LIVE UPDATES
Aktualitet

Përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore/ "Monitorim 24 orë pa ndërprerje", ja çfarë kriteresh duhet të plotësojë një subjekt për kultivimin e lëndës narkotike

Në vendimin e mëposhtëm, thuhet se kultivimi i kanabisit mund të bëhet në ambiente të hapura, sipërfaqe toke, të mbrojtura, sera apo tunele plastike dhe të mbyllura, ambiente të izoluara me ndriçim artificial. Nderkohë ruajtja e këtyre ambienteve bëhet nga Policia Private apo edhe ajo shtetërore “Illyrian Guard”, 24 orë pa ndërprerje.

9 Janar 2025, 20:33 Nga r.ll
Përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore/ "Monitorim
foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë një vendim që përcakton standardet e sigurisë dhe rregullat për sipërfaqet e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tonë. Gjithashtu në VKM janë përcaktuar edhe rregullat e lëvizjes së automjeteve të dedikuara të transportit të lëndëve të para e të produkteve.

Në vendimin e mëposhtëm, thuhet se kultivimi i kanabisit mund të bëhet në ambiente të hapura, sipërfaqe toke, të mbrojtura, sera apo tunele plastike dhe të mbyllura, ambiente të izoluara me ndriçim artificial. Nderkohë ruajtja e këtyre ambienteve bëhet nga Policia Private apo edhe ajo shtetërore “Illyrian Guard”, 24 orë pa ndërprerje.

Subjekti i licencuar në ambientet ku ushtrohet aktiviteti, duhet të plotësojë standardet e sigurisë dhe mbrojtjes, si monitorimi me kamera cilësore dhe roje 24 orë. Më tej thuhet se për rastet kur kultivimi kryhet në ambiente të hapura ose të mbrojtura rrethohet nga jashtë me mur betoni të qëndrueshëm me trashësi të paktën 25 (njëzet e pesë) cm dhe lartësi 4 m nga toka, mbi të cilin vendoset tel me gjemba. Nga ana tjetër, për rastet kur kultivimi kryhet në ambiente të mbyllura, muri i jashtëm i godinës duhet të jetë mur betoni i qëndrueshëm me trashësi të paktën 25 cm.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR: 

PËRCAKTIMIN E STANDARDEVE TË PLANIT TË SIGURISË E TË ELEMENTEVE TË MBROJTJES PËR SIPËRFAQEN PËR KULTIVIM DHE PËRPUNIM TË BIMËS SË CANNABIS-IT PËR QËLLIME MJEKËSORE DHE RREGULLAVE TË LËVIZJES SË AUTOMJETEVE TË DEDIKUARA TË TRANSPORTIT TË LËNDËVE TË PARA DHE PRODUKTEVE, QË DUHET TË PLOTËSOJNË SUBJEKTET E LICENCUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “d” dhe “e”, të pikës 2, të nenit 15, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Ky vendim përcakton standardet e planit të sigurisë dhe elementeve të mbrojtjes për sipërfaqen për kultivim dhe përpunim të bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore dhe rregullat e lëvizjes së automjeteve të dedikuara të transportit të lëndëve të para e të produkteve, që duhet të plotësojnë subjektet e licencuara.

Ky vendim ka për qëllim miratimin e rregullave për personat juridikë që paraqesin kërkesë për licencë për prodhimin e cannabis-it mjekësor, sipas përcaktimeve të shkronjave “d” dhe “e”, të pikës 2, të nenit 15, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Në kuptim të këtij vendimi me termat e mëposhtëm nënkuptohet:

a) “Ambient i hapur” është ambienti i kultivimit në natyrë pa shtresa mbrojtjeje apo mbuluese.
b) “Ambient i mbrojtur” është një mjedis i kontrolluar dhe i mbuluar, i cili krijon kushte të favorshme për rritjen e bimëve, duke i mbrojtur ato nga ndikimet atmosferike të jashtme, si ndryshimet ekstreme të temperaturës, era apo reshjet e shiut. Ky ambient lejon depërtimin e rrezatimit diellor dhe zakonisht përfshin struktura si sera ose tunele plastike, që ofrojnë një shkallë të caktuar kontrolli mbi temperaturën, lagështinë dhe dritën.
c) “Ambient i mbyllur” është një mjedis plotësisht i kontrolluar, i mbuluar dhe izoluar nga ndikimet e jashtme atmosferike, i cili ofron kushte të favorshme për rritjen e bimëve pa depërtimin e rrezatimit natyror diellor. Ky lloj ambienti përdor ndriçim artificial dhe sisteme të kontrolluara për parametrat, si drita, lagështia, temperatura, ventilimi dhe për ndikimin e faktorëve të tjerë të jashtëm, duke siguruar kushte optimale për kultivimin.
ç) “Subjekt i ngarkuar për ruajtjen dhe sigurinë fizike” është SHPSF-ja e pajisur me licencë të nënkategorive 1.3.A. dhe 1.3.B ose “Illyrian Guard”, sipas legjislacionit në fuqi për shërbimin privat të sigurisë fizike.

STANDARDET E PLANIT TË SIGURISË PËR SIPËRFAQEN PËR KULTIVIMIN DHE PËRPUNIMIN E CANNABIS-IT DHE ELEMENTET E MBROJTJES, RRETHIMIT, SIGURISË ME TELEKAMERA DHE SIGURIMIT FIZIK PËR 24 ORË, ELEMENTET PENGUESE PËRPARA HYRJES DHE TEL ME GJEMBA MBI GARDHIN

Subjekti i licencuar në ambientet ku ushtrohet aktiviteti duhet të plotësojë standardet e mëposhtme:

a) Ambientet duhet të jenë të monitoruara në vazhdimësi me sistem të kamerave CCTV, i pajisur me reader të inkorporuar dhe sensorë lëvizjeje, me rezolucion të lartë, prej të paktën 1280 x 720, me rreze infra të kuqe, përfshirë hapësirën 20 metra jashtë rrethimit, e cila duhet të jetë e ndriçuar. Imazhet filmike të sistemit të kamerave duhet të ruhen të paktën për 90 ditë në NRV/Server dhe të paktën për një periudhë 1-vjeçare në memorie “Cloud” me vendndodhje në një nga vendet e BE-së;

b) Sistemi i kamerave CCTV monitoron sipërfaqen, brenda dhe jashtë ambienteve të njësisë së prodhimit, duke u orientuar në mënyrë që të sigurohet identifikim i qartë dhe i sigurt i ambienteve dhe i të gjithë individëve që aksesojnë apo lëvizin brenda tyre apo në ambientet e jashtme pranë rrethimit;

c) Përdorimi i pajisjeve elektronike të teknologjisë së lartë, në funksion të sigurisë (detektorë, ura kontrolli);

ç)  Në varësi të vlerësimit të rrezikut dhe në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, lidhja e sinjalit të alarmit, në nivel qendror dhe/ose vendor, me sallat e komandimit/informacionit të Policisë së Shtetit;

d) Sipërfaqja ku ushtrohet aktiviteti ruhet 24 orë pa ndërprerje nga subjekti i ngarkuar për ruajtjen dhe sigurinë fizike që përfshin dhe shërbim reagimi me grup verifikimi sinjalesh;

dh) Për rastet kur kultivimi kryhet në ambiente të hapura ose të mbrojtura rrethohet nga jashtë me mur betoni të qëndrueshëm me trashësi të paktën 25 (njëzet e pesë) cm dhe lartësi 4 m nga toka, mbi të cilin vendoset tel me gjemba;

e) Për rastet kur kultivimi kryhet në ambiente të mbyllura, muri i jashtëm i godinës duhet të jetë mur betoni i qëndrueshëm me trashësi të paktën 25 cm;

ë)  Hyrja në ambientet e njësisë është e kufizuar dhe mundësohet përmes një porte hekuri që garanton aksesin vetëm për personat dhe mjetet e autorizuara, si dhe monitorohet nga sistemi i kamerave CCTV, të përcaktuara në shkronjën “a” të kësaj pike;

f) Porta e hyrjes kontrollohet nga personel i autorizuar për sigurinë, i cili mban evidencë për çdo hyrje-dalje të personave, automjeteve dhe mallrave;

g) Materialet teknike, të cilat garantojnë sigurinë dhe monitorimin, vendosen në një dhomë të veçantë të dedikuar brenda perimetrit të sipërfaqes ku ushtrohet aktiviteti, në të cilën ka akses vetëm personeli përgjegjës për sigurinë.

Subjekti i licencuar paraqet vetëdeklarim për gatishmërinë për të lidhur marrëveshje me strukturën përgjegjëse të ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike për të garantuar aksesin për inspektim ndaj shoqërisë private të sigurisë fizike, sipas formatit të vetëdeklarimit të përcaktuar në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Mbajtësi i licencës duhet të ketë dhe të ndjekë procedura për të ruajtur dhe testuar efikasitetin e pajisjeve e të sistemeve të sigurisë. Mbajtësi i licencës duhet të kryejë inspektime periodike të pajisjeve dhe infrastrukturës nga subjekte të licencuara për këtë qëllim.

Skema e sigurisë së objektit së bashku me procedurat e sigurisë, planin e dislokimit dhe transportin e sigurt të cannabis-it përgatitet nga drejtuesi teknik i subjektit të ngarkuar për ruajtjen e sigurinë fizike dhe miratohet nga shefi i Komisariatit të Policisë të juridiksionit ku ndodhet objekti dhe hartohet në 4 (katër) kopje origjinale të cilat i vendosen në dispozicion nga 1 (një) kopje subjektit, Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (Agjencia), subjektit të ngarkuar për ruajtjen dhe sigurinë fizike dhe Komisariatit të Policisë të juridiksionit ku ndodhet objekti.

Në rast defekti të sistemeve të sigurisë, subjekti i licencuar ose subjekti i ngarkuar për ruajtjen dhe sigurinë fizike, në varësi të parashikimeve në marrëveshjen e lidhur mes palëve, ka detyrimin të bëjë riparimin e menjëhershëm, por jo më shumë se 24 orë nga defekti. Subjekti njofton menjëherë Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it dhe Komisariatin e Policisë të juridiksionit ku ndodhet objekti.

Ruajtja dhe sigurimi i ambienteve ku ushtrohet aktiviteti kryhet nga subjekti i ngarkuar për ruajtjen dhe sigurinë fizike në bazë të kontratës së lidhur ndërmjet palëve, në zbatim të përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi.

Kontrata hartohet në gjuhën shqipe në 4 (katër) kopje origjinale të cilat depozitohen nga 1 (një) kopje për subjektin, Agjencinë, subjektin e ngarkuar për ruajtjen dhe sigurinë fizike dhe Komisariatin e Policisë të juridiksionit ku ndodhet objekti.

keshilli i ministrave mbledhja e qeverise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet