LIVE UPDATES
Politike

"Për raketa të kesh studiuar"/ Shehi përplaset me Zylën: Do bëje karrierë me Enver Hoxhën! Analisti: I dëshpëruar

Në debat mes tyre u fut dhe avokati Adriatik Lapaj.

4 Tetor 2022, 22:31 Nga F.M
"Për raketa të kesh studiuar"/ Shehi përplaset me
Dashamir Shehi dhe Julian Zyla

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi është përplasur këtë mbrëmje me analistin Julian Zyla. I ftuar në "Open", Shehi i tha Zylos se nëse do të ishte Enver Hoxha gjallë, ai do të kishte një karrierë të shkëlqyer. Kjo relikë erdhi kur Zyla e krahasoi Shqipërinë me Italinë dhe tha se në vendin fqinj faturat e energjisë elektrike kanë 'fluturuar', ndërsa qeveria shqiptare po e mirëmenaxhon krizën. Në debat mes tyre u fut dhe avokati Adriatik Lapaj.

Debati mes tyre:

Lapaj: O Julian si ka mundësi që na krahasoni me perëndimin vetëm kur bëhet fjalë për detyrime, por nuk na krahasoni për të drejtat!

Juljan Zyla: Je shumë i mirë për të shumëzuar gjërat. Dy herë dy e bën katër. Qeveria shqiptare ta ka bërë të qartë si po e menaxhon rritjen e çmimit të energjisë. Të afërmit tanë në Itali u ka fluturuar fatura energjisë.

Lapaj: Unë besoj se i ke bërë një mbrojtje të shkëlqyer qeverisë.

Juljan Zyla: Unë s’mbroj qeverinë, mos më bëj komplimente kot. Do kishte zemërim të njerëzve nëse do ishte kapriço e qeverisë. Shqiptarët nuk mund ti gënjejë asnjëlloj opozite dhe asnjë tjetër dhe ti thoën që ka faj Rama, ndërkohë që ata kanë televizor dhe shikojnë që lufta në Ukrainë nuk po e shpik Rama. 

Eni Vasili: Pyetja është si do e paguajnë. 

Zyla: Ata e shikojnë që kjo qeveri mirë apo keq po përpiqet ta menaxhojë edhe këtë krizë, ashtu siç ka menaxhuar pandeminë, siç menaxhoi dhe tërmetin. Këta njerëz kanë pasur në krye edhe qeveri të tjera dhe nuk kanë menaxhuar dot një përmbytje në Shkodër, ndërkohë që këtu po futen falas në shtëpi të reja nga kjo qeveri. 

Shehi: Më vjen keq që ka ikur Enver Hoxha, sa punë do bënte ky, djem si ju do bënit karrierë. 

Zyla: Keni bërë ju në atë kohë. 

Shehi: Sa vjeç je ti mo. A ndjen një lloj sakëlldie për atë që thua vetë! Për këtë dritë që të jep kjo qeveri! 

Zyla: Më kundërshtoni konkretisht. 

Shehi: Më dhe ndjesi shumë të keqe.Ty ishalla të bëjnë mas Ramës. Po them për ty, se je i shkolluar. Nuk flet njeriu kështu në 2022.

Zyla: Ju politikanët e vjetër keni teknikë shumë të dëshpëruar.

Shehi: Mua me vjen zot të diskutoj me ty, por më ka thirr kjo! A e merr vesh ti a jo.

Zyla: Për çfarë ke studiuar ti, unë kam studiuar shkenca politike

Shehi: Po për raketa ishalla ke studiuar. Unë s’kam fare shkollë jam autodidakt.

Zyla: Jeni inferior, e kuptoj. 

Shehi: Të jap një këshillë të vogël. Do me fol ti për energjinë elektrike. 

Shehi: Ne po flasim si të dale Shqipëria nga kjo krizë. Meqë qeverinë e vjetër e ka përmbytur Shkodra, që të kthehemi te realiteti e të shohësh ndonjë gjë, të kthehemi te punët e shtetit se ti ske punuar ndonjëherë…

Zyla: Kam punuar në shtetin amerikan, kam qenë punonjës federal. 

Shehi: Lëre mo shtetin amerikan. Ka nja 3 milionë punonjës federalë atje. Ajo qeveria që ishte përpara, që nuk ishte më e mira dhe nuk e kam dashur unë, bëri ca gjëra për energjinë elektrike. Bëri Devollin. 40% e energjisë sot merren nga HEC private. Kaloi nëpër Shqipëri edhe një TAP, ishte po e asaj kohe. 

Zyla: Edhe NATO, edhe vizat. 

Shehi: Di me fol ti për energjinë apo jo. Po ti nuk di me fol. U bë edhe një termocentral në Vlorë, që dështoi. Megjithatë i investua në këtë punë. Kjo qeveria juaj që ka përballuar krizat, u bë 9 vjet që nuk bën kurrgjë, 

Zyla: Këta skanë bërë asgjë, ata po. 

Shehi: Më thuaj një projekt ti?

Zyla: Skavica. 

Shehi: E ç'më bën me qesh.

dashamir shehi julian zyl adriatik lapaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet