LIVE UPDATES
Politike

PD publikon dokumentet: Ja SKEMA, si ndahen paratë e inceneratorëve, ky kartel ka kapur qeverinë e Edi Ramën

Bozdo thotë se gjithçka nisi kur Edi Rama, në verën e vitit 2019, deklaron publikisht projektin e tij për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano, i ashtuquajturi Eko-Park Durrës.

30 Mars 2023, 13:42 Nga F.M
PD publikon dokumentet: Ja SKEMA, si ndahen paratë e inceneratorëve,
Enno Bozdo

TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar skemën e ndarjes së parave të inceneratorëve. Enno Bozdo doli në një deklaratë për mediat dhe publikoi një sërë dokumentacionesh që sipas tij gjithçka nisi kur Edi Rama, në verën e vitit 2019, deklaron publikisht projektin e tij për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano, i ashtuquajturi Eko-Park Durrës. Edi Rama deklaronte se do ta bënte këtë me ndihmën e privatit. Më pas, Bozdo tregon se si gjithçka vijoi me hapjen e tenderave për mbetjet e tërmetit në qarkun Tiranë, Lezhë, Durrës do të depozitohen në lanfildin e Porto-Romanos. Bazuar në dokumentet e paraqitura, Bozdo thotë se mundësitë janë vetëm dy: Ose biznesmeni Klodian Zoto i prezanton Edi Ramës privatisht idenë e tij për landfillin e Porto Romanos, ose Edi Rama thërret Klodian Zoton dhe ia ngarkon personalisht këtë detyrë, shumë përpara se ta shpallte publikisht. Në të dyja rastet, sipas tij, dokumentet e publikuara sot, vërtetojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës me Inceneratorët.

Deri më tani janë mbyllur hetimet për inceneratorin e Elbasanit. Të pandehur janë marrë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa. Të arrestuar janë vetëm katër prej tyre, Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri, ndërsa të tjerët janë lënë në arrest shtëpie. 

DEKLARATË PËR MEDIA E ANËTARIT TË KRYESISË, ENO BOZDO

Faktet që do paraqesim tani janë dëshmi e mirëfilltë se si banda ka kapur qeverinë dhe se si qeveria është vënë plotësisht në funksion të bandës. Jo bandë dosido, por karteli i inceneratorëve që ka kapur qeverinë me Edi Ramën brenda. Kjo histori me banda e banditë fillon kur Edi Rama, në verën e vitit 2019, deklaron publikisht projektin e tij për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano. I ashtuquajturi Eko-Park Durrës. Edi Rama deklaronte se do ta bënte këtë me ndihmën e privatit.

Tre muaj më vonë, në 16.10.2019, AKUM shpall tenderin për ndërtimin e Eko-Park Durrës. Procedura anulohet në datën 03.12.2019, vetëm 3 ditë përpara se të hapeshin ofertat.

Në datën 16.12.2019, Edi Rama firmos një vendim, si kryetar i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile. Në vendim ka dy pika:

a- Mbetjet e krijuara nga tërmeti i 26.11.2019 për qarkun Tiranë, Lezhë, Durrës do të depozitohen në lanfildin e Porto-Romanos.

b- AKUM ngarkohet të marrë masa për inkapsulimin e zonës së Porto-Romanos dhe rijetësimin e kësaj zone me procedurë të përshpejtuar në kushtet e emergjencës së krijuar.

Në datën 21.12.2019 midis kompanisë Victoria Invest International sh.p.k dhe kompanise De Mare s.r.l lidhet një marrëveshje bashkëpunimi (JV) për të marre pjesë në procedurën tenderuese të AKUM.

Në datën 27.12.2019 midis AKUM dhe JV (De Mare & Victoria) lidhet kontrata me negocim të drejtpërdrejtë në vlerën 1.9 miliardë lekë.

Në datën 14.05.2020, pra rreth pesë muaj më vonë, midis JV De Mare s.r.l & Victoria Invest dhe Kompanisë ARTCON sh.p.k, në pronësi të Denis Ymerit, lidhet kontratë nënkontraktimi në vlerën 649 milion lekë.

Për ata që i bën kureshtarë emri i panjohur Denis Ymeri, i kujtoj se çdo bandë ka një shofer, ose një bandit që luan shoferin?

Që prej datës 15.03.2020 Denis Ymeri është punësuar shofer pranë kompanisë INTEGRATED ENERGY sh.p.k. Pra, shoferi i kompanisë së Klodian Zotos. Kompania ARTCON është themeluar nga Ilsa Zoto, bashkëshortja e Klodian Zotos. Në datën 23.11.2016 Ilsa Zoto i shet aksionet te Denis Ymeri. Në datën 04.05.2020 kompania ndryshon emrin nga Artemis Farm në ARTCON.

Nëse kthehemi mbrapsht në kohë, ekzaktësisht 1 vit e një muaj, pikërisht ne datën 01.04.2019, lidhet një kontratë midis Integrated Energy, kompanisë së Inceneratorit të Tiranës,  dhe studios arkitekturore Casanova-Hernandez. Objekti i kësaj kontrate është zhvillimi i projektit Eko-Park në Durrës mbi Landfildin ekzistues në Porto Romano. Vlera e kontratës është 225.000 Euro

Casanova – Hernandes është në fakt një zyre arkitektesh shumë e preferuar nga qeveria shqiptare. Ajo ka përfituar shumë projekte nga Rama, nga FSHZH dhe AZHT.

Një ndër projektet kryesore është dhe rikonceptimi i Muzeut Kombetar, një projekt 13 milionë euro i cili është fituar nga Casanova Hernandez dhe partnerin lokal “I Ri”. Kjo është kompania ku punon thjeshtra e Edi Ramës.

Pra Klodian Zoto, i përfshirë në aferën e inceneratorëve, në aferën më skandaloze ndonjëherë të qeverisë shqiptare, kur rreth 420 milionë euro janë tretur dhe treten çdo ditë nga xhepat tuaj, e dinte përpara se edhe vetë Edi Rama se çfarë do të ndodhte në Porto Romano në Durrës.

Ai kontraktoi studion Casanova Hernandez, për të bërë një projekt mbi Porto Romanon 3 muaj përpara se Edi Rama të deklaronte se do ta zhvillonte projektin nëpërmjet bashkëpunimit me privatin, dhe 6 muaj përpara se AKUM ta shpallte garën të cilën vetë Edi Rama më pas e anuloi.

Mundësitë këtu janë dy: Ose Klodian Zoto i prezanton Edi Ramës privatisht idenë e tij për landfillin e Porto Romanos, ose Edi Rama thërret Klodian Zoton dhe ia ngarkon personalisht këtë detyrë, shumë përpara se ta shpallte publikisht. Në të dyja rastet, kemi sot provën përfundimtare të lidhjes së drejtpërdrejtë të Edi Ramës me bandën e Inceneratorëve.

Kjo provë e pakundërshtueshme tregon atë që ne të gjithë e dimë: asnjë aferë, jo më ajo e inceneratorëve, nuk ndodh në këtë vend pa dakordësinë e Edi Ramës. Ai dhe vetëm ai ka miratuar këtë projekt, dhe ai dhe vetëm ai është përfitues kryesor i saj.

Në bazë të këtyre provave të reja skandaloze, SPAK nuk mund të bëjë më të paditurin. Provat janë përvëluese dhe të pamohueshme. Këto prova do ta ndjekin nga mbrapa Edi Ramën kudo dhe kurdoherë, se drejtësia ndoshta vonon por nuk harron. Deri atëherë, “heronjtë tanë të drejtësisë” mund të zgjedhin nderin dhe të fillojnë menjëherë hetimet, ose turpin dhe të mbyllin sytë dhe veshët.

enno bozdo

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet