LIVE UPDATES
Politike

Eurodeputetja takim me PD-në e Shkodrës, Pereira:  çdo nismë e propozuar prej jush do ketë mbështetjen tonë

Kryebashiaku Bardh Spahia tha se të rinjtë përballen sot me problematika të shumta, duke nisur nga arsimimi, punësimi, siguria publike etj, që po i detyrojnë të braktisin vendin.

11 Janar 2023, 23:49 Nga F.M
Eurodeputetja takim me PD-në e Shkodrës, Pereira:  çdo
Takimi

SHKODËR- Eurodeputetja dhe Presidentja e YEPP, Lidia Pereira ka zhvilluar një takim në Partinë Demokratike dhe ka treguar mbështetjen maksimale për kandidatin e Opozitës Belind Këlli çi në zgjedhjet lokale në Tiranë. “Sidat e rinisë shqiptare në proçesin e integrimit në Bashkimin Evropian” ishte tema e bashkëbisedimit që forumi rinor i Partisë Demokratike Shkodër organizoi me të rinjtë e këtij qytet, ku ishte e ftuar eurodeputetja Lídia Pereira. I pranishëm ishte dhe kryebashkiaku Bardh Spahia e kryetari i FRPD Besart Xhaferri.

Kryebashiaku Bardh Spahia tha se të rinjtë përballen sot me problematika të shumta, duke nisur nga arsimimi, punësimi, siguria publike etj, që po i detyrojnë të braktisin vendin. Perreira garantoi të rinjtë shkodran se  çdo nisëm e propozuar prej tyre do të gjejë mbështetje në politikën evropiane.

“Jam e lumtur që gjendem sot këtu mes jush dhe falenderoj Besartin dhe kryetarin e Bashkisë z. Spahia për këtë pritje dhe mundësinë e këtij takimi me rininë për të folur për sfidat e integrimit në Bashkimin Evropian. Forumi rinor i partive popullore europiane vitin e kaluar ka mbushur 25 vite nga formimi i tij dhe kontributi që ka dhënë drejt formësimit të BE, politikave të tyre, përmes përçimit të ideve dhe sfidave të të rinjve. BE ka dështuar njëherë në procesin e zgjerimit dhe tani është hera e dytë dhe nuk duhet të ndodh sërish. Me lejoni të ndalem tek ajo që është një plagë për vendin tuaj, ikja e rinisë që vjen si pasojë e krizave të brendshme. Po ikin talentet në vend që të përfitojmë prej tyre. Nuk është e mjaftueshme që politika tu thotë të rinjve që kemi nevojë për ju dhe duhet të rrini këtu, por më pas nuk veprojnë në mënyrë aktive që ju të qëndroni këtu. Duke njohur kryetarin e bashkisë z. Spahia dhe punën e tij që ka bërë për të rinjtë, është dëshira ime që të vijojmë të punojmë dhe të krijohen mundësitë që ju të keni një të ardhme të mirë në vendin tuaj, duke mos zgjedhur largimin. Kurdo që Shqipëria të integrohet në BE, do të ketë shumë gjëra për të bërë. Kjo do të thotë që vendi duhet të bëjë pjesën e saj të punës mbi demokracinë, pluralizmin, ofrimin e mundësive për të rinjtë etj. Prandaj angazhimi i të rinjve është kryesor në këtë proces. Kur jam zgjedhur në krye të forumit rinor të PPE e kam thënë në fjalën time se nëse PPE do të ketë mbështetje të të rinjve, duhet ti vendos ato si kandidat në parlament. Vec në këtë mënyrë, përqafohen idetë e të rinjve dhe i merr seriozisht ato. Nëse nuk bëjmë të mundur që të rinjtë të përfaqsësohen politikisht, nuk do të mund të mbyllim diferencat mes brezave dhe nuk do të mund të përcojmë idetë për politika sociale më të mira, punësime etj. Kjo është arsyeja pse jam këtu, që të mbështes kandidatët e rinj për tu përfaqësuar në vendimarrje, si dhe për të mbështetur zotin Bardh Spahia për zgjedhjet e 14 Majit dhe që të vijojë punën e tij duke mbështetur rininë. Duke marrë problematikat tuaja, në partinë evropiane do të punojmë të përcojmë ato kërkesa atje ku duhet dhe përmes nismave konkrete t'ju ndihmojmë të keni zgjidhje. Eshtë e sigurtë që me integrimin e Shqipërisë në BE do të vijnë shumë prioritete për ju, por duhet që qeverisja këtu të veprojë dhe të mos pritet vetëm nga anëtarësimi. Rol kyc kanë politikat e brendshme. Ky instrument është i rëndësishëm në mënyrë që ato politikan që kanë vendimarrje tani dhe kanë impakt negativ në të ardhmen e Shqipërisë, të marrin përgjegjësitë që u takojnë. Kjo duhet të ndryshojë dhe tu jepet besimi rinisë që të përfshihen në mënyrë demokratike në vendimmarrje,”- tha ajo.

Pas takimit, në një postim në rrjetet sociale, Këlli çi shkruan se Pereira do i bashkohet PD-së në betejën për ndryshim në Shqipëri.

Postimi:

Në selinë qendrore të Partisë Demokratike, me rastin e vizitës së parë në Tiranë të Presidentes së të Rinjve të Partisë Popullore Europiane. Lídia Pereira na bashkohet në betejën tonë për ndryshim në Shqipëri, me të gjithë mbështetjen dhe fuqinë ndërkombëtare që ka YEPP. Falenderoj ultra ekipin e FRPD-së për rëndësinë që i dhanë kësaj vizite! Ftoj çdo të ri e të re që ka dëshirë të na bashkohet, studentë dhe profesionistë të rinj të kryeqytetit, ejani të #FitojmëTiranën Është koha jonë!

lidia pereira bardh spahia belind kellici

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet