10 Shkurt 2026, 09:56
Nga D.S
foto nga gjyqi
HOLLANDË- Prokurorët kanë paralajmëruar se sot do t’iu duhen diku rreth 2 orë për t’i shpalosur përgjegjësitë penale të të akuzuarve dhe në fund, prokurorja e specializuar Kimberly West do të mbajë një fjalë përmbledhëse. Më pas fjalën do ta ketë mbrojtësi i viktimave.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë në sallën e gjyqit. Prokuroria e ka nisur fjalën e vet duke thënë se të akuzuarit kanë pasur rol të fortë kolektiv si anëtarë kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Në rolet që kishin, ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal, të koordinonin veprimet e tyre dhe mohuan veprat penale në mënyrë që t'i gënjenin ndërkombëtarët”.
Në fjalën e vet, Prokuroria pretendon se Hashim Thaçi ka qenë përkrahës i drejtpërdrejtë i qëllimit të përbashkët kriminal, dhe që kjo gjë mund të vërtetohet bazuar në mënyrën se si ai ka folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Lidhja Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në Kosovë, e themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova. Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit.
Prokurorët, më pas, u janë referuar disa deklaratave në Komunikatën 53 të UÇK-së, të 18 shtatorit 1998, në të cilën Shtabi i Përgjithshëm ka deklaruar se “vetëm në Sferkë, Prapaqan dhe Baran, ku dezertorët, ish-anëtarë të UDB-së, aktualisht institucionalistët sikurse Tahir Zemaj kanë influencë, armiku nuk gjeti rezistencë, pavarësisht se këto fshatra u dogjën, u përvëluan dhe u shkatërruan. Një ditë këta persona do të mbajnë përgjegjësi për dëmet që po u shkaktojnë popullit dhe mëmëdheut”. Sipas Prokurorisë, ky ishte mesazh i qartë për ata që pengonin kontrollin e UÇK-së.
“Të përshkruhen kontributet e Thaçit si neutrale, është absurde, sepse ka prova për të vërtetuar të kundërtën. Nuk është kontribut neutral të thuash këto fjalë nga një pozicion siç kishte Thaçi dhe nuk është kontribut neutral të marrësh në pyetje, të kërcënosh, të rrahësh persona në Qirez”. Hashim Thaçi përshkruhet si njëri prej themeluesve të UÇK-së, duke cituar disa deklarata të Azem Sylës./REL
eproret e uçk protesta e veteraneve te uçk-se hashim thaçi nën akuze kadi veseli arrestohet jakup krasniqi rexhep selimi ne hage
Politike
10 Shkurt 2026, 10:14
I.A
Elvis Rroshi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Mësohe...
Politike
10 Shkurt 2026, 08:51
D.S
Ambasada Amerikane
TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri u ka bërë thirrje qytetarëve për të shmangur d...
Politike
10 Shkurt 2026, 08:42
D.S
Edi Rama dhe Antonio Costa
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për anga...
Politike
9 Shkurt 2026, 22:42
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar, pasi Prokuroria Speciale kërkoi 45 vite burg për is...
Politike
9 Shkurt 2026, 22:28
E. D
Edison Memolla
RROGOZHINË- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është vetëdorëzuar në polici, pas vendi...
Politike
9 Shkurt 2026, 22:15
foto ilustuese
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët li...
Politike
9 Shkurt 2026, 21:52
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar, pasi Prokuroria Speciale kërkoi 45 vjet burg për kat&eum...
Politike
9 Shkurt 2026, 21:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda ...
Politike
9 Shkurt 2026, 21:09
E. D
GJIROKASTËR- Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër, përmes një deklarate publike, i bën thirrje qytetarëve të...
Politike
9 Shkurt 2026, 20:59
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, 4...