LIVE UPDATES
Politike

Përgatitet kallëzimi për Peleshin/ Deputetët e PD: Rama po e kthen kuvendin në korracë për korrupsionin

8 Janar 2026, 12:51 Nga D.S
Përgatitet kallëzimi për Peleshin/ Deputetët e PD: Rama po e
Deputetët e PD-S

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se, mazhoranca me urdhër nga kryeministri Rama, ka refuzuar për të herë të pestë kërkesën  e opozitës për të mbledhur Këshillin.Në një deklaratë për shtyp, Bylykbashi u shpreh se, kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po bllokojnë në mënyrë të qëllimshme mbledhjen e Këshillit për Rregulloren.

Opozita tha se ka përgatitur një kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Peleshi për pengim të drejtësisë dhe shpërdorim detyre. Gjithashtu ata u shprehen se, largimi i qeverisë aktuale mund të arrihet vetëm përmes protestave të vazhdueshme.

Bylykbashi: Me të drejtën që i jepet gjysmës së anëtarëve të Këshillit, pra pesë anëtarëve, për ta thirrur mbledhjen me një rend dite që është fare i qartë. Vazhdimi i një procedure të nisur me kërkesë të Prokurorisë me datë 16 dhjetor dhe mbledhjen e parë të mbetur pa vendimmarrje, në shkelje të ligjit nga kryetari i Kuvendit zoti Niko Peleshi.

Në këtë thirrjen tonë, përsëri ne kërkojmë vazhdimin e mbledhjes për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë. Pra, pas pesë kërkesash të vazhdueshme, përsëri kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca, në shkelje të Kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit, bllokojnë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të hequr imunitetin. Partia Demokratike e ka bërë të qartë në të gjitha, gjatë gjithë kësaj kohe, por dhe me kërkesat, që ne jemi në mbështetje të plotë për të vazhduar procedurën për të hequr imunitetin e deputetes, ministres, zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Provat që ka sjellë prokuroria janë të qarta që kërkesa për të zëvendësuar masën nuk është sepse prokuroria nuk po zbaton, nuk, prokuroria nuk e ka të mundur zbatimin e masës së pezullimit. Ka ardhur për shkak se janë rënduar rrethanat, është rritur rrezikshmëria shoqërore e personit të pandehur, për shkak se sipas prokurorisë, e evidentuar kjo me metoda speciale, ajo ka intimiduar dëshmitarë dhe gjithashtu janë rënduar rrethanat për shkak se janë shtuar akuzat e prokurorisë në lidhje me veprimet e paligjshme të zonjës Balluku. Ne kërkojmë me urgjencë thirrjen e mbledhjes, edhe sot që e kërkuam përsëri, Niko Peleshi, kryetar i Kuvendit e ka penguar thirrjen e Këshillit, duke mos bërë asnjë veprim për të njoftuar qoftë zonjën Balluku, qoftë prokurorinë, kërkuesen e heqjes së imunitetit, apo dhe pjesën tjetër të anëtarëve të Këshillit.

Theksoj se rregullorja e përcakton fare qartë, jo vetëm që të drejtën e ka gjysma e anëtarëve të Këshillit, pra pesë anëtarë që jemi ne të opozitës, e kemi të drejtën për ta thirrur njësoj me kryetarin, dhe kjo e vë kryetarin në detyrimin ligjor për të njoftuar palët dhe për ta thirrur mbledhjen. Por gjithashtu mbledhja është e vlefshme kur prezentë janë pesë anëtarë. Pra nuk duhet 50% + 1. Mjafton gjysma e anëtarëve, mjafton ne që jemi prezentë këtu sot, që mbledhja të jetë e vlefshme. Me veprime dhe mosveprime vazhdon kryetari i Kuvendit që ta bllokojë haptazi, nën urdhrin e kryeministrit. Deklaratat e të cilit i keni fare të qarta.

Përtej konfuzionit të deklarimeve të gjithësecilit është e qartë, urdhri vjen i pastër nga Edi Rama. Si atë ditë kur u ndërpre mbledhja, si në vazhdim, për të mos lejuar që Këshilli të bëjë detyrën e vet kushtetuese. Praktikisht, Kuvendi i Shqipërisë, Edi Rama, duke urdhëruar mazhorancën, kryetarin e Kuvendit, po e kthen Kuvendin dhe procedurën për heqjen e imunitetit në një korracë për mbrojtjen e korrupsionit. Kjo bie ndesh jo vetëm me doktrinën ndërkombëtare, por bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, rregulloren e Kuvendit, jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Është qartazi rrëzim i tërë propagandës të Edi Ramës në lidhje me reformën në drejtësi dhe për këtë s'duhet të ketë dyshim askush. Por në fakt, është goditje e drejtpërdrejtë për të penguar instrumentin që Kushtetuta parashikon për të hetuar deri në fund korrupsionin, duke filluar nga zyrtarët më të lartë e duke shkuar deri në fund. Me këto veprime, sigurisht Edi Rama nuk bën gjë tjetër, kërkon të mbrojë veten e vet. Kjo nuk është mbrojtje për, për Ballukun.

Ajo përpjekja për të penguar pezullimin nëpërmjet përdorimit të Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se ka konflikt pushtetesh, është një gjë krejt tjetër nga kjo që ai pretendon që të thotë, unë e bllokoj këtë mbledhje derisa ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese. Kësaj radhe diskutohet çështja e imunitetit dhe debati që ka parlamenti është i thjeshtë. A ka apo nuk ka ndjekje politike për deputetin apo ministrin? Është e vetmja detyrë që ka ë, parlamenti për të shqyrtuar. Nëse një pushtet tjetër po sulmon politikisht parlamentin, jo një deputet. Provat e sjella dhe relacioni që ka paraqitur prokuroria e bëjnë fare të qartë. Nuk ka asnjë element për ndjekje politike e për rrjedhojë, parlamenti ka detyrimin me urgjencë për ta bërë këtë menjëherë. Tani duhet të theksojmë diçka. Edhe në pretendimin me shkresë të kryetarit të Kuvendit në fund të vitit që shkoi, se na paska kërkuar avokati i zonjës Balluku tre javë, pavarësisht se për këtë nuk ka një vendim dhe duhet të kishte vendim të Këshillit, edhe ky afat ka kaluar.

Pra, është e qartë që e gjithë përpjekja është si për ta zvarritur gjithmonë e më tej, për t'i dhënë mundësinë Ramës dhe Ballukut që të vazhdojnë të ushtrojnë presion, të intimidojnë dëshmitarët, pushtetin, pushtetin, magjistraturën dhe gjithashtu të vazhdojnë aktivitetet e tyre. Të vazhdojnë të hapin procedura të tenderimit të tjera, në kushte kur vetë prokuroria ka konstatuar që qënia në detyrë e zonjës Balluku përbën një rrezik me për mundësinë për të përsëritur veprat penale. Ne e kemi të qartë që në këto kushte Edi Rama nuk ka për të ndryshuar qëndrim. Pra nuk është çështje procedure.

Do të gjejë çdo lloj deformim të presjes dhe gërmës së rregullores për të arsyetuar pse duhet ta zvarrisim më tej. Ne e kemi paralajmëruar më përpara që do të bëjmë kallëzim penal për kryetarin e Kuvendit, që me veprime dhe mosveprimet e tij ka penguar autoritetin kushtetues të Parlamentit të Shqipërisë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Mbi të gjitha ka penguar nëpërmjet këtyre veprimeve bërjen e drejtësisë, duke penguar prokurorinë që duke marrë autorizimin e Kuvendit të shkojë të marrë masën e arrestit përpara Gjykatës së Posaçme. Pra, ne jemi të gatshëm dhe kemi përgatitur dhe nënshkruar kallëzimin penal për kryetarin e Kuvendit, i cili do të depozitohet në momentin më të parë të mundshëm për, për të gjitha këto shkelje që janë bërë. Sigurisht, ta kemi të qartë edhe një herë.

Është Edi Rama i cili po mbron veten e vet, po përdor parlamentin, nuk është thjesht një mbrojtje që bëhet e një deputeti apo një ministri të caktuar. Ai e parashikon, e sheh që kjo situatë do të agravojë gjithmonë e më tepër dhe nuk ka asnjë ekuivok. Edi Rama nuk do të largohet thjesht duke për, duke ndjekur procedura. Edi Rama largohet me protesta të vazhdueshme. Është e vetmja mundësi që ky kryeministër, i cili e ka kthyer korrupsionin në një formë tjetër të rrezikshme të krimit të organizuar, ta, të shporret nga, nga ajo detyrë dhe qytetarët të kenë mundësinë që të qeverisin në mënyrë të drejtë. Kjo ishte prononcimi lidhur me këtë çështje./Dosja.al 

oerd bylykbashi deputetet e pd niko peleshi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet