23 Janar 2025, 10:26
Nga B.Z
Ilir Meta, Monika Kryemadhi
TIRANË - Gjykata e Tiranës ka caktuar datën e seancës për shqyrtimin e padisë së divorcit mes kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshorts së tij, Monika Kryemadhi. Njoftohet se seanca do të zhvillohet më datë 21 shkurt ora 10:30.
“Nisur nga interesimi i medias, që ditën e djeshme, ju bëj me dije se nga verifikimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Padia për divorc është depozituar nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në gjykatë në muajin qershor të vitit 2024. Në deklaratat e tij para se arrestohej nga policia, Ilir Meta e kishte akuzuar Monika Kryemadhin për tradhti në politikë.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili ka mbajtur dhe postin e ish presidentit të vendit, ish kryetarit të Parlamentit ndodhet i arrestuar prej 21 tetorit 2024 dhe bashkë me Monika Kryemadhi po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
ilir meta monika kryemadhi
Politike
22 Janar 2025, 11:36
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka bërë hapa pas në qëndrimin e tij ndaj platformës TikTok. Agjencia Franceze e Lajmeve A...
Politike
23 Janar 2025, 09:57
M.B
Jamarbër Malltezi
TIRANA- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shtyrë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi...
Politike
23 Janar 2025, 09:29
M.B
Arben Ahmetaj
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë më 18 shkurt ankimin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj ...
Politike
22 Janar 2025, 22:16
rr.ll
taulant balla
SHBA- Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Michiganit përmes një deklarate publike shprehen se kryeministri Edi Rama ka emëruar ...
Politike
22 Janar 2025, 22:10
N.F
Bolton dhe Trump
TIRANË- Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton së fundmi ka hedhur poshtë shqetësimet e ngritura se me ardhj...
Politike
22 Janar 2025, 21:49
r.ll
sali berisha, donald trump
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar mesazh urimi Donald Trump me rastin e inauguri...
Politike
22 Janar 2025, 21:37
r.ll
pamje nga nenshkrimi i marreveshjes
DAVOS- Kosova ka nënshkruar Marrëveshje për Tregti të Lirë me shtetet e Asociacionit Evropian ...
Politike
22 Janar 2025, 21:04
r.ll
yuri kim
SHBA- Michael Rubin, një zyrtar i Pentagonit ka publikuar një artikull ku shkruan për zgjedhjet e presidentit Donald Trump p&...
Politike
22 Janar 2025, 21:04
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Sondazhi i fundit i Barometri Euronews Albania i ka vendosur qytetarët shqiptarë përballë pyetjeve...
Politike
22 Janar 2025, 19:11
N.F
Bolton
TIRANË- Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton është shprehur se gjatë administratës së re të Trum...