LIVE UPDATES
Politike

PD: Shqipëria nisi sot negociatat si vendi që ka tre të burgosur politikë, duke nisur me kreun e opozitës

Gjatë deklaratës së saj, u shpreh se gjatë kësaj dekade, Shqipëria i kishte të gjitha mundësitë të ishte Sllovenia e Ballkanit Perëndimor, por Edi Rama kishte tjetër plan.

15 Tetor 2024, 15:01 Nga I.A
PD: Shqipëria nisi sot negociatat si vendi që ka tre të burgosur
Ilda Zhulali

TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme ne PD, Ilda Zhulali me anë të një deklarate për mediat, u shpreh se sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Gjatë deklaratës së saj, Zhulali u shpreh se gjatë kësaj dekade, Shqipëria i kishte të gjitha mundësitë të ishte Sllovenia e Ballkanit Perëndimor, por Edi Rama kishte tjetër plan.

Deklarata e Plotë:

Shqipëria nisi sot negociatat si vendi që ka tre të burgosur politikë, duke nisur me kreun e Partisë më të madhe opozitare në vend. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Më në fund, pas 10 vitesh, Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjatë kësaj dekade, Shqipëria i kishte të gjitha mundësitë të ishte Sllovenia e Ballkanit Perëndimor. I kishte të gjitha mundësitë të ishte lokomotiva që udhëhiqte trenin ballkanik drejt BE. Por Edi Rama kishte projekt tjetër. Për shkak të Edi Ramës, Shqipëria nis negociatat si vend që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, as si Kosova, as sa Maqedonia.

Shqipëria nis negociatat si vend që ka tre të burgosur politikë, duke nisur me kreun e Partisë më të madhe opozitare në vend. Nisim negociatat me krimin, drogën dhe korrupsionin në nivele kolumbiane. Me 148 mijë familje që do të duhen të presin 15 vjet përpara se të marrin vendimin përfundimtar nga gjykatat shqiptare. Me fondet e bujqësisë, te akorduara po nga BE, të pezulluara nga BE për shkak të vjedhjes së tyre nga zyrtarët e Ramës. Me skemat grabitqare të pasurive publike përmes PPP dhe koncesioneve. Më numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE.

Edi Rama në 10 vite nuk arriti as ti afrohej standardit të vendosur gjatë 8 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike, e cila në kohë rekord, brenda 2 viteve përmbushi 140 kushte dhe u hoqi barrën e vizave shqiptarëve, që sot udhëtojnë vetëm me pasaportë në dorë. Partia Demokratike nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit, siguroi ratifikimin e saj nga 25 vend anëtare, paraqiti aplikimin për anëtarësim dhe përgatiti brenda 3 muajve procesin e plotë të skanimit të të gjithë trupës ligjore dhe aftësive administrative në vend.

Partia Demokratike cmontoi në kohë record mbi 200 banda kriminale, ndërtoi regjistrin elektronik të shtetasve, prodhoi pasaportat dhe kartat e identitetit biometrike, ndërtoi sistemet e sigurisë TIMS dhe MEMEX, qendrën ndër-operacionale detare, sistemin e prokurimeve elektronike, shërbimet one-stop shop për bizneset. Realizoi projekte strategjike si Rruga e Kombit, Gazsjellësi transAdriatik, dyfishimin e prodhimit të energjisë së gjelbër, ndërtimin e infrastrukturës turistike të vendit, rriti standardin e jetesës duke dyfishuar rrogat dhe pensionet, subvencionoi bujqit shqiptarë dhe rriti prodhimin vendas, tërhoqi miliarda euro investime të huaja në vend. Falë këtij transformimi, në Shqipëri u kthyen deri në fund të 2013 rreth 200 mijë shqiptarë.

E gjitha kjo tregon se aty ku ka vullnet ka gjithmonë zgjidhje. Vullneti i palëkundur i Partisë Demokratike është transformimi i vërtetë i Shqipërisë, dhe anëtarësimi i shpejtë në Bashkimin Europian. Me këtë zotim dhe me nisjen e shumëpritur të negociatave të anëtarësimit, Partia Demokratike i fton të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohemi për ta realizuar së bashku këtë projekt madhor, për ta bërë Shqipërinë vërtetë europiane. Premtimi ynë është qe me Partine Demokratike, Shqipëria do te transformohet ne një vend me mirëqenie, standard te larte jetese, institucione funksionale qe respektojnë liritë dhe te drejtat themelore te njeriut.

ilda zhulali

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen