LIVE UPDATES
Politike

Lokalet në Korçë/ Gjata tregon pse ndërroi ‘krah’: Ithtarja e Bashës fitoi se e zgjodhi e 'baza'. KOKOE dhe Berisha të më kërkojnë falje, s'e mbajnë dot peng PD-në

Drejtimin e PD-së nga Berisha, Gjata e konsideron çorganizuar, ose qëllimshëm të organizuar kështu, për të mos qenë opozitë dhe për t’u drejtuar në mënyrë eskluzive nga kryetari dhe 5 njerëzit afër tij, në drejtimin e strukturës në nivel lokal. Ai hedh akuza të forta kur thotë se Partinë Demokratike nuk e mbajnë dot peng ata që e kanë shtrydhur dhe rrjepur, mjelë dhe vjelë për 3 dekada.

24 Shkurt 2023, 19:50 Nga F.M
Lokalet në Korçë/ Gjata tregon pse ndërroi
Gjergji Gjata

KORÇË- Mjeku Gjergji Gjata ishte një prej emrave që u prezantua si kandidat i mundshëm në Korçë, në Primaret e organizuara nga Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, por pak ditë më parë u shfaq 'surprizë' krah Enkelejd Alibeajt. Pas raportimeve në media, përmes një statusi shterues, Gjata ka vendosur të sqarojë arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi. Sipas Gjatës, procesi i Primareve në Korçë nuk ka qenë transparent, por i manipuluar, ndaj dhe ka fituar Ledina Aliolli, të cilën e konsideron si ithtare të ish-kreut të Partië Demokratike, Lulzim Basha. Gjata thotë se Aliolli ishte e zgjedhura e bazës, ndaj dhe ata gjatë gjithë garës kanë kërkuar vota për të. Ai shton se pavarësisht gjithçkaje që po ndodhte ka qëndruar në garë deri në fund, por më pas ka dorëzuar një ankimim në KOKOE dhe në drejtim të kryedemokratit Sali Berisha, por thotë se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje. Drejtimin e PD-së nga Berisha, Gjata e konsideron çorganizuar, ose qëllimshëm të organizuar kështu, për të mos qenë opozitë dhe për t’u drejtuar në mënyrë eskluzive nga kryetari dhe 5 njerëzit afër tij, në drejtimin e strukturës në nivel lokal. Ai hedh akuza të forta kur thotë se Partinë Demokratike nuk e mbajnë dot peng ata që e kanë shtrydhur dhe rrjepur, mjelë dhe vjelë për 3 dekada. Njerëzit në krye të PD-së i konsideron të konsumuar me zero produkt politik dhe profesional, individë të penduar që e kanë çuar këtë forcë nga humbja në humbje.

Statusi i plotë: 

Primaret fundore ishin ato që dëshmuan dhe nxorrën në pah realitetin e hidhur të dekadës së fundit për Partinë Demokratike, për strukturat e saj të rrënuara dhe të paorganizuara, të një partie politike krejtësisht të çorganizuar, ose qëllimshëm të organizuar kështu, për të mos qenë opozitë dhe për t’u drejtuar në mënyrë eskluzive nga kryetari dhe 5 njerëzit afër tij, në drejtimin e strukturës në nivel lokal. Vendimi për të garuar në primaret e zhvilluara në Degën e Partisë Demokratike ishte veprim i vetëdijshëm dhe i mbështetur nga qindra qytetarë të djathtë, të cilët nuk e donin skizmën, çarjen dhe që synonin bashkimin e partisë në të gjitha nivelet. Isha i pari që shpalla kandidimin dhe që synoja që në çdo rrethanë të bashkoja PD-në në Korçë dhe jo ta përçaja. Në ditën e fundit, në orët e fundit të afatit të regjistrimit, drejtuesja e antifoltoreve të Berishës (theksoj që nuk kam qenë pjesë e foltores për të ndarë në dysh PD-në), idhtarja e ish kryetarit Basha që demokratët e “Foltores” publikisht i cilësonte si llum, hajdutë, maskarenj dhe epitete që nuk i shkojnë përshtat askujt në këtë vend, vendos të garojë në Primare. Kush e shtyu? Çfarë e nxiti? Pse kandidoi? Janë pyetje që i bën çdokush dhe gjithkush ka një përgjigje të vetën, çështje që nuk më intereson personalisht, sepse në Korçë opinioni është i njohur. Në 2 javë fushatë zgjedhore brenda partisë, pas asnjë angazhimi të mëparshëm politik, pa asnjë post apo ofiq personal, në ndonjë nivel apo institucion, si dhe pa u zhvilluar as garë, as ballafaqim publik mes kandidatëve, ku drejtuesit e strukturës nuk organizuar asgjë për një garë të ndershme, publike dhe ballafaquese, arrita të marr 426 vota. Ndërsa kandidatja “fituese” e 619 votave në 8 ditët e fushatës jo vetëm nuk garoi, jo vetëm nuk bëri garën ballafaquese për të shtruar dhe paraqitur platformat tona elektorale, por qëndroi jashtë kufijve të Shqipërisë. Të tjerë mesa duket punonin për drejtuesen e antifoltoreve, të majtë dhe të djathtë në funksion të saj.
Për Primaret “e famshme” u organizua dhe një strukturë me inicialet KOKOE, që shkroi një Rregullore të Zgjedhjeve por që asnjë pikë e rregullores nuk u respektua dhe nuk mbeti parregullsi pa u përdorur në qëllim të personave të piketuar për të fituar. Qendra dhe Drejtuesit e bazës kërkonin hapur votën për një person, për të zgjedhurin e tyre. Dhe dokumenti që rrëzon tërësisht Primaret e manipulimit për vallaha demokraci të brendshme dhe garë të ndershme ishin Listat e Votuesve / të Anëtarësisë (po ju jap disa faqe nga listat për të kuptuar çfarë ndodhte).
Për këto dhe të tjera problematika i jam drejtuar KOKOE-së dhe vetë Sali Berishës zyrtarisht më 30 nëntor, 1 dhjetor dhe 2 dhjetor (Kërkesën e datës 2 dhjetor po ua bëj publike në material foto). I kam kërkuar KOKOE-së dhe Sali Berishës pas evidentimit të parregullsive dhe paligjshmërive referuar zbatimit të Rregullores së Zgjedhjeve, që Primaret e Korçës të shtyheshin dhe të mos zhvilloheshin në datën 4 dhjetor. NUK PATI ASNJË REAGIM, ASNJË PËRGJIGJE.
Në datën 3 dhjetor kam komunikuar unë dhe grupi im i punës me drejtuesit e lartë të PD-së, por që sërish trokisnim në derë të shurdhër.
Grupi im i punës dhe mbështetësit, më thanë që të diel, më datën 4 dhjetor të mos merrnim pjesë në garë dhe të braktisnim garën. Por kjo do të ishte lënie në mes e betejës, që po vazhdoj edhe sot, mes kandidimit tim dhe se gara duhej të ndodhte në mënyrë që të dilte deri në fund e vërteta, skenari i një parti të uzurpuar dhe ku gjithçka nuk e vendos vota, por klikat dhe intersat brenda partisë, apo edhe të tjera interesa të lidhura me pozitën në pushtet.
Përsa më sipër flasin korçarët më mirë dhe më shkoqur, edhe më drejtpërdrejt për atë që realisht ka ndodhur dhe ndodh.
Lista me të cilën hymë në garë, vetëm Listë Votuesish nuk ishte, gjithçka sqarohet në kërkesat dhe ankesat e mia dërguar zyrtarisht në KOKOE dhe Sali Berishës. Komisionerët Zgjedhore të Primareve as nuk u angazhuan për t’i thënë Drejtuesit të Partisë që këto Lista Votuesish nuk përmbushin kriteret për të qenë Lista Zgjedhore dhe atje të pengonin zhvillimin e Primareve.
Pas përmbylljes së proçesit të votimeve dhe rezultatit, në datën 5 dhjetor dhe çdo ditë, deri në datën 9 dhjetor, kam ankimuar dhe kam kërkuar përsëristjen e zgjedhjeve në Korçë, kërkesë – ankimim pranë KOKOE dhe Sali Berishës (disa të tilla). Të gjithë të strukur në mungesë kurajoje për t’u përballur me faktet dhe argumentet kokëfortë, heshtën si të mos ishim.
Drejtuesve u pëlqeu dhe u mjaftuan me faktin që ne nuk bëmë rrëmujë dhe eksese ditën e dielë, që nuk ua prishëm dhe shkatërruam imazhin e Primareve, që në thelb ishin veçse një manipulim i organizuar pozitë – opozitë.
***
Miqtë e mi, Unë jam tërësisht koshient dhe i kthejllët që Partinë Demokratike nuk e mbajnë dot peng ata që e kanë shtrydhur dhe rrjepur, e kanë mjelë dhe vjelë për 3 dekada. Njerëz të konsumuar me zero produkt politik dhe profesional, nuk mund të mbajnë më peng dhe pronë Partinë më të madhe sot të Opozitës, Partinë Demokratike. Është koha të mbeten ushtarë të thjeshtë dhe të heshtur, individë të penduar që e kanë çuar këtë forcë nga humbja në humbje dhe nuk mund të kenë ambicje të mëtejshme për llokma nga pushteti, synime për të rrëmbyer ngastra nga çifligu partiak dhe politik. Sot për ta është koha të pendohen dhe të kërkojnë falje publike! Sot do të garojnë dhe do të drejtojnë të djathtët dhe qytetarët e pakonsumuar, ata që deri dje janë lënë në perithor, ata që nuk janë përfillur dhe as nuk janë pyetur për asgjë. Sot njerëz të rinj me vullnet dhe ndërgjegje, me pasion dhe dëshirë do të jenë ata që do të drejtojnë të djathtën, Partinë Demokratike dhe Bashkinë e Korçës. “Fëmijët” plangprishës nëse duan le të kthehen, gjithkush është i lirë të marrë vendimet e tij. Kush përçan sot të djathtën, apo kush kërkon ta uzurpojë atë me manipulime dhe mashtrime, me parregullsi dhe kulisa, me ndihmën e atyre që janë në pushet, ta dijë që nuk do ja dalë dot as sot, as mot, as kurrë ndonjëherë. Partia Demokratike është një strukturë politike pro amerikane, pro europiane dhe e tillë do të mbetet. Ata që kanë 30 vite dhe sot e sollën në këtë gjendje, të mbajnë koston e gjëmës së madhe të shkatërrimit të opozitës shqiptare. Ata që në Korçë kanë që prej vitit 2007 që e shesin opozitën për interesat e tyre personale, sot nuk do të lejohen më të drejtojnë. SOT ATA DUHET TË PENDOHEN DHE TË KËRKOJNË NDJESË PUBLIKE. Të dashur qytetarë të mij. Do të jemi në këtë garë elektorale për Bashkinë e Korçës, si kurrë më parë të bashkuar, për të larguar të korruptuarit dhe makutët e pushtetit, këta që Korçën e kthyen në plaçkë, këta që e shbënë dhe e shpërfytyruan këtë qytet dhe këta njerëz.
Nuk ka përçarje në PD, në PD po bëhet katharsis i nevojshëm nga ata që e masakruan atë.
Të rinj dhe të reja, zonja dhe zotërinj, qytetarë të Korçës pa dallime, pa asnjë dallim, ejani të jemi bashkë për të bërë KORÇËN METROPOLIN E JUGLINDJES SHQIPTARE!

sali berisha gjergji gjata

Sondazh

Poll
Politike 24 Shkurt 2023, 17:21

Sa vlen ari i Zogut?

Floriri TIRANË- Floriri ka një vlerë materjale dhe një vlerë mistike dhe kjo e fundit shërben mirë për propagand&e...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet