LIVE UPDATES
Politike

PD e Berishës apo Alibeajt? Celibashi: Do vlerësojmë legjitimitetin e atij që do të sjellë dokumentacion e nevojshëm në KQZ

Pas mbledhjes së KQZ, në një prononcim për mediat, Celibashi deklaroi se për PD-në ende nuk ka një vendim të Gjykatës së Tiranës për të transferuar legjitimitetin nga Enkelejd Alibeaj tek Sali Berisha, e jo vetëm. Ndryshim do të duhet të bëhet edhe përmes Indrit Sefën dhe Marash Logut, me Ivi Kason.

12 Janar 2023, 11:21 Nga k.m.
PD e Berishës apo Alibeajt? Celibashi: Do vlerësojmë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka komentuar situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike dhe marrëdhënien që forca politika ka me institucionin që ai drejton. Pas mbledhjes së KQZ, në një prononcim për mediat, Celibashi deklaroi se për PD-në ende nuk ka një vendim të Gjykatës së Tiranës për të transferuar legjitimitetin nga Enkelejd Alibeaj tek Sali Berisha, e jo vetëm. Ndryshim do të duhet të bëhet edhe përmes Indrit Sefën dhe Marash Logut, me Ivi Kason. Po ashtu, Celibashi ka shtuar se në momentin që do të ketë të gjithë propozimet për anëtarë të KZAZ do të vlerësohet legjitimiteti i atij personi që në emër të PD paraqet këto propozime. I pyetur se cilën palë do të njohë KQZ-ja në zgjedhje e kandidatët e kujt do të regjistrojë, Celibashi theksoi se do të vepronte vetëm ashtu siç parashtrohej në ligj, e ashtu si të vendoste Gjykata e Tiranës. 

PJESË NGA KOMUNIKIMI ME GAZETARËT: 

Kur e prisni listën me anëtarë?

Celibashi: Ka një parti dhe një forcë politike. Nuk ka dy parti me të njëjtin emër. Presim propozimet e PD, kur të voijnë do të vlerësojmë legjitimitetin. Autorizimi, do vlerësohet autorizimi dhe nëse është lëshuar nga personi që është përfaqësues dhe drejtues.

Keni komunikim nga Ivi Kaso për të sjellë emra?

Celibashi: Kemi komunikim institucional për emra, deri në momentin që ne flasim, kemi zotin Marash Logu dhe Indrit Sefa. Në kuadër të komunikimeve, kemi dhe me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë.

Ç'do merret parasysh për të regjistruar partinë?

Celibashi: Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që do të sjellë dokumentacion në KQZ. Në kuptimin që është apo jo me tagër për të sjellë kërkesa të ndryshme. Sot është përfaqësues i PD, janë në fakt, dy emrat Logu dhe Sefa. Do jenë këta nesër, pasnesër, nuk e them dot. Por autorizimi që ata kanë është në përputhje me Kodin zgjedhor. Nëse do të vijë një kërkesë për regjistrimin e PD. Ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ merr nga Gjykata e Tiranës. Kjo është një çështjes që nuk e vendos KQZ-ja se kush është organi që përfaqëson një parti politike, që udhëheq një parti politike nuk e vendos KQZ-ja, është një institucion tjetër dhe ne do të vlerësojmë në momentin që do të kemi këto kërkesa çfarë legjitimiteti ka ky apo ai person. Pastaj duhet thënë, KQZ gjithmonë edhe duke parashikuar ligjin nuk i ka qëndruar strikt këtij afati. Është një proces që nuk përfundon në 29 janar. E kuptoj këtë diskutim shumë mirë sepse këtu jetoj dhe unë. Është kjo çështja se kush është drejtuesi i PD. Ka shumë rëndësi që të kuptohem nga të gjithë se kush është roli i KQZ në këtë proces. Secili ka këndvështrimin e vetë. Në fund, ngelet ligji.

I njihni ndryshmet në PD sepse ka një vendim gjykate?

Celibashi: Për KQZ, ky proces bazohet në një institucion tjetër. Nuk e vendosim dot ne. Nuk bëjmë dot interpretime. Ky konflikt nuk do të ishte në Gjykatë, do të ishte në KQZ në ditën një. Por nuk është në KQZ.

ilirjan celibashi kqz

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës