LIVE UPDATES
Politike

Përlotet diplomatja e Izraelit: Do doja të isha në tokën time, të shkoja vullnetare në luftë

Sipas diplomates, njerëzit nuk janë thjesht individ, por kanë një detyrë si shoqëri. Dhe detyra e tyre tashmë është të mbrojnë Izraelin.

9 Tetor 2023, 22:42 Nga I.A
Përlotet diplomatja e Izraelit: Do doja të isha në tokën
Galit Peleg

TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ka deklaruar se pavarësisht rëndësisë së rolit të saj si pikë kontakti për izraelitët në Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë, vetë si person do të dëshironte të ishte në Izrael me familjen e miqtë. E përlotur, Peleg tha në emisionin “Top Story" në Top Channel se do të dëshironte të ndihmonte duke shkuar vullnetare në luftë kundër terroristëve, duke marrë në shtëpinë e saj personat e prekur nga lufta në Jug të vendit. Sipas diplomates, njerëzit nuk janë thjesht individ, por kanë një detyrë si shoqëri. Dhe detyra e tyre tashmë është të mbrojnë Izraelin.

"Familjet ishin fshehur në vendstrehim, por kishte edhe të tjerë që kishin lënë familjen në vendstreghim dhe kishin dalë për të luftuar sepse kishin dëgjuar që terroristët po vinin drejt banesave. Ndaj janë të shumtë heronjtë. Kur më pyesni se si ndihem, kam ndjenja të përzjara. Sa po lexova për një çift që para 10 muajsh kishin pasur binjakë. Ata i vendosën foshnjet në vendstrehim dhe dolën për të luftuar terroristët, të dy u vranë. Foshnjet mbetën në vendstrehim për 10 orë, tani janë në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk i kanë më prindërit. Pra janë të shumtë ata që janë të gatshëm të vetëflijohen për fëmijët, për fqinjët, edhe për të gjithë njerëzit. Përfshi edhe ata që nuk i njohim. Kjo tregon për vlerat me të cilat jemi rritur sepse ti nuk je thjesht individ, ke përgjegjësi për shoqërinë ku je rritur.

Gjithashtu mendoj se izraelitët e duan Izraelin dhe këtë mund ta shohësh në kohë të vështira. Fakti se vijnë të luftojnë, nuk është se duan luftën por sepse e dinë se nëse ne nuk mbrojmë atë që kemi, nuk do e kemi më. Hebrenjtë kanë jetuar në diasporë për 2000 vjet. Në fund ne kemi një shtet dhe duhet ta mbrojmë atë. Kjo u jep forcë njerëzve, që besojnë në diçka. Ky vend nuk është diçka ambigue. Ai është vendi im, dhe pavarësisht nëse të pëlqen apo nuk të pëlqen qeveria, ti do vendin tënd dhe lufton për të sepse është pjesë e jotja. Mendoj se është më e dobishme kur jam këtu sepse kam gjëra për të bërë. Jam pika e kontaktit me qeverinë e Shqipërisë, gjithashtu mbuloj edhe Bosnje Hercegovinën. Jam personi që përcjell mesazhet që bën kërkesat. Pra kam një funksion, një detyrë këtu. Personalisht do të kisha dashur të isha në Izrael me familjen dhe miqtë, të dilja vullnetare. Të bëja diçka tani. Po të isha në Izrael, do të dilja vullnetare, do t’i merrja njerëzit nga Jugu të vinin dhe jetonin në shtëpinë time. Do të hapja dyert e shtëpisë time. Po përpiqem ta bind veten se është e rëndësishme që ndodhem këtu, së paku jam e dobishme ashtu sikurse do të isha në Izrael. Ndonjëherë më rrjedhin lot sepse mendoj se çfarë kanë kaluar këta njerëz. Por besoj se ne jemi forcë," tha Peleg.

galit peleg konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet