LIVE UPDATES
Politike

Pas sulmeve publike, Rama s'fton kreun e SPAK në ceremoninë e hapjes së negociatave

Arben Kraja, një prej njerëzve më të rëndësishëm të reformës në Drejtësi në vend u injorua nga Rama. Kur vetëm 24 orë më parë "mburrej" para eurodeputetëve se reforma në drejtësi ishte një arritje dhe se ai nuk kishte ndërhyrë për asnjë moment, madje as për të mbrojtur 'bashkëpunëtorët' e tij.

20 Korrik 2022, 15:41 Nga k.m.
Pas sulmeve publike, Rama s'fton kreun e SPAK në ceremoninë e
Foto ilustruese

TIRANË- Pas hapjes zyrtarisht të negociatave një ditë më parë në Bruksel, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në godinën e Kryeministrisë. Në këtë ceremoni, të organizuar nga kryeministria, ishin të ftuar edhe deputetë, ambasadorë dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura. Por dikush mungonte, e bëhet fjalë për drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Arben Krajën. Burime diplomatike thanë për Balkanëeb se stafi i kryeministrisë nuk e kishte ftuar Krajën të ishte i pranishëm.

Pra një prej njerëzve më të rëndësishëm të reformës në Drejtësi në vend u injorua nga Rama. Kur vetëm 24 orë më parë "mburrej" para eurodeputetëve se reforma në drejtësi ishte një arritje dhe se ai nuk kishte ndërhyrë për asnjë moment, madje as për të mbrojtur 'bashkëpunëtorët' e tij.

"Ne shkatërruam të gjithë pallatin e vjetër të drejtësisë së korruptuar dhe tani kemi institucione krejt të reja, plotësisht funksionalë për një epokë të re të sundimit të ligjit që sapo ka filluar. Prokurori i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë element themelorë të kësaj epoke të re. Nëse vetëm pak vite më parë do të kishit pyetur dikë në Shqipëri, këdo, për shanset për të parë në jetën e vetë një politikan pas hekurave, do të kishin qeshur me ju. Realiteti tani është shumë ndryshe. Askush nuk është imun para drejtësisë. As pozita dhe tesera e partisë dhe as paratë nuk mund t’ju mbrojmë më. Si kurrë më parë në historinë e këtij shteti, një gjyqësor vërtetë i pavarur dhe barazia  e vërtete përballë drejtësisë tani janë të mundshme dhe të arritshme për Shqipërinë.

Unë qëndroj këtu sot si lider i një maxhorance të zgjedhur në mënyrë demokratike, që nuk ka mbrojtur askënd nga shigjeta e drejtësisë dhe as që ka përdorur ndonjëherë shigjetën e pushtetit ekzekutiv për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve të gjyqësorit në favor të dikujt dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e kombit tonë, por sigurisht shumë hije të së shkuarës vazhdojnë. Kjo është arsyeja që ne jemi këtu, kaq të etur për të vazhduar luftën tonë në një nivel tjetër, duke shfrytëzuar sa më mirë bisedimet për anëtarësim si në mjet shtet ndërtimi të vazhdueshëm për Shqipërinë e re demokratike,"-tha Rama.

Disa orë më vonë Rama ka ndërruar mendje dhe ka ndërmarrë një sulm publik ndaj SPAK-ut. Mesa duket në Shqipëri mendimet i ndryshojnë. Mendon sërish si në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku pretendoi se SPAK nuk po vepron ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të nxjerrë jashtë sistemit nga Vettingu, e veçanërisht ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara. Por po merret vetëm me socialistët. 

“Po kthehem tek ato 10 muaj burg për një arkë peshk për një punësim që nuk u bë. Çfarë dreqin bëhet kështu do të thonë kur janë dhjetëra të vrarët dhe të vdekurit nga politikanë që kanë emër dhe mbiemër, të cilët rrotullohen në varr në kërkim të drejtësinë pa llogaritur vjedhje kolosale që vetëm SPAK-u nuk i di, burgoset një grua për 10 kg peshk. Ndërkohë që SPAK-u vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, për këdo zyrtar të lartë, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, SHBA, sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë”, u shpreh Rama në 9 prill në Kongresin e PS-së.

Të njëjtën gjë duket se vazhdon dhe e mendon ndërkohë që ish-ministra të tij dhe skandale të tjerë kanë nisur që të hetohen nga SPAK. 

edi rama arben kraja negociatat me be 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet