Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dosja.al ka mësuar detaje lidhur me takimin, ku burime nga selia blu bëjnë me dije se në fakt të gjitha ftesat ishin për të gjithë deputetët që nuk janë mbështetës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës.
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur sot për një darkë. Darka jozyrtare është organizuar nga Lefter Gështenja, i cili i ka ftuar kolegët e tij në ambientin e një hoteli në zonën e "21 dhjetorit" në Tiranë. Dosja.al ka mësuar detaje lidhur me takimin, ku burime nga selia blu bëjnë me dije se në fakt të gjitha ftesat ishin për të gjithë deputetët që nuk janë mbështetës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se takimi ka qëllim për të shpëtuar Enkelejd Alibeajn nga shkarkimi si kreu i grupit parlamentar. Post në të cilin, pas zgjedhjeve në selinë blu, është votuar deputeti Luçiano Boçi. Por në mbledhjen e sotme, edhe pse kanë marrë pjesë deputetë që mund të konsiderohen si 'asnjëanës', si përshembull Tomor Alizoti, sërish nuk ka epërsi në numra.
Në darkën e sotme janë mbledhur: Andia Ulliri, Gazment Bardhi, Seladin Jakupllari, Ferdinand Xhaferraj, Saimir Koreshi, Dhurata Çupi, Dash Sula, Zheni Gjergji, Ilda Dhori, Helidon Bushati, Lefter Gështenja. Por janë rreth 20, ndërkohë që gjysma e grupit është 26 deputetë, gjë që tregon se Alibeaj do të duhet që të bëjë aleatë të tjerë për të mbajtur postin e numrit dy të PD-së. Ndërkohë që nesër, për çështjen e grupit parlamentar do të mblidhet e Kryesia e Partisë Demokratike, por ende nuk është caktuar ora.
Më 15 janar 2021, ish-kreu i PD, Lulzim Basha vendosi që Enkelejd Alibeaj të merrte postin e kryetarit të grupit parlamentar, të cilin e mbante Alfred Rrushaj. Ndërsa disa ditë më parë, Gështenja në një intervistë për “Euroneës” u shpreh se Alibeaj nuk është rrëzuar ashtu siç e parashikon statuti i partisë. Ndër të tjera, Gështenja shtoi se i takon Grupit Parlementar të vendosë nëse do e heqë Alibejan dhe të hapë një garë për ta zëvendësuar atë.
“Për sa kohë nuk është rrëzuar ashtu siç parashikohet në statut apo edhe në kegjislacionin bazë, nuk kemi një hap për zëvëndësimin e këtij pozicioni, unë them se e gëzon mbështetjen. Në momentin që Grupi Parlamentar prej 52 deputetësh do të mblidhet, do të vendosë largimin e zotit Alibeaj dhe hapjen e garës për një kryetar të ri ose për rikonfirmimin e tij, do jemi në një moment të dytë. Besoj se kjo është vendimmarrja e Grupit Parlamentar."
Megjithatë pritet për t'u parë se cilat do të jenë zhvillimet e tjera të PD-së, ndërkohë që shumë shpejt do të rikthehet edhe Kuvendi, i cili mblidhet për herë të parë pas pushimeve të verës më 5 shtator.
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski SERBI- Në takimin e radhës së inciativës Open Balkan ...
Agim Nesho TIRANË- Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho ka dalë sot në një deklaratë p&eu...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është solidarizuar me protestën për përdhunimin e 11-...
Elva Margariti TIRANË- Sot ishte afati i fundit që disa artistë të Teatrit Kombëtar i lanë kryeministrit Edi Rama dhe mi...
Flamuri i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut BEOGRAD- Në samitin e radhës të iniciativës Ballka...
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama shfrytëzoi një dëgjesë publike me federatat e sportit të mërkurën p...
Joseph Borrell BRUKSEL- Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se ministrat e Jashtëm të bllokut evropian jan...
Josep Borrell TIRANË- Shefi i politikës së jashtme për Evropën, Josep Borrell ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka ndaluar dhë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se rikth...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë me një reagim ditën e sotme pas diskutimit t&...