, u qëndroi gjatë konkluzioneve përfundimtare shkaqeve të ankimit ndaj vendimit për konfirmimin e ndih...
Politike
27 Janar 2026, 18:02
Blerina Gjoka
Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri parlamentar duke miratuar një sërë projektligjesh që synojnë ndry...
Politike
27 Janar 2026, 17:22
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në foltore deklaroi se&...
Politike
27 Janar 2026, 17:06
E. D
Luçiano Boçi, Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi gjatë fjalës së...
Politike
27 Janar 2026, 16:56
E.d
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar ditën e sotme projektligjin pë...
Politike
27 Janar 2026, 16:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla është përplasur me deputetin e Partisë Mundësia, Agron S...
Politike
27 Janar 2026, 16:09
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka dështuar në menaxhim...