10 Shkurt 2026, 11:22
Nga I.A
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka thirrur për të mërkurën, 11 shkurt, seancën për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit të presidencës së Kosovës, vendimi është marrë pas konsultimeve me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke marrë parasysh urgjencën për krijimin e institucioneve të reja, miratimin e buxhetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, është thënë në njoftimin e Presidencës.
Vendimi i presidentes vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.10 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.19 për qind të votave, apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 për qind, apo 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50 për qind, apo gjashtë ulëse.
Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, dhe një ulëse Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë./Dosja.al
vjosa osmani kuvendi i kosoves
Politike
10 Shkurt 2026, 11:08
I.A
Edison Memolla
DURRËS- Policia e Durrësit ka ekzekutuart sot vendimin për kryebashkiakun e Rrogozghinës Edison Memolla. Ditën...
Politike
10 Shkurt 2026, 11:00
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, postoi një mesazh disa orë përpara protestës kombëtare. Në ...
Politike
10 Shkurt 2026, 10:48
I.A
Marash Logu
TIRANË- Gjykata Kushtetuese po mban seancën për shqyrtimin e kërkesës së PD-së e cila kërkon shfuqizimi...
Politike
10 Shkurt 2026, 10:48
D.S
Matt Hawling
HOLLANDË- Gjatë seancës në Gjykatën Speciale në Hagë, prokurori Matt Hawling ka lëshuar një ...
Politike
10 Shkurt 2026, 09:33
I.A
TIRANË- Shqipëria ka pësuar rënie të ndjeshme në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizat&eum...
Politike
10 Shkurt 2026, 09:56
D.S
foto nga gjyqi
HOLLANDË- Prokurorët kanë paralajmëruar se sot do t’iu duhen diku rreth 2 orë për t’i shpalo...
Politike
10 Shkurt 2026, 10:14
I.A
Elvis Rroshi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Mësohe...
Politike
10 Shkurt 2026, 08:51
D.S
Ambasada Amerikane
TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri u ka bërë thirrje qytetarëve për të shmangur d...
Politike
10 Shkurt 2026, 08:42
D.S
Edi Rama dhe Antonio Costa
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për anga...
Politike
9 Shkurt 2026, 22:42
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar, pasi Prokuroria Speciale kërkoi 45 vite burg për is...