LIVE UPDATES
Politike

Osmani takohet me Kaja Kallas, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës: Janë të padrejta dhe po dëmtojnë qytetarët

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 - pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – dhe e kishte arsyetuar mbajtjen e tyre në fuqi duke thënë se Kosova nuk po bënte mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe. Kallas tha në maj në vizitën e saj të parë në Kosovë si shefe e diplomacisë së bllokut evropian se kishte filluar heqja graduale e masave.

25 Shtator 2025, 10:23 Nga I.A
Osmani takohet me Kaja Kallas, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës:
Kaja Kallas dhe Vjosa Osmani

SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të enjten se ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon. Osmani u takua me Kallasin në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, ku tha se i kërkoi asaj që BE-ja t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, tha Osmani.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 - pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – dhe e kishte arsyetuar mbajtjen e tyre në fuqi duke thënë se Kosova nuk po bënte mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe. Kallas tha në maj në vizitën e saj të parë në Kosovë si shefe e diplomacisë së bllokut evropian se kishte filluar heqja graduale e masave.

Ajo nuk kishte shpjeguar asokohe se çfarë masash mund të jenë hequr, por Radio Evropa e Lirë mësoi nga burime të saj në Bruksel masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Kosova ka synim të kamotshëm anëtarësimin në BE, por ajo vijon të mbetet vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Kërkesa e saj për anëtarësim, e bërë në dhjetor 2022, nuk është shqyrtuar ende. Ndërkohë, Osmani udhëtoi në Shtetet e Bashkuara këtë javë, ku zhvilloi takime edhe me zyrtarë të tjerë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Të mërkurën, ajo tha se pati bisedë “përmbajtësore” me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Takimi i saj me Rubion vjen pasi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje në fillim të këtij muaji. Uashingtoni njoftoi më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që tha se kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.

Osmani kishte shprehur “keqardhje dhe shqetësim të thellë” lidhur me vendimin e SHBA-së për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha më vonë se Qeveria në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me SHBA-në, por nguli këmbë se raportet mes dy vendeve nuk janë prishur./REL

vjosa osmani kaja kallas

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet