LIVE UPDATES
Politike

SHPJEGIMI/ Si e ktheu Rama pllakën për bastet dhe dashuria e beftë për sportin

Edi Rama, me një dashuri për librin e shenjtë të besimit islam, Kuranin, doli te emisioni “Zonë e Lirë”, më 18 tetor 2018, dy muaj para ndalimit të basteve sportive dhe kazinove në Shqipëri, duke e shitur si një nismë sa sociale, aq edhe politike, sa shëndetësore aq edhe me fokus te goditja e krimit të organizuar.

31 Gusht 2022, 14:24 Nga f.g
SHPJEGIMI/ Si e ktheu Rama pllakën për bastet dhe dashuria e
Edi Rama, kryeminister

TIRANE-Nuk është mëkat të ndryshosh mendim. Çurçill thotë që vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim. Por tani jemi në kohë tjetër. Janë të gjithë gjërat që kanë ndryshuar, ka ndryshuar dhe forca jonë”, citonte më 6 tetor 2020, njeriu që ndoshta ka bërë piruetat më të mëdha në qëndrimet politike dhe publike në qeverisjen shqiptare. Edi Rama, me një dashuri për librin e shenjtë të besimit islam, Kuranin, doli te emisioni “Zonë e Lirë”, më 18 tetor 2018, dy muaj para ndalimit të basteve sportive dhe kazinove në Shqipëri, duke e shitur si një nismë sa sociale, aq edhe politike, sa shëndetësore aq edhe me fokus te goditja e krimit të organizuar.

Ndiq emisionin, minuta 15:00

Sot teksa kryeministri renditi anët positive të basteve sportive dhe tregun e pafundmë të parave që do ti kalojnë sportit nga skedinat, Dosja ripa këtë emision jo për të përballur mendimet, (ato kryeministri ka të drejtë ti ndryshojë sa herë të dojë), por për të parë se çfarë u premtua dhe ku përfunduan milionat e bixhozit që do të ktheheshin në portofolin familjar të lojtarëve.

Asokohe, Rama citon një studim të bërë nga Universiteti i Tiranës thotë se lojtarët e bixhozit janë të prirur të vuajnë nga probleme të shëndetit mendor (për shkak të lojës).

"Është serioze për tu marrë me shaka, kur ne nisëm këtë është bërë një përpjekje dhe ka disa shifra të frikshme ku 68% e lojtaërëve që luajnë e nisin në moshën 10-15 vjeç. Ky është tregues katastrofik. Këta lojtarë pranojnë se kanë probleme stresi,varësie dhe nervozizmi. 1 në 4 pranon se i ka shkuar vetja të vrasë veten. Studimin e ka bërë Universiteti i Tiranës, e patëm porositur për të parë  afrimitetin e të dhënave. Ishte koha kur filluam betejën për ti mbyllur. Nuk e bëra dot siç u nis por u bë një kompromis që u mbyllën kazinotë elektronike. Ajo që ndodh është e patolerueshme, ka një numër të madh fëmijësh që luajnë.”-thotë Rama dhe deri këtu e kuptuam që është i shqetësuar për fëmijët shqiptarë dhe për shëndetin mendor të popullit që udhëheq.

Atëherë, çfarë të dhënash kanë studimet e tjera që mund të ketë dijeni Rama, nëse ka bërë të tilla. Pse do e rikthejë kryeministri ankthin dhe stresin? A është ulur numri i të miturve që luajnë baste sportive, jo nëpër bastoret e lagjes por në telefonat e tyre ku mjafton një linjë internet për të hyrë në një botë të pafundme kumari? Këtë kryeministri harroi të na e thoshte sot.

Në bisedën me Çanin, kur përpiqet të bëjë edhe hoxhën edhe psikologun, Rama nis të flasë për shqetësimin e  tij madhor. Paratë e krimit të organizuar që hidhen në bastet sportive, që nuk janë pak. Kryeministri njofton se janë gati 700 milionë euro në vit që qarkullon tregu i basteve. Përveç shifrave, Rama premton me një siguri absolute se këto para do ti rikthehen familjes shqiptare.

“Nga ana tjetër është një industri që  riciklon paratë e krimit të organizuar. Do të jetë një çlirim për njerëzit, janë 700 milionë euro që hidhen në lum për këtë industri dhe do të hyjnë në tregun e shëndetshëm të Shqipërisë.-thotë Rama.

Sot, Rama foli për miliona euro që qarkullojnë në mënyrë të paligjshme, duke pranuar se kështu dështoi. Injektimi i parave të basteve në familjet shqiptare përmes ndalimit të lotarive tradicionale jo vetëm që nuk uli shifrat që janë përdorur në bixhoz, por kanë vazhduar të dërgojnë miliona euro te “krimi” i organizuar.

“Kemi bërë shumë përpjekje, por e vërteta është kjo anë kam parë anën tjetër duke u konsultuar me disa prej kryeministrave që i kanë të ndaluara komplet. Dhe përgjigja e sinqertë ka qenë online ka qenë i pandalueshëm, i pranishëm edhe në ato vende. Dhe në diskutimin që kemi bërë me ekspertë rezulton e pamundur të bllokohet. Më bën të pritur të jem i hapur ndaj kësaj zgjidhjeje që kjo veprimtari të zhvillohet nga kjo veprimtari nga njerëz të cilët shkelin ligjin. Që kanë dalë aktiv elementë me profil të lartë në krimin e organizuar.’- tha Rama sot duke pranuar disa dështime.

I parë, se dështoi të ndalonte bixhozin e çdo llojforme në Shqipëri, përfshirë bastet online. Bastet siç e pranoi qeveria, u luajkërkan kudo, me një telefon në dorë dhe pa patur asnjë përgjegjës për këtë. 

I dytë, se kryeministri e humbi edhe betejën e tij të shpallur me krimin e organizuar, duke pohuar se krimi paska mundur ta dominojë tregun e zi të basteve online.

I tretë dhe me më shumë rëndësi se këto 700 milionë euro të paktën të deklaruara në vetëm 1 vit, në këto 4 vite, nuk janë kthyer në asnjë moment te taksapaguesi shqiptar, në asnjë lloj forme. Këto para, pa asnjë taksë, pa asnjë detyrim financiar janë përfituar nga organizatorët e bixhozit ndërsa kryeministri e shpall projektin si një nismë private që e ndryshon sa herë të dojë, duke ngritur një gjoja cirk ku shpjegon me vartësit e tij atë që do të vijë në vazhdim. Por kush e mban përgjegjësinë? A ka një “kokë turku” për këtë operacion të dështuar por me një dëm fatal mbi qytetarët shqiptarë që në kohën e basteve llogariteshin se tregu kishte 50 mijë të punësuar që administronin këto pika. Kryeministri nuk foli sot as për të miturit, as për ankthin dhe as për stresin. Me gjasë, Rama ka ndryshuar mendim edhe për vetëvrasjet, apo për paratë e ndihmës sociale që hidhen në bixhoz.

Sot, nga një kolltuk tjetër, më i rehatshëm se ai përpara Arjan çanit, Rama foli për fusha sporti, palestra, në teatro dhe aktivitete kulturore, në një shkrirje të çuditshme sesi të rinjtë dhe të miturit do të pëfitojnë nga hapja e basteve dhe do të bëhen më sportivë dhe më pak të varur pas telefonit. 

Përgjigjen, e kemi gjetur. Në fakt, në dialogun mes të dyve, gazetarit dhe kryeministrit do të mund të kuptonim një metamorfozë të kryeministrit që për 4 vite, arriti të kuptojë benefitet e bixhozit, anët positive pasi për 3 vite lejoi për kokërr të qejfit një aktivitet në paligjshmëri totale. Por nëse në Kuran jo, atëherë ku beson ky njeri?

Dialogu Edi Rama-Arjan Cani: 

Arjan Çani: Ti kujton se ai tipi nuk do gjejë drogë nëse e pi?

Edi Rama: Jo, jo. Franca e ka ndryshe.

Arjan Çani: Po ti e di si luhet në Francë në çdo tabako, i ke kudo.

Edi Rama: Franca e ka të ndaluar rreptësisht.

Arjan Çani: Kur? Jo sallonet e basteve, ore ata i shesin në pikat e cigareve. Nuk ka sallone, ka tabako.

Edi Rama: Jo jo, e ka kthyer në monopol shtetëror skedinën, një skedinë. 

Arjan Çani: Mos më dredho, sallonet janë ndaluar por këto para shkojnmë te tabakot.

(Rama këmbëngul dhe flet për një monopol shtetëror)

Edi Rama: Ne nuk e bëjmë monopol shtetëror dhe nga ana tjetër kur flasim për psh, në Neë York nuk vë dot, shkon në Atlantic City. është e ndaluar për shkak të kriminalitetit. Në rastin tonë po bëjmë diçka të shëndetshme, lekët do shkojnë për konsum familjar. Po hë pra, më thuaj ku do shkojnë? Janë para të marra nga shtëpia dhe hidhen në bixhoz. Siç qe në kohën e Enverit viheshin baste te bordurat. Si të krahasosh një flotë peshkimi me ata që quajnë peshk me grep.

Arjan Çani: Fshehurazi e kuptova.

Edi Rama: Nuk diskutohet kjo. Kjo është për luftën me krimin e organizuar. Do të mbyllet një kanal ricklimi i parave të krimit të organizuar.

Arjan Çani: Ata do të investojnë gjetkë.

Edi Rama: Kjo është luftë, nga beteja në betejë. Por ama bëhet edhe më i sofistikuar. SMS-të e tua janë të orkestruara nga bosët e kumarit nga burgu madje. Ne kemi prova. Iu thuhet punonjësve çoni këtë sms. Ata që punojnë, ka një shqetësim. Ka lokale që janë kthyer në pika bastesh, do i kthejnë në biznese të tjera, është ekonomi tregu. Ky është treg që u zgjerua nga krimi i organizuar dhe do të kalojë në një formë të re. Nuk është e lehtë, do të ketë dhimbjen e vetë por do të jetë e shëndetshme, do të çlirojë familjet dhe prindërit. Pyeti zonjat, duhen pyetur gratë. Ndaj luajnë mendsh burrat në këtë vend se nuk pyesin gratë, ja shih mua sa mirë jam.Kush do të përfitojë nga njerëzit e mi? Do hapet hotel? Kazinotë elektronike do të mbyllen dhe bastoret. Me ligjin e miratuar më parë nuk do të ketë më kazino veçse në zona turistike.

Në një pyetje nga Arjan çani, si SMS e një qytetari, Rama thotë se kulmi i llumit të krimit të organizuar ndodhet te aktiviteti i basteve.

“Jo vetëm Braçe, por edhe grave deputete. Janë të orkestruara se tek bastet janë llumi i krimit të organizuar.”-tha Rama. Sot, ka avulluar llumi i kumarit në 3 vite?

rikthimi i basteve sportive edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet