LIVE UPDATES
Politike

Padia në Gjykatë - Vokshi-Kushit: Jep dorëheqjen, me Ramën e kanë kthyer arsimin në celulë të PS

Sipas Vokshit, do të ishte në nderin dhe moralin e ministres së Arsimit nëse do të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen.

29 Qershor 2022, 14:27 Nga k.m.
Padia në Gjykatë - Vokshi-Kushit: Jep dorëheqjen, me Ramën e
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një komunikim për mediat tha se këtë të mërkurë ka marrë pjesë në seancën gjyqësore për një padi të bërë ndaj ministres së Arsimit Evis Kushi, për tezat e provimit të maturantëve. Ndër të tjera, deputetja u shpreh se kishte kërkuar në gjykatë që të thirrej në seancë Kushi për të paraqitur të gjitha faktet dhe provat të cilat i ka denoncuar. Sipas Vokshit, do të ishte në nderin dhe moralin e ministres së Arsimit nëse do të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen.

"Sot isha në seancë gjyqësore për një padi të ministres Kushi, për denoncimin që kam bërë për nxjerrjen e tezave. ishte seanca e parë që quhet seanca pajtuese, por ministrja Kushi nuk ndodhej. E pata të pamundur për të paraqitur provat pasi ministrja Kushi nuk ishte. Ministrja sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen do ishte mirë nëse i ka mbetur një fije morali të jepte dorëheqjen,"- tha ajo.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA ALBANA VOKSHI, PAS SEANCËS E PARË GJYQSORE NË GJYKATËN E POSAÇME
 
Sot u paraqita personalisht para Gjykatës së posacme pas padisë së Ministres së Arsimit Evis Kushi. Zonja më paditi për denoncimin e bërë prej meje, para disa javësh, pas sinjalizimeve të mësuesve të qarkut Elbasan për nxjerrjen dhe shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar. Ishte seanca e parë pajtuese, por për çudi, Ministrja Kushi nuk ndodhej në seancëashtu siç ligji e përcakton.
 
Unë kisha me vete të gjitha provat dhe faktet, por edhe pse jo pasojat për keqmenaxhimin e proceseve në Ministrinë e Arsimit, njëri prej të cilëve, edhe testi për vlerësuesit e arsimit parauniversitar. E pata të pamundur t’i paraqes këto prova pasi Ministrja Kushi vendosi që të mos paraqitej.
 
I kërkova gjykatës që të thirrej në seancë ministrja Kushi, për t’ia paraqitur në prezencë sipas ligjit, të gjitha faktet dhe provat të cilat i ka denoncuar dhe do të vazhdoj t’i denoncoj. Ministrja sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen, por do të ishte në nderin dhe moralin e saj të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen. Koha e provoi qe pyetjet ishin po ato që u derguan ne inbox-in tim nga nje mesuese. Kjo tregon degradimin e sistemit arsimor. 
 
Evis Kushi ka përgjegjësi ligjore, ka përgjegjësi morale dhe përgjegjësi politike. Ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Arsimi sot gjendet në një pikë alarmante vetëm në vitet e qeverisjes së Ramës janë 208 mijë nxënës dhe studentë të larguar nga arsimi sepse ministrja Kushi dhe Edi Rama e kanë kthyer arsimin në celulë të Partisë Socialiste. Politizimi i sistemit dhe keqtrajtimi financiar i mësuesve janë arsyet kryesore pse sot arsimi është ne gjendjen me të keqe ne te gjithë historinë e vet.
 
Testet e maturës theksuan edhe njëherë gjendjen e rende te këtij sistemi. Kjo qeveri është armike e dijes dhe e zhvillimit. 
Nxënësit tanë po lenë shkollën dhe braktisin Shqipërinë. Pa dijen, pa arsimin, pa rininë, Shqipëria është në rrezik. Si prind, u bëj thirrje nxënesve dhe prindërve të tyre, t’i bashkohen protestës më 7 korrik. 

albana vokshi tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet