LIVE UPDATES
Politike

"Paditësit nga Bangladeshi!" GJED vendosi kundër Italisë për skemën e kampeve të emigrantëve, Meloni: Ky hap duhet t'i shqetësojë të gjithë

Pas padisë së dy azilkërkuesve nga Bangladeshi Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi, që për të qenë të ligjshme listat për vendet e sigurta, duhet të përmbushen disa kushte. Vendimi prek dhe marrëveshjen Meloni-Rama.

1 Gusht 2025, 17:45 Nga M.B
"Paditësit nga Bangladeshi!" GJED vendosi kundër
Foto ilustruese

LUKSEMBURG- Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) ka përforcuar kriteret dhe pengesat për përcaktimin si vende të sigurta origjine në procedurat e përshpejtuara të azilit. Anëtarët e BE-së mund të hartojnë lista me vende të tilla vetëm nëse paraqesin edhe burimet për vlerësimin e tyre; gjykatat duhet të jenë në gjendje të shqyrtojnë se mbi cilat informacione bazohet vendimi për shpalljen e një vendi si vend i sigurt. Po ashtu gjyqtarët në Luksemburg vendosën që derisa të hyjnë në fuqi rregullat e reja të azilit të Bashkimit Evropian, vendimi për të shpallur një vend si të sigurt duhet të marrë në konsideratë të gjithë popullsinë e një vendi të caktuar.

Gjykimi kishte të bënte me "Modelin e Shqipërisë" që përdor Italia në kuadrin e procedurave të shpejta për proceset për azilin jashtë vendit. Përcaktimi i vendeve të sigurta të origjinës është parakusht për zbatimin e këtij modeli. Qeveria e Romës synon të dërgojë refugjatë dhe migrantë, meshkuj në moshë madhore, nga këto vende në qendrat e strehimit në territorin e Shqipërisë, ku ata duhet të qëndrojnë ndërsa përpunohen kërkesat e tyre për azil.

Paditësit nga Bangladeshi

Në tetor 2024 u klasifikuan si të sigurta disa vende, përfshirë edhe Bangladeshin - vendi nga i cili vijnë dy paditësit. Ata ishin kapur në Detin Mesdhe dhe ishin dërguar në Shqipëri. Kërkesat e tyre për azil në Itali u refuzuan. Gjykata kompetente italiane i kërkoi Gjykatës Evropiane të Drejtësisë(GJED) të sqaronte se cilat janë detyrimet e vendeve anëtare të BE-së lidhur me përcaktimin e vendeve të sigurta të origjinës.

Vitin e kaluar Gjykata vendosi në një rast tjetër që, deri në njoftim të mëtejshëm, një shtet mund të klasifikohet si i sigurt vetëm nëse ky konstatim vlen për të gjithë territorit të tij. Megjithatë një rregullore e re e BE-së përcakton që në të ardhmen shtetet  mund të klasifikohen si të sigurta edhe nëse ky vlerësim nuk vlen për rajone ose grupe të caktuara njerëzish, siç janë homoseksualët. Ndryshimi është pjesë e reformës së madhe të ligjit të azilit të BE-së, e cila është planifikuar të hyjë në fuqi në qershor 2026.

Meloni: "Një hap që duhet t'i shqetësojë të gjithë"

Vendimi i Luksemburgut u prit me kritika të ashpra në Itali. Kryeministrja Giorgia Meloni tha se vendimi ishte surprizues dhe e kufizoi më tej hapësirën tashmë të kufizuar të qeverive për të vepruar. "Ky është një hap që duhet t'i shqetësojë të gjithë", tha kryetarja e partisë së djathtë Fratelli d'Italia.

Qeveria italiane ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për të ngritur dy kampe në territorin e saj. Megjithatë projekti aktualisht është pezulluar për shkak të rezistencës së gjyqësorit italian. Sipas një raporti të organizatës për të drejtat e njeriut ActionAid dhe Universitetit të Barit qendrat kanë funksionuar efektivisht vetëm për pesë ditë në vitin 2024 dhe me kosto shumë të larta.

Po Gjermania?

Edhe Gjermania ka shpallur një numër vendesh si të sigurta. Përveç shteteve anëtare të BE-së ato përfshijnë shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Gjeorgjinë, Ganën, Moldavinë dhe Senegalin. Koalicioni CDU/CSU-SPD planifikon ta zgjerojë listën me anë të rregullimit ligjor, pra pa përfshirjen e Bundestagut dhe Këshillit të Federatës, Bundesratit. Megjithatë një vendim përfundimtar nuk është marrë ende./ DW

emigrantet italia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet